Iraku

Dhjetë udhëheqës të ISIL-it u vranë në Falluxha, Irak

Pothuajse një duzinë udhëheqës terroristë tekfiristë u vranë në përleshje të rënda me ushtrinë irakiane dhe forcat popullore në qytetin e Falluxhës, në perëndim të kryeqytetit, Bagdad, të mërkurën.

Forcat e përbashkëta irakiane vranë të paktën dhjetë komandantë të ISIL-it në përleshje të sotme të ashpra me terroristët e cila zgjati rreth gjashtë orë në pjesët verilindore të Falluxhës.

Udhëheqësit e vrarëve të ISIL-it, shumica prej tyre shtetas libian, kishin  ikur në rajonin el-Karama të qytetit Falluxha, gjatë  operacioneve të ushtrisë irakiane në  muajin e kaluar  në Tikrit, në provincën Salahudin.

Salem Darbu, Adnan Ibrahim al-Mashhadani dhe Safian bin Kamu ishin në mesin e komandantëve famëkeq të ISIL-it të vrarë në Falluxha.

Rajoni Strategjik el-Karama i cili është në Falluxhan verilindore është i rrethuar nga forcat irakiane dhe përleshje të rënda janë duke u zhvilluar në këtë zonë.

Në një zhvillim të ngjashëm të dielën, të paktën 18 terroristë janë vrarë pasi trupat irakiane nisen një sulm me raketa kundër pozicioneve të ISIL-it në Falluxha, tha një burim ushtarak. 

Ministria e Mbrojtjes e Irakut lëshoi ​​një deklaratë të dielën, ku thuhet  thuhet se trupat e ushtrisë irakiane goditën bazat e ISIL-it në rrethin al-Xhabil-it  në Falluxha me disa raketa dhe të cilat morën jetën e më shumë se 18 militantëve.

Ministria e Mbrojtjes tha se, Goditja me raketa reezultoi në vrasjen e 18 anëtarëve të ISIL-it, duke shkatërruar edhe një depo karburanti e cila i përkiste  elementeve të organizatës terroriste. 

Terroristët tekfiristë të ISIL-it aktualisht kontrollojnë sipërfaqe të  pakësuara të Sirisë dhe Irakut. Ata kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, duke përfshirë  muslimanët shiitë, muslimanët sunnit, muslimanët kurdë, të krishterët, kurdët izadi dhe të tjerët, ndërsa ata vazhdojnë krimet e tyre në Irak.

Zyrtarë të lartë irakianë kanë fajësuar Arabinë  Saudite, Katarin  dhe disa shtete arabe të Gjirit Persik për rritjen e  terrorizmit në vendin e tyre.

ISIL ka lidhje me inteligjencën e Arabisë Saudite dhe besohet të jetë i mbështetur në mënyrë indirekte nga regjimi izraelit.

Burimi: Fars News Agency