Në sulmet ajrore saudite u vranë 31 civil
Në sulmet ajrore të Arabisë Saudite në rajonin El Muhavijet në Jemen janë vrarë 31 civilë, duke përfshirë një numër fëmijësh dhe gra. Sulmi u krye 100 km larg kryeqytetit Sana. Në këtë sulm janë vra 31 civilë, në mesin e tyre 18 gra dhe fëmijë. Burimet lokale kanë lajmëruar për vrasjen e civilëve jemenas në sulmet ajrore të Arabisë Saudite edhe në rajonin Imran. Krahina jemenase Sade poashtu ishte caku i sulmeve ajrore saudite.
Arabia Saudite dje sikurse edhe ditë më pare ka qëlluar qendrat tregtare dhe civil jemenas në Sadi, tregjet, dhe është qëlluar edhe një kamion i ngarkuar me prodhime ushqimore. Arabia Saudite dhe aleatët e saj të Gjirit me përkrahjen e Perëndimit , nga fillimi i këtij viti, nën pretekstin e kthimit të qeverisë së ekzilit përsëri në pushtet, nisi invazionin ushtarak mbi Jemenin. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë me mijëra civilë jemenas, ndërsa me dhjetëra mijë janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre në kërkim të ndonjë vendi më të sigurt nga bombardimet e pandërprera ajrore saudite. Intensifikimi i sulmeve ajrore në rajone të ndryshme të Jemen, duke përfshirë edhe El Muhavijetin, ka shkaktuar reagimin nga sulmet e koalicionit të cilin e udhëheq Arabia Saudite në rajonin e Mearebit. Në këto sulme janë vrarë së paku 60 ushtar saudit, emiratas dhe bahrejnas. Ky sulm ishte më vdekjeprurës nga ana e ushtrisë jemenase kundër ushtarëve të huaj armiqësor të cilët luftojnë në Jemen. Koalicioni kundër Jemenit, e ka bllokuar këtë vend arab më të varfër në çdo aspekt. Situata humanitare është katastrofale, ndërsa grupet për furnizimin e ndihmës së pare ballafaqohen me problemet shtesë në sjelljen e ndihmës humanitare popullit të përvuajtur arab jemenas.
Burimi: irib.ir