Iraku

Dijetari i shquar sunnit irakian qorton heshtjen e krimeve të ISIL-it

Kryetari i Shoqatës së Dijetarët Irakut, Shejh Halid Al Mulla
Kryetari i Shoqatës së Dijetarët Irakut, Shejh Halid Al Mulla

Kryetari i Shoqatës së Dijetarët Irakut të martën kritikoi ashpër autoritetet fetare Sunnite të Irakut për heshtjen e tyre mbi krimet monstruoze të kryera nga ekstremistët, tekfriristë, terroristë të ISIL-it.

Shejh Halid Al Mulla fajësojë, kritikoi heshtjen e autoriteteve të lartë muslimanëve sunnitë në Irak mbi shtetin Islamik në Irak dhe mizoritë e grupit terrorist të ISIL-it, duke thënë se është turp për ata që nuk lëshojnë Fetva (Vendim-Dekret Fetar) kundër grupit terrorist.

Shejh Halid Al Mulla tha se madje edhe shumë prej sponsorëve të shtetit kanë filluar të luftojnë grupin terrorist, pasi i kanë parë e po i shohin politikat kriminale dhe gjakderdhjen e shkaktuar nga ISIL-i.

Heshtja e autoritetev fetare sunnite dhe refuzimi i tyre për të nxjerrë fetva kundër terroristëve të ISIL-it nuk mund të justifikohet dhe injorohet, theksoi ai.

Ai njoftoi gjithashtu disa ndryshime në udhëheqjen e Shoqatës së Dijetarëve të Irakut, këtë ndryshime janë një përpjekje për të krijuar mekanizma të reja për luftën kundër ISIL-it dhe shpalljen e militantëve si kriminelë në fetvatë, vendimet apo dekretet e tyre.

Iraku është përballur me kërcënimin në rritje të terrorizmit, që vjen kryesisht nga grupi terrorist ISIL.

Militantët e ISIL-it kanë bërë përparime të shpejta në pjesën më të madhe veriore dhe perëndimore të Irakut verën e kaluar, pas pushtimit të hapësirave të mëdha të Sirisë veriore.

Megjithatë, një kombinim i sulmeve të koncentruar nga ana e forcave vullnetare, të cilët nxituan për të marrë armët, pasi Autoriteti më i lart fetar i Irakut, Ajetullah Ali Al-Sistani lëshoi ​​një fetva, vendim, dekret, duke bërë thirrje për luftë kundër militantëve dhe janë duke përparuar në sulmet e tyre kundër ISIL-it, përndryshe e kanë ndalur ofensiven e ISIL-it. 

Burimi: TASNIM