15.000 haxhinj iranianë në Medine
Shefi i Organizatët së Haxhit të Iranit, Sejjid Uhadi tha se rreth 15.000 haxhinj iranianë kanë mbërritur në qytetin e shenjtë të Medinës deri tani.
Ai tha se ata udhëtuan për në qytetin e shenjtë me 52 aeroplanë nga qytete të ndryshme të Iranit.
Sejjid Uhadi gjithashtu vuri në dukje se grupi i parë i haxhinjve iranianë nga Medina për në qytetin e shenjtë të Mekës u nis të premten.
Ai tha se një total prej 222 fluturimeve do të bartin haxhinjt iranianë në Arabinë Saudite për haxh këtë vit.
Zyrtari vazhdoi duke thënë se Organizata e Haxhit do të bëjë çmos për t'i shërbyer haxhinjt iraniane gjatë Haxhit.
Rreth 65,000 iranianët do të shkojë në Haxh këtë vit.
Koha e Haxhit fillon nga 8 deri 12 të muajit hënor të Dhul-Hixhes, duke filluar më 2 shtator të këtij viti.
Aktivitetet e Haxhit përfshijnë tavafin rreth Qabes, vendit më të shenjtë Islam, shtatë herë, për të treguar unitetin mes besimtarëve në adhurimin e Allahut.
Haxhinjt gjithashtu ecin shtatë herë mes kodrave Safa dhe Merva.
Të gjithë muslimanët që kanë mundësi materiale janë të detyruar fetarisht për të kryer haxhin Haxhin të paktën një herë në jetën e tyre.
Mësimet e Haxhit synojnë të përkujtojnë muslimanët se ata nuk janë të bashkuar në bazë të ngjyrës apo racës, por në bazë të besimit në Allahun dhe Pejgamberin e Tij, Profetin Muhammed (a.s.)
Burimi: IQNA News