Nëse sulmohet Irani, Hezbollahu do të raketojë Tel Avivin
Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama gjatë takimit sekret të martën me krerët e bashkësisë hebrenje amerikane në Shtëpinë e Bardhë ka thënë: “Në rast se vjen gjer te refuzimi i marrëveshjes së arritur nukleare me Iranin në Kongresin amerikan, dhe në rast se ne e sulmojmë Iranin, Hezbollahu libanez do të shkrepi raketat mbi Tel Avivin dhe atëherë Izraeli do të ballafaqohet me presion të madh”.
Agjencioni Fars ka lajmëruar se Barak Obama, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën ka mbajt takim sekret me krerët e bashkësisë amerikane hebrenje, nga të cilët disa e përkrahin marrëveshjen, ndërsa disa të tjerë e kundërshtojnë marrëveshjen e arritur nukleare me Iranin.
Kryetari amerikan në këtë takim ka sqaruar çdo pikë të marrëveshjes së arritur nukleare me Iranin dhe njëkohësisht ka treguar në temat të cilët ishin lëndë të kritikave të kundërshtarëve të kësaj marrëveshje.
Në disa raporte theksohet se Obama gjatë këtij takimi me krerët e bashkësisë amerikane hebrenje ka thënë:” Në rast se vjen gjer te refuzimi i marrëveshjes së arritur nukleare me Iranin në Kongresin amerikan, në rast se ne e sulmojmë Iranin, Hezbollahu libanez do të shkrep raketat e veta drejt Tel Avivit dhe se Izraeli do të përballet me presion të madh”. Ai më tej ka shtuar:” Kur e morra detyrën e funksionit të kryetarit amerikan kuptova se administrate e mëhershme e kryetarit amerikan Xhorxh Bushit nuk ka përgatitur kurrfarë plani për sulm mbi Republikën Islamike të Iranit”.
Në bazë të raporteve, mediat theksojnë se takimi i kryetarit amerikan me krerët e bashkësisë amerikane hebrenje në Shtëpinë e Bardhë ka zgjat rreth 2 orë dhe se kryetari Obama ka përsëritur vendosmërinë e administratës amerikane për sigurimin e sigurisë së regjimit izraelit.
Burimi: globalcir