Bashkësia Ndërkombëtare Duhet të Bashkëpunojë Ngushtë Kundër ISIS-it (DAISh-it)
Lajmet Cumhuriyet (Republika): “E përditshmja turke Cumhuriyet (Republika) bën të ditur se ministri i jashtëm iranian Muhammed Xhevad Zarifi, në një artikull të shkruar eksluzivisht për këtë të fundit shprehu: “ISIS-i (DAISh-i) nuk është një grup islam”.
“Dr. Muhammed Xhevad Zarifi citoi: “Kjo organizatë e quajtur ISIS (DAISh) nuk ka asgjë të përbashkët as nga afër dhe as nga larg nga këndvështrimi i pranisë dhe synimeve të saj as me Kur’anin Famëlartë dhe as me Sunnetin e të dërguarit Muhammedi (s.a.u.s.). Lërmëni t’iu shpjegoj se ISIS-i (DAISh-i) me synimin e shtimit të radhëve të saj dhe mbledhjes së të ardhurave të tij, po keqpërdor dhe po shfrytëzon fenë islame. Por feja islame është feja e faljes, mëshirës, mendimit, durimit dhe paqes”.
“Të tërë besimtarët muslimanë në mbarë botën, e nisin ditën e tyre duke thënë fjalinë hyjnore “Bismi’l-lahi’r-Rahmani’r-Rahimi” (Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit) si dhe duke e përsëritur shumë herë në lutjet dhe ritet e tyre ditore, duke lartësuar emrat dhe cilësitë e bukura të Krijuesit të Madh, duke përmendur cilësitë dhe virtytet morale, të cilat Allahu (xh.sh.) i ka caktuar si burime orientimi për arritjen e lumturisë në jetën e kësaj bote dhe shpëtimit në jetën e botës tjetër”.
Organizata TerroristeeISIS-it (DAISh-it) Është e Huaj Për Fenë Islame
“Krimet dhe masakrat makabre të kryera nga elementët terroristë të ISIS-it (DAISh-it)kundër pakicave etnike dhe fetare në shtetet irakiane dhe siriane, kanë nëpërkëmbur dhe poshtëruar ajetin 256 të Sures Bekare, ku thuhet: “Nuk ka dhunë në fe!” Për më tepër Kur’ani Famëlartë thekson edhe çështjen e rëndësisë së jetës së njeriut në ajetin 32 të Sures Maide, ku thuhet: “Për këtë krim Ne u shpallëm (ligjin) bijve izraelit se, kush vret një njeri (pa të drejtë) pa vrarë ai njënjeri tjetër dhe pa bërë trazira në tokë, atëherë (krimi i tij) është i barabartë me vrasjen e të tërë njerëzimit. Ndërsa kush shpëton një njeri, është i barabartë me shpëtimin e të tërë njerëzimit. Bijve izraelitë u erdhën të dërguarit tanë me argumentë, por dhe pas këtij (ligji) shumica e tyre e kalojnë cakun (duke vrarë njerëz pa të drejtë) dhe duke bërë trazira në tokë”.
“Kjo është arsyeja kryesore se, përse shumica e muslimanëve i cilësojnë si të neveritura,veprimet e terroristëve tëISIS-it (DAISh-it) në kundërshtim të plotë, me vlerat morale të fesë islame. Shumica e muslimanëve i cilësojnëkëta veprime kundërshtuese, me sjelljet e bukura të miliarda muslimanëve gjatë tërë historisë islame”.
“Besimtarët muslimanë dhe besimtarët e besimeve të tjera fetare, kanë bashkëjetuar sëbashku në paqe me qindra vite gjatë tërë historisë njerëzore. Që nga ardhja e fesë islame madje edhe përpara kësaj epoke, prania dhe moscënimi i tyrbeve (varreve) të cilat u përkasin besimeve dhe doktrinave të tjera, nga ana e besimtarëve muslimanë,është një shenjë e qartë se popujt e shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme, kanë bashkëjetuar së bashku me qindra vite në paqe dhe harmonime njëri-tjetrin”.
