Izrael

Izraeli ndërton mur mbrojtës në kufi me Jordaninë

Pas Egjiptit, Libanit dhe rrafshnaltën e okupuar të Golanit, Izraeli filloi të ndërtuari të murit mbrojtës edhe në kufi me Jordaninë. Izraelitët po ndërtojnë murin e ri mbrojtës në kufi me Jordaninë. Gjatë fazës së pare do të ndërtojnë 30 kilometra, nga qyteti Eliat në jug të vendit, gjer në luginën Timna, në të cilin qeveritarët izraelitë janë duke ndërtuar aeroportin e ri.
Muri i ri do të zëvendësojë atë të vjetrën, por edhe do të mbush zbrazëtirat në të cilën përpara nuk ka ekzistuar në vende të caktuara.
Zyrtarët izraelit theksojnë se këtë e bëjnë për të parandaluar përpjekjet eventuale të “terroristëve” dhe refugjatëve nga Siria dhe Iraku të hyjnë në Izrael. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë:” Nuk do të ndalemi. Do të  mbrojmë të gjitha kufijtë e Izraelit me mure mbrojtëse që të mundemi në tërësi të kontrollojmë situatën në tërë territorin e vendit tonë. Nuk do të lejojmë që në Izrael të hyjnë kontrabandistët, imigrantët dhe terroristët”. Izraeli thekson se për ndërtimin e murit të sigurisë e ka lajmëruar Jordaninë, dhe ka premtuar se në asnjë mënyrë nuk do të cenojë sovranitetin e saj dhe interesat nacionale. Por disa konsiderojnë se me këtë ndërtim  me vendin me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen paqësore Netanjahu planifikon të realizojë disa qëllime në planin e politikës së brendshme.
“Kryeministri tek populli po shkakton frikë se grupi i ISIS-it do të arrijë gjer në Izrael. Këtë e bën që të fitojë përkrahjen e tyre ashtu që masa sa më e madhe e popullatës ta pranojë atë si lider i pakontestueshëm. Por ndërtimi i këtij muri mbrojtës ka karakter psikologjik e jo të sigurisë. Netanjahu do që Izraelin ta shndërrojë në geto”, ka vlerësuar analisti politik Ronnie Shaked.
Izraeli paraprakisht ka ndërtuar mure mbrojtëse të ngjashme në kufi me Izraelin, Libanin, dhe rrafshnaltën e Golanit, por edhe murin mbrojtës i cili e ndan atë nga Bregu Perëndimor. Zyrtarët izraelit theksojnë se arsyet janë të natyrave të sigurisë së kufirit izraelit. Shumicën e kufirit izraelit e përbënë muret  mbrojtëse të sigurisë me tela gjembor. Në këtë mënyrë duan të mbrohen nga ngjarjet në shtetet arabe fqinje, por edhe të forcojnë kufijtë ekzistuese të Izraelit.

Burimi: Al Jazeera