Kulturë

Përfaqësuesi i Iranit në vendin e parë në Indonezi në Garat e Kur’anit

Dy përfaqësuesit e Iranit në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit…
Dy përfaqësuesit e Iranit në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit…

Përfaqësuesi i Iranit fitoi titullin më të lartë në mësimin përmendësh të tërë Kur'anit  në Garat e Treta Ndërkombëtare të Kur’anit në Indonezi.

Juria e Garave Ndërkombëtare Kur’anore  zgjodhën hafizin nga Irani,  Mahmud Noruzi si fitues e rangut të parë në këtë kategori për punën e tij të shkëlqyer.

Xhevad  Sulejmani  përfaqësues i Iranit në këndimin e Kur'anit të Shenjtë zuri vendin e tretë në këtë kategori.

Këndues të Kur'anit nga Indonezia dhe Filipinet zunë vendin e parë dhe të dytë në këtë kategori.

Garat Kur’anore Ndërkombëtare filluan në kryeqytetin e Indonezisë, në  Xhakarta të martën, më 1 shtator 2015.

Hafizë të Kur'anit dhe Këndues të Kur’anit nga 21 shtete, duke përfshirë Tajlandën, Iranin, Marokun, Singaporin, Arabinë Saudite, Algjerinë, Tunizinë,  Anglinë, SHBA, Franca, Jordania dhe Belgjika morën pjesë në këtë Ngjarje Kur'anore Ndërkombëtare.

Fituesit e dy kategorive të Garave Kur’anore Ndërkombëtare do të shpërblehen në një ceremoni pas namazit të xhumasë,  më 4 shtator 2015.

Burimi: IQNA News