Ambasadori i SHBA-ve thotë se Fronti Islamik i Sirisë hedh poshtë bisedimet
Ambasadori i SHBA-ve në Damask ka
thënë se një aleancë e sapo formuar në Siri, e cila po shkatërrohet nga lufta, ka
refuzuar të takohet me zyrtarët amerikanë.
Sipas Agjensisë AFP, Robert Ford, në një intervistë
të transmetuar të mërkurën, më 18 dhjetor 2013, në TV Al-Arabija, tha,
Fronti Islamik ka refuzuar të ulet
me ne, pa dhënë ndonjë arsye.
Një ditë pasi Sekretari i Shtetit të
SHBA-ve, John Kerry e përshkroi si të jetë e mundur një takimi me
aleancën më të madhe të Sirisë rebele, Ford shtoi, Ne jemi të gatshëm për
t'u ulur bashkë me ta, sepse ne flasim me të gjitha partitë dhe grupet politike
në Siri.
Gjashtë grupe opozitare u mblodhën muajin e fundit për të formuar të ashtuquajtur Fronti islamik, i cili sjell së bashku dhjetra mijëra luftëtarë dhe kërkon për të larguar kryetarin e Sirisë, Bashar al-Assadin.