Kosova

VV-ja e revoltuar nga padrejtësitë e Qeverisë Kosovare

Në kryeqytetin e Kosovës  me 11 shtator, në Prishtinë u ngritën  të revoltuar shumë një grup bukur i madh i protestuesve të revoltuar, kryesisht aktivist nga subjektit politik opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje.  Mos kënaqësitë  e opozitës së bashku me disa parti tjera politike, kanë filluar etapat e tyre të zhvillimit të protestave, shkallë pas shkalle, me një strategji të paralajmëruar nga vetë liderët politik.

E gjithë kjo tollovi ndodhi para Objektit të ish Rilindjes, pra Ministrisë së Punëve të Jashtme për të cilin Vetëvendosja kishte paralajmëruar, por aktivistët po e zhvillonin atë në një tjetër objekt qeveritar.

Edhe pse nuk arritën t’i ikin përballjes me policinë gjatë tentativës për të shpërthyer gomat e veturave zyrtare, sepse  aktivistët u zunë u rrahën e larguan me dhunë nga ana e policisë së Kosovës, ku më vonë erdhën për ndihmë edhe njësiti special, por mbi të gjitha protestuesit ishin këmbëngulës në kryerjen emisionit protestues.

Policia arrestoi të gjithë ata që arriti t’i kap  dhe raportoi se “Gjatë këtyre zhvillimeve janë shoqëruar për në stacion policor 15 persona, të cilët po intervistohen sipas proceduarve të parapara dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të kryhen në pajtim me ligjin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. 

Dëmet materiale ishin të vogla,  pra shpërthyerja e gomave të 55 veturave zyrtare që përdorën për punët e avancimit të “ zajednicë “ ndërsa protestuesit dhe revoltuesit   raportuan se  “Ne sot duam të defunksionalizojmë qarkullimin e veturave të qeverisë së Isa Mustafës sepse këtë qeveri, Mustafa po e përdor për ta jetësuar “Zajednicën”, me gjithë dëmet e rreziqet e saj për shtetin e Kosovës. Mustafa e ka vënë gjithë sistemin shtetëror në funksion të “Zajednicës”. Edhe policia e gjyqësia janë bërë jashtëzakonisht efektive kur vije puna t’i arrestojnë dhe dënojnë kundërshtarët e këtij projekti.