İran

Një Ushtri Pushtuese Nuk Mund Të Sjellë Demokracinë

Lajmet Cumhuriyet (Republika): “E përditshmja turke Cumhuriyet (Republika) bën të ditur se ministri i jashtëm iranian Muhammed Xhevad Zarifi, vizita e të cilit pritej të ndodhte në ditën e sotme, në kryeqytetin turk Ankara por që u shty shprehu: “Burimi i të tërë problemeve tona, është Projekti i Madh i Lindjes së Mesme”.

“Në ditët e sotme, ekstremizmi i mbështetur në dhunën, nuk po kërcënon vetëm shtetet e rajonit të Lindjessë Mesme, por po kërcënon mbarë shtetet e botës, duke mos njohur kufi. Ky esktremizëm i mbushur përplot me rreziqe, ndoshta është shndërruar në problemin më të madh të epokës sonë”.

“Deri në ditët tona, hija e frikshme e këtij kërcënimi të madh, i cili ka shkaktuar rrënime kolosale në shtetet irakiane dhe siriane, ka hedhur rrënjë në të katër anët e rajonit. Përhapja e ekstremizmit dhe mbrojtja e tij në shkallë globale, nuk po kërcënon vetëm shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme, por po shndërrohet në një nxitës të shumë dukurive negative, të cilat po bëhen shkas për rrënimin e sigurisë së shumë shteteve në arenën ndërkombëtare gjeopolitike”.

“Në ditët tona krimet makabre etnike dhe fetare, të kryera nga ushtrimi i dhunës sëkëtyre elementëve terroristë tekfiristë, në shtetet irakiane dhe siriane ka tronditur thellë opinion mbarëbotëror, duke na bërë të qartë se në ç’shkallë globale është rritur kërcënimi i këtyre elementëve. Tani dua të pasqyroj rritjen e rasteve të dhunës dhe sulmeve terroriste, të kryera të këtyre elementëve terroristëtekfiristë, duke përmendur vetëm disa raste me të vërtetë tronditëse, të cilat kanë ndodhur nëkorrik. Pra vetëm në muajin e shkuar,kryerja e sulmeve terroriste tëelementëve terroristë tekfiristë, të lidhur me organizatën terroriste El-Kaide (Al-Kaeda)në shtetet europiane, kryerja e sulmit terrorist të grupit terrorist nigerian “Boko Haram” të quajtur “Masakra Baga 2015”, kryerja e sulmit terrorist të militantëve islamikë,nëMuzeun Kombëtar Tunizian, kryerja e sulmeve vetëvrasëse të xhihadistëve islamikë të El-Kaides (Al-Kaedas) kundër civilëve te pafajshëm në rajonin afgan të Xhelalabadit, vrasja e 21 të krishterëve kibti egjiptianë, duke i prerë kokat në shtetin libian, masakrimi i 147 studentëve universitarë kenianë, në mënyrë të pamëshirshme dhe raste të tjera rrënqethëse dhe të tmerrshme si këto”.

Shenjat Paralajmëruese Të Kësaj Katastrofe

“Pas epokës së pushtimit sovietik të shtetit afgan, doli në shesh organizata terroriste e el-Kaides (Al-Kaedas) e cila tërhoqi vëmendjen e shtypit dhe masmedias në shkallë botërore. Ndërsa pas epokës së pushtimit amerikan të shtetit irakian,dolën në shesh grupet e lidhura me këtë organizatë, por këtë herë duke fituar një përmasë të re ushtarake të quajtur ISIS (DAISH)”.

“Masakrat, përdhunimet, detyrimi i njerëzve për ndërrimin e fesë, torturat e kryera etnike dhe fetare, robërimi dhe skllavërimi i njerëzve dhe maskra të rënda,të ngjashme me këto tregojnë krimet e pacipa dhe të paturpshme të ISIS-it (DAISH-it).Shfaqja dhe bërja e njohur publikisht e këtyre pamjeve tmerruese, në rrjetet shoqërore dhe në masmedian e gjërë, janë shenja të qarta, se në ç’shkallë globale është rritur kërcënimi i këtyre elementëve terroristë tekfiristë. Njëra nga shenjat e kësaj katastrofe është se industrialistët perëndimorë, duke u orvatur që të sjellin “demokracinë” më anë të ISIS-it,mblodhën luftëtarë xhihadistë nga 90 shtete të botës, duke vërtetuarshumë dukuri negative në këndvështrimin strukuror dhe shoqëror. Prirjet tekfiriste e kanë nxitur këtë organizatë terroriste, në përdorimin e rritjes së ndikimit të saj në shoqëri, duke përdorur sulmet dhe dhunën e kësaj të fundit dhe duke e shfaqur si të drejtë, madje këta elementë terroristë tekfiristë, janë ndjerë dhe ndihen krenarë për vrasjet dhe masakrimet e njerëzve të pafajshëm”.