“Rrënimi i këtyre vlerave shumë të rëndësishme historike, nga elementët terroristë të ISIS-it (DAISh-it) është një shenjë e qartë se sa e huaj është kjo organizatë, për fenë islame dhe për kohërat e arta të botës muslimane”.
“Lërmëni t’iu rikujtoj se feja islame, ashtu siç është nënvizuar shumë herë në Kur’anin Famëlartë dhe në Sunnetin e të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) është feja e faljes, mëshirës, mendimit, durimit dhe paqes”.
“Këta elementë terroristë, duke përdorur transmetime të ndryshuara dhe të shkatërruara, synojnë përshtatjen e parimeve thelbësore të fesë islame, në dobi të interesave dhe synimeve te tyre”.
Organizata Terroriste e ISIS-it (DAISh-it) Nuk Është e Drejtë
“Duke patur parasysh këta fakte, më e pakta që mund të themi është se, tërësia e orvatjeve dhe veprimeve të ekstremizmit dhe të dhunës dhe kryerja e këtyre të fundit nën petkun e fesë islame, nuk është e drejtë aspak. Ne duhet të kemi parasysh edhe një çështje tjetër se në ditët e sotme, shumica e njerëzve të cilët dënojnë fenë islame dhe organizatat terroriste dhe ekstremiste janë të njëjtët njerëz, që mbështetën dhe përgatitën terrenin e duhur, për pushtimin amerikan të shtetit irakian në vitin 2003”.
Organizata Terroriste e ISIS-it (DAISh-it) Është Një Organizatë Shkatërruese
“Këta njerëz në njërën anë, orvaten që të mbulojnë dhe të fshehin gjurmët dhe rolet e tyre në krijimin e organizatave terroriste dhe ekstremiste, ndërsa në anën tjetër orvaten që të akuzojnë dhe të fajësojnë fenë islame për gjendjen e mjeruar dhe të vuajtur të krijuar nga vetë ata, në pushtimin dhe shkatërrimin jo vetëm të shtetit irakian, por dhe të shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme dhe më gjërë”.
“Në përgjithësi tërësia e organizatave terroriste të çdo lloj besimi fetar, kur arrijnë nëkulmin e fuqisë së tyre shndërrohen në njëfuqi shkatërruese. As organizata terroriste e ISIS-it (DAISH-it) nuk përjashtohet nga ky rregull. Si rrjedhojmë, mund të themi me bindje të plotë se, që nga çasti i krijimit të kësaj organizate terroriste, kjo e fundit ka ushtruar diktaturë, dhunë, gjymtime, përdhunime, shtypje dhe ka kryer vrasje dhe krime makabre. Udhëheqësit e pashpirt tëkësaj organizate, deri më tani kanë mbledhur luftëtarë nga të katër anët e botës, duke përdorur metodat e tyre personale dhe pasi u kanë shpëlarë trurin, i kanë deyruar që të kryejnë çdo lloj vrasjeje dhe krimi makabër në dobi të tyre. Ndërsa në ditët tona këta terroristë po ushtrojnëçdo lloj dhunedhe terroritë paparë duke frikësuar banorët, të cilët jetojnë në zonat e pushtuara nga kta terroristë”.
