Sejjid Nasrallah: As kërcënimi, as makinat bomba nuk na ndajnë nga Hysejni jonë
Eminenca e Tij theksoi se as shpërthimi, as gjakderdhje, as makinat bomba nuk mund të na pengojnë nga pjesëmarrja në përkujtim të Ashures.
Në një mesazh shumë të qartë se asnjë kërcënim nuk mund të na parandalon nga përkujtimi i Ashures, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallahu me këto fjalë u paraqitë personalisht para turmave në natën e dhjetë të muajit Muharrem në kompleksin Sejjid Shuhada, i cili ndodhet në periferinë jugore të Bejrutit.
Eminenca e Tij theksoi se as shpërthimi, as gjakderdhje, as makinat bomba nuk mund të na pengojnë nga pjesëmarrja në përkujtim të Ashures. Udhëheqësi i rezistencës i sigurt tha se entiteti Cionist kërkon luftë në rajon, duke akuzuar disa vende arabe të cilat qëndrojnë pranë armikut izraelitë.
Duke folur në lidhje me një propozim marrëveshje në mes të Iranit dhe fuqive botërore lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike, Sejjid Nasrallah theksoi se marrëveshja e tillë do të bëjë pozicionin e aleancës më të fortë në mes të Hizbullahut me Teheranin dhe Damaskun.
Duke folur në lidhje me një marrëveshje të propozuar në mes të Iranit dhe fuqive botërore lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike , Sejjid Nasrallah theksoi se marrëveshja e tillë do të bëjë pozicionin e aleancës mes Hizbollahut me Teheranit dhe Damaskun më të fortë.
Duke iu drejtuar atyre që bëjnë llogari me ngjarjet që po ndodhin në Siri, në mënyrë që të formojnë një qeveri të re libaneze apo jo, eminenca e tij siguroi se ata nuk do të triumfojnë në Siri.
Sejjid Nasrallah trajtoi edhe çështjen e spiunazhit izraelit, duke thënë se rezistenca ka aq shumë gjëra për të bërë në këtë çështje, nëse shteti Libanez braktisë përgjegjësitë e veta.
Izraeli kërkon luftë
Sejjid Nasrallah tha se entiteti Cionist ishte i kënaqur që rajoni jonë dëshmon mosmarrëveshje, luftëra, por vuri në dukje se ai është i shqetësuar për të ardhmen.
Izraeli është i lumtur derisa luftërat dhe mosmarrëveshjet janë duke ndodhur në rajon, kështu ju drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah turmave, duke shtuar:
( Kryeministri i Izraelit Benjamin ) Netanjahu është bërë specialist për çështjet sunnite – shi’iti , përmes fjalimeve të tij.
Në të njëjtën kohë, Izraeli është i shqetësuar për të ardhmen ndërsa ai nxit luftë dhe nuk dëshiron paqe ose qetësi në rajon.
”Kur ngjarjet e 11 shtatorit 2001 ndodhën, Izraeli dhe Lobi Cionist investuan të gjitha aftësitë e tyre në mënyrë që të nxisin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të pushtuar rajonin. ”
Sejjid Nasrallah tha se entiteti Cionist nxiti luftën në Irak, dhe ai kishte ndikim vendimtar në këtë çështje, duke shtuar se ai, gjithashtu e përdoruri gjithë fuqinë e tij në mënyrë që të nisë një sulm ushtarak kundër Sirisë, por këtu ai dështoi.
Disa vende arabe do të qëndrojnë pranë Izraelit
Udhëheqësit të rezistencës i vjen keq që disa vende arabe janë duke qëndruar pranë Izraelit, ato vende refuzojnë zgjidhjen politike në Siri dhe një marrëveshje të propozuar në mes të Iranit dhe fuqive botërore mbi marrëveshjen bërthamore të Teheranit.
Ai vuri në dukje se këto vende kërkojnë luftë dhe shkatërrime në rajon, por i paralajmëroi se ata mund të dinë se kur do të shpërthejë një luftë, megjithatë ata nuk mund të dinë se kur do të përfundojë.
Shkëlqesia e Tij tha se njerëzit e rajonit duhet të dinë , kush kërkon luftë dhe shkatërrim dhe kush kërkon zgjidhje dhe kompromise.”
