Palestine

Shkollat refugjate palestineze përballen me mbydhje

Pas themelimit të Izraelit në vitin 1948, 750.000 palestinez janë përndjekur nga shteti i sapo themeluar, ndërsa sot llogariten rreth 5 milion refugjat palestinez të shpërndarë anembanë Lindjes së Afërt. Kombet e Bashkuara kanë themeluar agjencionin e veçantë për ndihmë refugjatëve palestinez. Por tani kësaj agjencie i mungojnë të hollat, për shkak së cilës ekziston mundësia e mbylljes së shkollave për fëmijët palestinez të shpërndarë anembanë Lindjes së Afërt. Refugjatët palestinez janë të zemëruar pasi që fëmijët e tyre mund të përballen me pezullim të shkollimit të tyre. UNRWA-ja, agjencioni i Kombeve të Bashkuara për ndihmë refugjatëve palestinez, thotë se përballet me krizën financiare të paparë gjer tani.

Në rast se nuk arrijnë donacione e reja gjer në mesin e këtij muaji, fillimi i vitit të rit shkollor në të gjitha shkollat e UNRWA-së përgjatë Lindjes së Afërt mund të prolongohet. Refugjatët thonë se nuk besojnë në arsyetimin e Kombeve të Bashkuar se nuk kanë para për shkollat e tyre. Disa prej refugjatëve theksojnë se ekziston agjenda sekrete dhe se është e pamundur që organizatat ndërkombëtare sikurse UNRWA-ja me vite të mos dihet se me çfarë mjete financiare disponojnë.”Kurrë nuk do të heq dorë nga drejta e fëmijëve të mi në arsimim, si dhe në drejtën e kthimit në Palestinë”, ka thënë njëri nga banorët e kampit refugjat.

Kampi i refugjatëve Baqa’a në Jordani është kampi më i madh i refugjatëve palestinez në botë. Naim Abdullah thotë se nuk ka mjete financiare të dërgojë vajzën e vet në shkollë private. Konsideron se suspendimi i mjeteve financiare të nevojshme nuk duhet të vijë para zgjidhjes ë konfliktit palestinezo-izraelit.” Na kanë zvogëluar sasinë e ushqimit, kemi thënë, në rregull, por nuk mund të na ndërprejnë arsimimin. Në rast se atë duan të na bëjnë , së pari duhet që fshatrat dhe qytetet tona të  kthejnë në Palestinë”, ka thënë Naim Abdullah. UNRWA-ja njashtu ka paralajmëruar se suspendimi i shkollave të tyre për Palestinezë do të mund të ndikojë edhe në stabilitetin e rajonit.

“Palestinezët e çmojnë shumë arsimimin. Për ata arsimimi është i barabartë me dinjitet. Këtë nuk mund të ndërprejmë, posaqërisht në kohën në të cilin ekstremistët rekrutojnë njerëz të rinj nëpër rrugët e Lindjes së Afërt”, ka thënë Chris Gunnes nga UNRWA-ja.

Burimi: Al Jazeera