“Vitin e shkuar në një mbledhje ndërkombëtare, u diskutuan shkaqet të cilat çuan në rritjen e organizatës terroriste të ISIS-it (DAISh-it)pushtimin dhe kontrollimin e kësaj të fundit, të një pjese të trojeve irakiane dhe siriane. Mes këtyre sukseseve të arritura nga ISIS-i (DAISh-i) u radhitën dobësia e qeverive qendrore irakiane dhe siriane dhe të disa shteteve fqinjë në parandalimin e saj, finacimi i disa njerëzve të pasur tekfiristë nga shtetet e gjirit, në ndihma ekonomike dhe ushtarake ndaj ISIS-it (DAISh-it) mungesa e kontrollit të rreptë të pikave kufitare, ose hapja e qëllimshme e këtyre të fundit, në ardhjen e luftëtarëve të cilët i bashkangjiteshin radhëve të kësaj organizate, sulmi dhe grabitja e tërë depove ushtarake të shteteve irakiane dhe siriane, përvoja e gjatë ushtarake e komandantëve të ish diktatorit irakian Saddam Husejn,e fituar gjatë dyluftimeve të ashpra kundra trupat amerikane dhe kontrabanda e jashtëligjshme e shitjes së naftës dhe armëve”.
“Tërësia e faktorëve të sipërcituar, ndonëse ka mundësuar fuqizimin e mëtejshëm të ISIS-it (DAISh-it) ka edhe një faktor tjetër, i cili tejkalon pushtimin e trojeve nga ky fundit, i cili është struktura organizative e ISIS-it (DAISh-it)”.
Organizata Terroriste e ISIS-it (DAISh-it) Kryen Sulme Në Dobi Të Interesave Të Saj
“Ky faktor ka nxitur ish anëtarët e partisë socialiste irakiane Be’ath (Ringjallja) së bashku me komandanët e ish diktatorit Saddam Husejn, në luajtjen e një roli të rëndësishëm në themelimin, mbështetjen dhe drejtimin e grupeve terroriste në shtetet irakiane dhe siriane”.
“Bashkangjitja e komandantëve të ish diktatorit Saddam Husejn në radhët e ISIS-it (DAISh-it) bëri të mundur, arritjen e disa sukseseve kyçe në disa dyluftime dhe shndërrimin e kësaj organizate, nga një organizatë e cila kryente sulme vetëvrasëse vendore në një organizatë terroriste botërore, e cila pushtoi disa rajone të rëndësishme në shtetet irakiane dhe siriane”.
“Ish anëtarët e partisë socialiste irakiane Be’ath (Ringjallja) së bashku me komandantët e ish diktatorit irakian Saddam Husejnit, nuk sollën vetëm përvojat e tyre ushtarake brenda ISIS-it (DAISh-it) por ndoshta sollën edhe kontrabandën e jashtëligjshme të shitjes së naftës, armëve dhe rrjetin e trafikimit të qënieve njerëzore, të përdorur në vitin 1990 me synimin e çarjes së embargos së vënë, nga Kombet e Bashkuara nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, gjatë Luftën e Parë të Gjirit Pers”.
“Ish anëtarët e Partisë Socialiste Be’ath (Ringjallja) në njërën anë, ndihmojnë ushtarakisht ISIS-in (DAISh-in) ndërsa në anën tjetër, shpresojnë të rivendosin në pushtet, ish regjimin be’athist në shtetin irakian. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, në epokën e diktatorit Saddam Husejn, një grup i vogël mafioz drejtonte shumicën etnike dhe fetare që përbëhej nga shiitët dhe kurdët, grupet e tjera etnike dhe fetare madje edhe shumicën e sunnitëve irakianë”.
“Kjo është arsyeja kryesore se, përse ne nuk duhet të habitemi për krimet makabre, të kryera nga elementët terroristë tekfiristë të ISIS-it (DAISh-it) na rikujtojnë krimet makabre të regjimit be’athist, të ish diktatorit Saddam Husejn. Nëse do të kemi parasysh baraspeshat e fuqive të mëdha dhe strukturën organizative të ISIS-it (DAISh-it) pohojmë me bindje të plotë se, kjo e fundit pasi t’i shfrytëzojë në dobi të interesave të saj për një kohë të shkurtër, do t’i asgjësojë të tërë ish komandantët e ish diktatorit Saddam Husejn”.
Strategjia e Frikshme eOrganizatës Terroriste Të ISIS-it (DAISh-it)
“Sipas mendimit të përhapur në shkallë botërore se, ISIS-i (DAISh-i) është një organizatë kriminale terroriste dhe shpërbërja e kësaj organizate do të arrihet vetëm duke çuar bashkëpunëtorët e saj përpara drejtësisë dhe ligjit”.