Këta Elementë Terroristë Tekfiristë Zhdukën Historinë

“Këta krime makabre, kanë tejkaluar objektivat politikë të kësaj organizate terroriste, duke u renditur në krye të listës së organizatave të tjera terroriste tekfiriste”.

“Gjatë konkurrencës së fuqishmemes dy grupeve terroriste tekfiriste të ISIS-it (Daishit) dhe Nusrës, elementët terroristë të këtyre dy organizatave, shpesh herëkanëprerëkokat e njëri-tjetrit, dukuri kjo qëtregon se janë të prirur për të kryer vrasje dhe masakra të egra. Duke e ilustruar me një shembull këtë dukuri, pohoj se në muajin mars të vitit 2014, gjatë një përleshje të këtyre organizatave terroriste në trojet siriane veriore, më shumë se një mijë njerëz humbën jetën”.

“Këta elementë terroristë tekfiristë rrënuan, pa respektuar aspak xhamitë historike, tyrbet e shenjta, kishat, varret e lashta dhe faltoret e ndryshme. Për me tëpër këta elemenetë terroristë rrënuan edhe trashëgiminë e pasur kulturore, të shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme. Ata i kryen këta rrënime në mënyrë të pamëshirshme dhe pa ndier keqardhjen më të vogël. Këto janë shenja të qarta të botëkuptimit radikal, që këta organizata terroriste zotërojnë”.

Sulmet Rrënuese Kundër Trashëgimisë Së Pasur

“Krimet e mëdha të kryera të këtyre elementëve terroristë tekfiristë kundër pakicave etnike dhe fetare irakiane siç janë jeziditë, po shfaqin hapur përpara syve tanë se, çfarë plani dhe botëkuptimi të frikshëm po zbatojnë. Në muajin qershor të vitit 2014 në qytetin irakian të Tikritit, këta elementë terroristë vranë 1700 oficerë kadetë të forcave ajrore irakiane dhe i cilësuan këta vrasje si një burim krenarie në rrjetet shoqëore dhe në masmediat botërore.Këto janë shenja të qarta se, çfarë e ardhmje kërcënuese dhe e pasigurtë i pret popujt e rajonit të Lindjes së Mesme, nga këta elementë terroristë. Në të vërtetë tërësia e këtyre sulmeve, cilësohen si sulme të kryera kundër përbërjes etnike dhe fetare dhekundër trashëgimisë së pasur kulturore, e cila është dhe burim krenarie e shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme”.

Vallë Nga Kush Ushqehet ISIS-i (DAISH-i)?!

“Ndjenjat thelbësore njerëzore siç janë dashuria, dhembshuria, durimi, mirëkuptimi dhe falja janë pjesë përbërëse e të tëra besimeve fetare në përgjithësi dhe fesë islame në veçanti. Këto janë ndjenja të cilat feja islame është orvatur që t’i përhapë në mbarë botën, gjatë tërë historisë njerëzore. Por gjatë këtyre dyqind viteve të fundit, nën petkun e fesë islame është sendërtuar një organizatë e vogël, me të shkuar të errët, e cila është shndërruar në gjahtarët e popullit”.

“Kjo organizatë e vogël është duke zbatuar programet e tyre dritëshkrurtra dhe me diapazon të ngushtë, por që në të vërtetë synon zbatimin e objektivave të tyre politikë. Këta të fundit janë shmangur nga thirrja dhe mësimet e vërteta islame dhe orvaten që t’i shfarosin ndjenjat e faljes, dashurisë dhe mëshirës. Si rrjedhojë kjo organizatë terroriste tekfiriste dhe ndjekësit e saj, ushtrojnë dhunë ndaj besimtarëve muslimanë, të cilët nuk i binden ideologjisë së tyre dhe i cilësojnë si të pafe (i bëjnë tekfirin)”.

“Këta elementë terroristë tekfiristë duke u nisur nga komentet e tyre të pabazuara, mohojnë të tëra transmetimet të cilat nuk përputhen me ideologjinë e tyre dhe i cilësojnë si të pafe, të tërë besimtarët muslimanë të cilët i përkasin medhebeve (doktrinave) dhe besimeve të tyre. Këta elementë terroristë tekfiristë, ngulin këmbë dhe pretendojnë se vetëm këta e kanë kuptuar drejtë dhe ashtu siç duhet fenë e pastër islame dhe se të tëra të vërtetat fetare ndodhen në duart e tyre”.

