Programi nuklear izraelit është kërcënim për botën
Ish tekniku nuklear izraelit në centralin nuklear në Dimona të Izraelit ka deklaruar se programi nuklear i regjimit sionist është kërcënim serioz për tërë botën. Agjencia e lajmeve Tasnim duke u thirrur në gazetën Jerusalem Post, ish tekniku izraelit në centralin nuklear Dimona i quajtur Mordechai Vanunu, njeriu i cili i ka zbuluar mediave britanike projektin sekret nuklear izraelit në shkretëtirën Negev të Izraelit, i cili për këtë shkak është shpallur tradhtar më i madh në historinë e Izraelit dhe ka kaluar 18 vite në burg. Ai në intervistën për kanalin e dytë televiziv të regjimit sionist ka deklaruar se qëllimi i fotografimit të hapësirës së brendshme të centralit nuklear Dimona në Izrael, ishte informimi i popujve të Lindjes së Afërt, por edhe asaj të Izraelit.
Vanunu si teknik që ka punuar në centralin nuklear izraelit Dimona, ka dhënë shënimet sekrete për qendrën sekrete nukleare izraelite një javoreje britanike, me ç’rast ka fituar reputacionin e tradhtarit më të madh izraelit dhe ka rrezikuar sigurinë shtetërore në historinë e Izraelit. Pas kësaj ka ndier tërë brutalitetin dhe gjakftohtësinë e shërbimit sekret izraelit Mossad dhe pushtetit izraelit. Ekspertët e pavarur kanë vlerësuar në bazë të fotografive sekrete të Vanunusë, se Izraeli ka në dispozicion rreth 200 bomba atomike.
Mordechai Vanunu u lind në vitin 1954 në Marok, ndërsa në Izrael u shpërngul në fillim të viteve gjashtëdhjeta me prindërit dhe gjashtë vëllezër e motra. Janë vendosur në Beersheba, qytet në jug të Izraelit i cili ishte i banuar kryesisht me banor çifut. Në vitin 1976 Vanunu u punësua në Dimona si teknik. Reaktori atomik në Dimona është njëri nga vendet më sekrete në Izrael. Është i vendosur në shkretëtirë thellë nën tokë dhe larg syve të opinionit publik. Shumë pak izraelitë dinë se çfarë ndodh në të, e shumë pak njerëz kanë pas qasje në të.
Burimi: globalcir