“Duke u mbështetur në këtë mendim të bashkësisë ndërkombëtare, arrijmë në përfundimin se është në të mirën e përbashkët të kësaj bashkësie, shpërbërja e ISIS-it (DAISh-it) e cila përhap dhe nxit urrejtjen dhe ndarjen doktrinore, sektare, pra fetare dhe etnike, ashtu siç ka shpërbërë edhe organizata të tjera kriminale më parë”.
“Ndonëse ky mendim i përhapur mund tëcilësohet i mirë deri diku, shprehim se nuk është hedhur ende hapi i parë i duhur në mënyrë të efektshme dhe se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë”.
Ekstremizmi Nuk Duhet Të Shndërrohet Në Një Arsyetim Për Të Sulmuar Armiqtë
“Në ditët e sotme bashkësia ndërkombëtare, vuan shqetësimin e mungesës së një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të duhur, në luftën kundër mbështetësve të terrorit. Unë personalisht u këshilloj bashkësisë ndërkombëtare, hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse, e cila duhet të përmbajë këta elementë:
1. “Kjo strategji duhet të jetë serioze dhe në shkallë botërore, fuqia e së cilës duhet të burojë nga ligji, duhet të jetë asnjanëse dhe gjithëpërfshirëse dhe duhet të jetë larg alternativave të mbështetura, në modelet e lojërave të vjetra për pushtet”.
“Në këtë shkallë të tërë aktorët dhe faktorët duhet të përqendrohen në çrrënjosjen thelbësore dhe në shpërbërjen e ekstremizmit, pastaj duhet të bashkëpunojnë pa u ndikuar nga mosmarrëveshjet politike. Në të njëjtën kohë kjo strategji duhet të parandalojë keqpërdorimin ose shfytëzimin e ekstremizmit nga ana e aktorëve dhe faktorëve, duhet të parandalojë sjelljen përzgjedhëse kundër elementëve terroristë ekstremistë, duhet të parandalojë zbatimin e standarteve dyfishe kundër ekstremizmit duke përgatitur terrenin e duhur drejt çuarjes së çështjes drejt ndyshimit të paradigmës”.
“Ekstremizmi nuk duhet të shndërrohet në një arsyetim ose etiketim, për të sulmuar armiqtë. Por më e rrezikshme dhe e rëndësishme se kjo dukuri, është kufizimi i esktremizmit në mënyrë të përhershme brenda kufijve të një shteti ose tënjë rajoni. Kjo është arsyeja kryesore se, përse ne shtetet e botës, duhet të bashkohemi nënjë koalicion ndërkombëtar,përluftimin dhe shpërbërjen e organizatave terroriste në shkallë globale siç është ISIS-i (DAISh-i) dhe organizatave te të tjera të ngjashme”.
Kultura dhe Ideologjia e Organizatës Terroriste të ISIS-it (DAISh-it)
2. “Kjo strategji duhet të hartohet, duke u mbështetur në normat dhe ligjet ndërkombëtare në përgjithësi dhe në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara në veçanti, duke mënjanuar kështu përdorimin e forcës ose kërcënimit ndaj shteteve të tjera”.
“Kjo strategji gjithashtu duhet të hartohet, në atë mënyrë që të mos i lërë vend fuqizimit të rrënjëve të asnjë kërcënimi”.
3. “Kjo strategji duhet të përpilojë fushën e duhur kulturore dhe ideologjike në luftën kundër ekstremizmit. Një strategji e sukseshmenënkupton, mledhjen e udhëheqësve fetarë dhe shoqërorë, masmedias, universiteteve, rrjeteve shoqërore dhe insitucioneve të ngjashme me këto me synimin e kundërshtimit të tërësisë së komentimeve të gabuar të parimeve fetare, të cilat përbsanë dhunë dhe terror. Një strategji e suksesshme nënkupton, zbulimin në mënyrë të publike të komentimeve të gabuara të filozofive të meta, të cilat përmbajnë armiqësi dhe urrejtje”.