“Ja pra ky është një përkufizimi i tekfirizmit (cilësimit si i pafe i një muslimani). Unë personalisht jam i mendimit se, burimi i të tërë problemeve tona dhe ekstremizmit, është pikërisht kjo qasje me këtë prirje”.

ISIS-i (DAISH-i) Është Mbështetësi Dhe Përkrahësi Më i Madh i Dhunës

“Si rrjedhojë themi se nëse kjo organizatë do të mbetej e kufizuar, athëherë këta njerëz do të kishin mundësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre”.

“Por më në fund u zbulua fytyra e tyre e vërtetë. Njerëzit e pasur orvaten që këta njerëz të paditur, t’i shpërndajnë nga afër dhe nga larg në shtetet muslimane. Këta njerëz nëpërmjet fuqisë së parave, shpërndajnë ideologjinëe tyre radikale uehhabiste tekfiriste me anë të detyrimit. Por kësaj radhe synimi i vërtetë i këtyre njerëzve të pasur nuk ishte më “përmirësimi dhe sinqeriteti fetar”, por ishte zbatimi i objektivave politike dhe llogaritja e disa programeve dritëshkurtra dhe me diapazon të ngushtë”.

“Fatkeqësisht popuj të tërë të rajonit të Lindjes së Mesme, u lanë të pambrojtur ndaj dhunës së ushtruar dhe asimilimit, si shkak i kushteve të rënda ekonomike, politike dhe shoqërore ndaj kësaj ideologje radikale”.

“Ndërsa në anën tjetër organizatat terroriste tekfiriste, ushtruan dhunë me synimin edetyrimit të pranimit të ideologjisë së tyre radikale ndaj këtyre poujve. Madje disa nga këta terroristë u armatosën dhe nuk ngurruan që të hapnin zjarr edhe kundër drejtuesve të tyre. Ja pra se në ç’shkallë tërbimi kanë arritur terrorisitët tekfiristë”.

Paqëndrueshmëria e Shteteve Të Rajonit Ka Ndihmuar Ekstremizmin e Këtyre Organizatave

“Tanimë në ditët e sotme, është bërë një detyrë e domosdoshme, zbulimi i rrënjëve të së keqes të cilët kanë shkatërruar mendimin islam, të organizatës terroriste tekfiriste dhe bashkëpunëtorëve të saj të sipërcituar. Megjithatë ne nuk duhet të harrojmë, as rolin e madh në shfaqjen dhe rritjen e organizatave ekstremiste, të cilat kanë kryer gjakderdhjen e dhjetëvjeçarit të fundit në pushtimin irakian”.

“Ne jemi dëshmitarë të ndërhyrjeve politike dhe ushtarake perëndimore, të cilat kanë ndodhur në shtetet muslimane duke nisur që nga viti 2000 e deri në ditët tona, të cilat kanë ndihmuar në krijimin e kushteve të ashpra ekstremiste. Elementët terroristë tekfiristë, gjetën kushte shumë të volitshme për sjelljen e gjahtarëve të popullit, të cilët luftuan me njëri-tjetrin si qentë e ndërsyer, duke u renditur në krye të listës së organizatave të tjera terroriste tekfiriste”.

ISIS-i (DAISH-i) Nuk Del Në Skenën Botërore Për Herë Të Parë

“Në ditët e sotme është përhapur mendimi se, pas pushtimit amerikan të shtetit irakian organizatat terroriste tekfiriste përfutian nga kjo gjendje kaotike dhe e trazuar”.

“Organizata terroriste tekfiriste e ISIS-it (DAISH-it) është rritur falë paqëndrueshmërisë kaotike dhe trazirave që u shkaktuan, pas pushtimit amerikan të shtetit irakian në vitin 2003”.

“Në të njëjtën mënyrë elementët terroristë, gjetën kushtet e volitshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre, gjatë konfliktit sirian me ndihmën e njerëzve, institucioneve dhe të qeverive të shteteve fqinjë. Ata nisën t’i mashtronin muslimanët nën petkun e çështjeve të rreme islame, duke u sendërtuar në një organizatë masive, e cila sot arriti në atë shkallë sa të kërcënojë themeluesit, mbështetësit madje edhe vetë drejtuesit e saj”.

“Këta elementë terroristë pas dështimit të plotë të së ashtuquajturës “Pranverë Arabe” u bënë thirrje të rinjve të varfër dhe pa ideale të shteteve arabe, ndonjëherë edhe të rinjve të shteteve perëndimore, që t’iu bashkangjiteshin ISIS-it (DAISH-it) në fuqizimin e radhëve të tyre, duke bërë të mundur kështu rritjen e shpejtë dhe të fuqishmetëkësaj organizate terroriste”.