Sejjid Nasrallah vuri në dukje se disa nga udhëheqësit arabë ishin zënë ngushtë kur rezistenca ngadhnjeu në Liban .
Spiunazhi Izraelit
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallahu trajtoi edhe çështjen e spiunazhit izraelit, duke i bërë thirrje qeverisë libaneze për të marrë përsipër përgjegjësitë e veta në lidhje me këtë çështje.
Spiunazhi izraelit është një kërcënim i ri nga entiteti Cionist , tha Hirësia e Tij , duke theksuar se sektori i komunikimit në Liban është arritur me lehtësi nga armiku izraelit.
Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta për të mbrojtur vendin, në qoftë se qeveria dëshiron mund të shfrytëzojë nga aftësitë e rezistencës.”
Rezistenca mund të bëj shumë gjëra për t'u përballur me spiunazhin izraelit nëse qeveria nuk arrin të marrë përsipër përgjegjësitë e veta , tha Sejjid Nasrallahu.
Ia vlen këtu për të ritheksuar rëndësinë e rrjetit të komunikimit të rezistencës , vuri në dukje ai.
SHBA-të nuk mund të përcaktojnë të ardhmen e Libanit.
Duke iu përgjigjur Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, i cila ra dakord me Arabisë Suadite se Hizbullahu nuk mund të përcaktojë të ardhmen e Libanit, Sejjid Nasrallahu tha:
Le të thotë Kerry apo të tjerët, le të thonë se çdo gjë që ata duan. Këto vërejtje tregojnë se ata na njohin, na njohin aftësitë tona dhe fuqinë tonë .
Që nga viti 1982 , SHBA, Izraeli dhe disa vende arabe kanë dëshiruar për të shkatërruar këtë rajon. Megjithatë, rezistenca e përmbysi këtë skemë që ata kishin planifikuar..
Rezistenca Libaneze dhe populli e përmbysi skemën Amerikane –Izraelite, në luftën që u zhvilua në muajin korrik të vitit 2006 , tha, përveç tjerash, Eminenca e Tij.
Formimin e qeverisë së re
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallahu trajtoi çështjen libaneze lokale, ai foli rreth formimit të një qeverie të re.
Ai tha se askush nuk mund të anulojë Hizbullahun, duke shtuar se partia nuk dëshironi të bëjë kështu me palën tjetër.
Ekuacioni Libanez kërkon që ne të pranojmë bashkëpunim partneritetin dhe kontaktin me kampin tjetër.
Ai tha se kjo është shpikje për të formuar një qeveri të re , përmendet se formula faktike është 9-9-6 .
Disa palë janë duke parandaluar formimin e një qeverie të re në Liban , duke pritur për zhvillimet në Siri.
Në qoftë se dikush, diku është duke pritur për fitoren në Siri në
“mënyrë që të formojnë një qeveri në Liban, unë i them atij se ai nuk do të triumfojë atje.
Pozicioni i fortë
Duke folur në lidhje me një marrëveshje të propozuar bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, Sejjid Nasrallah paralajmëroi:
Nëse gjërat shkojnë kah lufta, kampi tjetër duhet të shqetësohet.
Në rast se marrëveshja iraniane bëhet, atëherë pozicioni i aleancës sonë do të jetë e fortë, tha Sejjid Nasrallahu.
Ne kurrë nuk braktisemi nga Irani dhe Siria, kampi tjetër ka qenë i braktisur shpesh nga aleatët e saj , shtoi Eminenca e Tij.
Kërcënimet nuk do të na pengojnë në përkujtimin e Ashures
Duke iu drejtuar turmës, udhëheqësi i rezistencës falënderoi të gjithë ata që e ruajtën, organizuan dhe morën pjesë në përkujtimin e Ashures.
Shkëlqesia e Tij, gjithashtu, falënderoi Ushtrinë Libaneze dhe forcat e sigurisë për përpjekjet e tyre, veçanërisht në këto ditë.
Nesër as kërcënimi, as shpërthimi, as gjakderdhje, as makinat bomba nuk do të na ndajnë nga Husejni jonë”, tha Sejjid Nasrallah, duke vënë në dukje se përkujtimi i këtij viti nuk paraqet ndonjë pengesë për askënd.
Burimi: Al Manar