“Udhëheqësit fetarë, duhet të zënë radhët e para në masmedian botërore, me synimin e zbulimit të idealëve të kota dhe të rrema të elementëve terroristë dhe duhet të kundërshtojnë në mënyrë të prerë, sulmet ndaj pakicave etnike dhe fetare si dhe ndaj ndasive të tjera doktrinore islame”.
“Shkëlqësia e tij z. Ajetullah Hamanei,u ka bërë një thirrje të rëndësishme drejtuar rinisë europiane dhe amerikane, e cila është shumë e vyer në këndvështrimin intelektual, kulturor, fetar dhe shkencor”.
Kjo Strategji Nuk Duhet Të Përmbajë Zbatime Diskriminuese
4. “Kjo strategji duhet të ketëparasysh faktorët, që nxisin në rritjen dhe zhvillimin e ekstremizmit si vijojnë diktatura, varfëria, vjedhja, fanatizmi dhe diskriminimi. Të tërë ne jemi dëshmitarë të lënies pas dore, të rinisë europiane dhe amerikane në fushën ekonomike, kulturore, politike dhe shoqërore. Pasojat e kësaj dukurie i vërejmë edhe tek emigrantët, të cilët jetojnë në shtetet perëndimore”.
“Ndonëse populli palestinez, gjendet në kushte të ashpra dhe të rënda nën pushtimin cionist çifut, organizata terroriste e ISIS-it (DAISh-it) në vend që të ndihmojë popullin palestinez, vijon të mbledhë luftëtarë nga katër anët e botës. Themi se kjo është një nga arsyet kryesore, të shpërbërjes së ISIS-it (DAISh-it)”.
5. “Kjo strategji duhet të mënjanojë njëjësimin e mbarë muslimanëve me elementët ekstremistë, siç është organizata terroriste e ISIS-it (DAISh-it) sepse në këtë mënyrë i ndihmon kësaj të fundit. Kjo është arsyeja se përse kjo strategji duhet të mënjanojë përmbajtjen e elementëve islamofobë”.
“Nëse ne theksojmë se duhet të dënojmë racizmin dhe antisemitizmin si krime dhe nëse me të vërtetë luftojmë fort në zbatimin e këtyre projekteve tona kundër këtyre dy dukurive, atëherë ne të njëjtën kohë duhet të dënojmë edhe islamofobinë si krim, pra të tërë ata të cilët nëpërkëmbin dhe poshtërojnë vlerat e shenjta të fesë islame dhe të muslimanëve”.
“Të tërë ne duhet të punojmë fort, që të mos lejojmë islamofobinë që të perceptohetsi një lloj ekstremizmi, e cila çon njerëzit drejt dhunës dhe shtypjes. Kështu pra ne do të mund të dënojmë dhe të ndëshkojmë çdo lloj esktremizmi etnik ose fetar”.
6. “Kjo strategji duhet të nxisë përfshirjen dhe pjesëmarrjen, e të tërë aktorëve dhe faktorëve të shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme, duke përdorur të tëra mjetet dhe mënyrat e ndryshme financiare dhe ushtarake, kundër luftimit të elementëve ekstremistë me synimin, e parandalimit tëpërhapjes së terrorit, në shtetet e rajonit dhe më gjërë”.
“Duke u nisur nga këta fakte, pohojmë se synimi i parandalimit të përhapjes së rrënjëve të së keqes esktremiste, duhet të kalojë në etapat jetike si vijojnë, ndërprerjae menjëhershme e ndihmësekonomike materiale dhe mbështetja e ideologjisë eskremiste morale, e cila kryhet nga sektorët privatë në përgjithësi dhe nga disa njerëz në veçanti, shtimi i masava të rrepta të sigurisë nëpikat kufitare, me synimin e parandalimi të kalimit lehtësisht në pikat kufitare, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve të shteteve të rajonit, me synimin e shpërbërjes së rrjeteveqë ndihmojnë me armë dhe pajisje, ndarja e të dhënave të shërbimeve të fshehtatë shteteve të rajonit, si dhe marrja e masave kokrete dhe serioze”.