Sjellja e Kaosit Dhe e Trazirave të ISIS-i (DAISH-i) Në Shtetet Arabe

“Duke u mbështetur në orvatjet e dështuara dhe ndërhyrjet ushtarake me synimin e vizatimit dhe projektimit të kufijve të ri të shteteve të Lindjes së Mesme, arrijmë në përfundimin se politikat e shtetet e fuqishme perëndimore të udhëhequra nga Sh.B.A.-ja ishin tërësisht të gabuara”.

“Synimi i vërtetë i këtyre shteteve të fuqishme perëndimore të udhëhequra nga Sh.B.A.-ja, është vizatimi dhe projektimi i kufijve të ri të shteteve të Lindjes së Mesme, nën petkun e “demokracisë” të gërshetuar me këndvështrimin teorik shoqëror dhe politik, ndërsa në këndvështrimin praktik është nisja e zbatimit tëndërhyrjeve ushtarake. Ky projekt i cili ka hasur në një rezistencë të fortë, në shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme, ka sjellur vetëm kaos dhe trazira të të mëdha, në një sipërfaqe të gjërë. Zbatuesit e këtij projekti të metë, nuk mund t’i sjellin as me dhunë dhe as me detyrim demokracinë asnjë shteti të rajonit, sepse një ushtri pushtuese nuk mund të sjellë kurrë demokracinë, në një shteti të rajonit. Unë personalisht nuk mund të kuptojse si këta shtete të fuqishme perëndimorë, nuk arrijnë të kuptojnë rendësinë e madhe të kësaj çështjeje. Gjatë këtyre orvatjeveëndërruese perëndimore, dëmtimet dhe pasojat e shkaktuara në shtetin irakian dhe nështetet e tjeratë rajonit të Lindjes së Mesme, janë aq të mëdha dhe të thella sa ndonëse kanë kaluar vite pas pushtimit amerikan të shtetit irakian, këto dëme nuk janë zëvendësuar ende”.

Rethi i Mbyllur

“Synimi i vërtetë i këtyre politikave të gabuara, të mbështeturanëerësirë dhe padije të plotë tëdinamikave tështetve tërajonit të Lindjes së Mesme, ështëtjetërsimi i besimeve fetare, traditave, zakoneve, kulturave dhe stileve tëjetësës së këtyre popujve, me ato të popujve perëndimore, dukuri kjo qëështë plotësisht e kundërt dhe e pamundur me botëkuptimet e këtyre shteteve”.

“Si rrjedhojë citojmë se paqëndrueshmëritë, të cila rrodhën në disa popuj të rajonit të Lindjes së Mesme, ndihmuan në fuqizimin e elementëve të dhunës dhe ektremizmit. Kësaj gjendje të tensionuar iu shtua dhe vakuumi politik dhe kulturor,i cili nxiti përgatitjen e terrenit të duhur, për daljen në skenë të organizatave terroriste, të cilat më pas sollën krijimin e një rrethi të mbyllur. Pohojmë se parashikimi i kësaj gjendje nuk ishte i vështirë aspak që të kryhej”.

“Tani dua të mbyll intervistën time, duke rikujtuar një pikë të cilën e kam përmendur në fjalimin tim në Këshillin  Sigurisë të Kombeve të Bashkuara më 17 shkurt të vitit 2003: “Paqëndrueshmëria e shtetit irakian të ditëve të sotme dhe pasiguria, e cila kërcënon shtetin irakian në të ardhmen ka kaluar çdo lloj parashikimi. Nëse do të kemi parasysh popullin irakian dhe popujt e tjerë të rajonit në përgjithësi, do të arrijmë në përfundimin se, gjenden shumë çështje të paqarta, të cilat asnjëra nga palët nuk mund t’i parashikojë me saktësi. Por besoj se ndodhet nëj pikë, të cilën pak a shumë mund ta shohim të tërë dhe ajo pikëështëshkaktimi i shumë aventurave, trazirave dhe masakrave tëpapërgjegjshme. Unë jam i mendimit se pala më fitimprurëse e kësaj lufte,është pala e organizatave terroriste tekfisirste ekstremiste”.

“Në ditët tona elementët ekstremistë dhe terroristë janë fuqizuar shumëdhe janë shndërruar në gjahtarët e popullit, të cilët udhëheqësit e shteteve të fuqishme perëndimorë, nuk mundën t’i parashikonin në vitin 2001. Tanimë asnjëri nuk mundtë mohojë faktin se, të tëra këto organizata terroriste tekfiriste ekstremiste, po kryejnë vrasje, masakra, përdhunime dhe detyrime të njerëzve për ndërrimin e fesë më dhunënëshumë shtete të rajonit të Lindjes së Mesme”.

Burimi: Cumhuriyet Gazetesi