Zyrtarizohet koalicioni saudito-izraelit
Edhe pse gjatë
viteve të fundit, e posaqërisht muajt e fundit, ishte e dukshme ekzistimi i
bashkëpunimit rajonal të sigurisë dhe informativ në mes mbretërisë së Arabisë
Saudite dhe regjimit të Izraelit, tani ky bashkëpunim në mes Tel Avivit dhe
Riadit po zyrtarizohet. Me fjalë tjera, zyrtarët saudit dhe izraelit më nuk e
fshehin ekzistimin e këtyre lidhjeve dhe pa kurrfarë ndërgjegje fajësie e
prezantojnë edhe në opinionin publik.
“Zyrtarët e ministrive të punëve të jashtme të rexhimit cionist kanë filluar me pohime dhe deklarime të buta për normalizimin e marrëdhënieve në mes Tel Avivit dhe Riadit. Drejtori general i ministrisë së punëve të jashtme izraelite gjatë një prezantimi të tij para opinionit publik e ka quajt njërin nga partnerët më të mire rajonal Arabinë Saudite. Kjo deklaratë mund të konsiderohet si deklarim i hapur i një zyrtari izraelit i cili ka fol për ekzistimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit në mes Tel Avivit dhe Riadit.
Douri Gold këtë haptas e ka publikuar, posqërisht pas takimit të fundit të zyrtarëve të sigurisë të Arabisë Saudite dhe Izraelit në konferencën në Minhen gjatë takimit të Turki al Fajsalit dhe Tzipi Livnit. Sypozohet se deklaratat për normalizimin e marrëdhënive në mes dy palëve së shpejti do të publikohet edhe nga ana e Riadit zyrtar”.
Nuk duhet anashkaluar se rexhimi saudit do të forcojë pozitën e regjimit izraelit në Lindjen e Afërt, dhe se kjo do të shkojë në interesin izraelit dhe amerikan në rajon.
Gjatë agresionit 51 ditor të rexhimit izraelit kundër rripit të Gazës, mes aleatëve izraelit lirisht mund të thuhet se ishte edhe mbretëria e Arabisë Saudite. Me siguri se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmend të arrijnë rolin e posaqshëm në arritjen e qëllimit të këtyre marrëdhënieve në mes Tel Avivit dhe Riadit.
Njëkohëisht me këtë deklaratë të publikuar të zyrtarit izraelit administrate zyrtare amerikane ka konfirmuar se është arrit kontrata për shitjen e sasive të mëdha të armatimit bashkëkohor Arabisë Saudite. Shumica e analistëve konsiderojnë se fjala është për kompenzimin amerikan Riadit pas arritjes së marrëveshjes nukleare me Republikën Islamike të Iranit.
Burimi: globalcir