“Sipas kësaj kornize shtetet perëndimore dhe bashkësia ndërkombëtare (nëse me të vërtetë duan shpërbërjen e ISIS-it (DAISh-it) dhe organizatave të tjera terroriste ekstremiste të ngjashme, duhet t’u japin ndihma ushtarake dhe mbështetje politike shteteteve të rajonit në luftën e tyre kundër terrorit”.
Ne Të Tërë Duhet Të Bashkojmë Forcat Kundër ISIS-it (DAISh-it)
7. “Kjo strategji duhet t’u japë ndihma ushtarake dhe mbështetje politike shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme, të cilat janë të përfshira drejtpërdrejtë në dyluftime të ashpra kundër elementëve ekstremistë, me synimin e ruajtjes së bashkimit të këtyre trojeve”.
“Kjo zgjidhje duhet të synojë, moscënimin e marrëdhënieve mes doktrinave, sekteve dhe etnive të ndryshme, të cilat janë të larguara nga fuqia e qeverisë qendrore”.
“Citojmë se ndonjë veprim, i cili do të synojë dobësimin e posteve qeveritare, ose ndonjë mbështetje e cila do të çonte në mbështetjen e organizatave ektremiste, do të çonte në dështimin e plotë të luftës kundër organizatave terroriste siç është ISIS-i (DAISh-i)”.
8. “Kjo strategji duhet të përqendrohet, në synimin e luftës kundër organizatës terroriste të ISIS-it (DAISh-it) dhe organizatave të ngjashme me të dhe duhet të mënjanojë veprimet, të cilat do të mundësonin dobësimin e frontit të bashkuar në shtetet e rajonit, i cili lufton kundër organizatave ektremiste të sipërcituara. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, lufta e nisur padrejtësisht në shtetin jemenas, nga Amerika Saudite, ka sjellur dhe ardhjen e shumë organizatave terroriste të mbështetura nga kjo e fundit si El-Kaide (Rregulli) Nusra (Ndihma) dhe të ngjashme me këto”.
“Në vend që të bombardojmë qytetet, fshatrat, aeroportet dhe vendbanimet tona, ne duhet të bashkojmë forcat kundër organizatës terroriste të ISIS-it (DAISh-it)”.
“Zhvillimi i negociatave me shtetet dhe me grupet që luftojnë organizatën terroriste të ISIS-it (DAISh-it) do të krijonte kushte të duhura, në bashkërendimin e veprimeve kundër kësaj të fundit”.
“Gjithashtu duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmenddhëm në bashkëpunimin dhe në mbështetjen tonë me grupet, të cilët kanë vërtetuar vendosmërinë e tyre, kundër luftimit të organizatës terroriste të ISIS-it (DAISh-it) duke i ndihmuar këta grupe që së bashku të shfarosim rrënjët e së keqes ekstremiste”.
Thirrja Për Bashkëbisedim Me Shtetet e Fuqishme Perëndimore
“I tërë populli iranian, pa patur parasysh bindjet e tij fetare dhe moshën, veçanërisht rinia iraniane duke nisur që nga organizata terroriste e El-Kaides (Rregulli) nën udhëheqjen e terroristit Zeuahiri, duke vijuar në shtetet e Gadishullit Arab si shtetet libaneze, siriane, irakiane, jemenase dhe bahrejnase i kanë kundërshtuar dhe i ka luftuar gjithmonë këto organizata terroriste”.
