Jemeni

Jemenasit protestojnë kundër ndalimit në Haxh nga Arabia Saudite

Mijëra jemenas protestojnë në kryeqytetin Sana'a, 11 shtator 2015.
Mijëra jemenas protestojnë në kryeqytetin Sana'a, 11 shtator 2015.

Mijëra jemenas kanë dalur në rrugë në kryeqytet, në Sana'a, për të protestuar kundër refuzimit të Arabisë Saudite për t’i lejuar ata për të kryer Haxhin.

Ditën e xhuma, protestuesit  shprehën zemërimin e tyre të thellë me vendimin e Rijadit për t’u mohuar mijëra haxhinjve nga Jemeni për të vizituar vendet e shenjta, Qaben dhe Xhaminë e Pejgamberit (a.s.) në Medine.  Ata thanë se Arabia Saudite ka shkelur në mënyrë të qartë përgjegjësinë e vet fetare lidhur me Haxhin.

Ministria për Çështje Bamirësie dhe Veprimtari Fetare e Jemenit thotë se autoritetet Saudite kanë ende kohë për të pranuar dokumentet e dërguara nga  ministria për mijëra jemenas që kërkojnë për të shkuar në Haxh në Arabinë Saudite këtë vit.

Demonstruesit thanë se vendimi nuk do t’i’ largojnë ata nga shkuarja në Haxh.

Protestuesit gjithashtu dënuan atë që e quajtën bombardime histerike të  njerëzve të pafajshëm në qytete dhe fshatra në të gjithë Jemenin, sidomos një në kohë  të fundit në Sana'a, ku dhjetëra njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë u vranë.

Konflikti në Jemen ka lënë rreth 4.500 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur që nga fundi i marsit, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara. Burimet lokale jemenase,  megjithatë, thonë se numri i të vrarëve është shumë më i madh.

Demonstruesit i bënë thirrje organizatave ndërkombëtare të reagojnë ndaj krimeve të kryera nga Arabia Saudite kundër popullit të Jemenit. 

Burimi: PRESS TV