Liban

Irani dënon fuqishëm shpërthimin vdekjeprues në Liban

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të premtën, më 27 dhjetor 2013, dënoi ashpër një shpërthim masiv me bombë që vrau sot, paradite, një ish ministër libanez në Bejrut.


     Ish-Ministri i Financave të Libanit, Muhammed Shatah, së bashku me katër persona të tjerë, u vra në një shpërthim të madh me bombë që në shënjestër kishte makinën e tij në qendër të Bejrutit, ditën e premtë, më 27 dhjetor 2013.


     Muhammed Shatah, 62 vjeçar, ishte gjithashtu një këshilltar i ish- kryeministrit Saad al- Hariri . Të paktën 50 vetë u plagosën në shpërthimin vdekjeprues.


      Në një deklaratë të lëshuar sot, Ministria e Jashtme Iraniane ka dënuar ashpër sulmin terrorist, dhe theksoi nevojën për identifikimin e autorëve të bombardimeve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.


     Ministria gjithashtu shprehu ngushëllime familjeve, të afërmëve, të  viktimave dhe të lënduarve nga shpërthimi.


     Ministria e Jashtme e Iranit edhe një herë i bëri thirrje kombit libanez dhe të gjitha partive politike dhe zyrtarëve që të jenë vigjilent dhe të bashkohen kundër komploteve vicioze nga Cionistët dhe mercenarët e tyre rajonal, të cilët thanë se kërkojnë të destabilizojnë Libanin dhe nxitjen e grindjeve sektare.


     Shpërthimi i të premtës në Bejrut ka dëmtuar disa ndërtesa pranë Hotelit  Phoenicia dhe i ndezi flakë disa makina për rreth.


     Shpërthimi përkoi me një takim të koalicionit 14 Marsi, i cili pritej  të zhvillohej në rezidencën e ish- Kryeministrit Saad Hariri.


      Muhmmed Shatah u bë Ministër i Financave në vitin 2008. Pasi Saad Hariri humbi kryeministrinë në fillim të vitit 2011, Muhammed  Shatah ka shërbyer si këshilltari i tij i lartë.