“Rinia iraniane ka luajtur një rol kyç, në fuqizimin e qeverisë afgane, e cila ndodhej në trysninë e politikave ekstremiste të talebanëve të El-Kaides, në fillim të viteve 1990 duke e normalizuar këtë qeveri dhe ne si popull iranian jemi krenarë për këtë”.
“Republika Islame Iraniane ka qenë dhe është e vendosur në zgjatjen e dorës së ndihmës, qeverisë irakiane dhe çdo qeverie tjetër, që synon luftimin e kërcënimit të ISIS-it (DAISh-it)”.
“Në muajt qershor dhe korrik të vitit 2014, ISIS-i (DAISh-i) kreu sulmet e saj të para terroriste. Kur shtetet dhe kombet arabe ende ishin të tronditur nga kryerja e këtyre sulmeve, Republika Islame Iraniane me synimin e luftimit të ISIS-it (DAISh-it) dërgoi këshilltarë dhe skuadra ushtarake, në qytetet irakiane të Bagdadit, Erbilit dhe të Amerlisë, në të cilat arriti që t’i zbrapsë terroristët e ISIS-it (DAISh-it)”.
“Gjithashtu në muajin e shkuar, Republika Islame Iranianeduke udhënë stërvitje dhe këshillim ushtarak trupave irakiane, këta të fundit arritën që t’i zbrapsin terroristët e ISIS-it (DAISh-it) të cilët kishin pushtuar disa troje irakiane perëndimore”.
“Republika Islame Iraniane ka ndihmuar dhe vijon të ndihmojë me një vendosmëri të prerë shtetin irakian, në fusha të ndryshme si në atë ekonomike, politike, intelektuale dhe ushtarake”.
“Me synimin e ndalimit të luftrave të përgjakshme që nisën në vitin 2011, në shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme, Republika Islame Iraniane u bëri thirrje shteteve të fuqishme perëndimore, për të zhvilluar një mbledhje të quajtur: “Bashkëbisedimi Mes Qytetërimeve” e cila pasoi me pranimin e kësaj të fundit, në Këshillin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”.
“Presidenti iranian Hasan Ruhani, kishte paralajmëruar hapur dhe qartë në këtë Këshill të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, mbi kërcënimin e ri ekstremist, duke theksuar se të tërë ne duhet të orvatemi që të krijojmë një botë larg dhunës dhe ekstremizmit, shumë kohë më parë se sa te shfaqeshin organizatat terroriste, të cilat pasuan me sukseset e tyre në fushën ushtarake”.
“Paralajmërimi i presidentiti iranian Hasan Ruhani, u pranua në Këshillin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 dhe ky i fundit përpiloi një strategji të qartë, mbi luftën kundër dhunës dhe esktremizmit. Nëse kjo strategji do të zbatohet me përpikmëri dhe me vendosmëri, atëherë pohojmë se mund të arrihet bashkërendimi i veprimeve të shteteve te rajonit, mbi luftën kundër dhunës dhe esktremizmit”.
“Republika Islame Iraniane, falë përvojave të saj të sukseshme, në ndalimin e përhapjes së virusit dhe të ekstremizmit, është e gatshme që t’u ndihmojë me të tëra mëyrat edhe mjetet e duhura, shteteve të cilët duan të luftojnë dhe t’i shfarosin rrënjët e këqija të esktremizmit në shkallë globale”.
“Tani dua ta mbyll artikullin tim, duke iu rikujtuar edhe njëherë shteteve të fuqishme përëndimore, se duhet të bashkojmë forcat dhe duhet të bashkëpunojmë me njëri tjetrin, për të luftuar, mposhtur dhe shfarosur njëherë e përgjithmonë, organizatat terroriste ekstremiste si ISIS-i (DAISh-i), El-Kaide (Rregulli) Nusra (Ndihma) dhe të ngjashme me këto, sepse po kërcënojnë ndjeshëm sigurinë dhe paqen botërore, prandaj duhet të marrim masat e duhura për ndalimin e kësaj çmendurie barbare”.
Burimi: Cumhuriyet Gazetesi