Amerike

Hebrenj, muslimanë, të krishterë mblidhen në Atlanta në solidaritet me palestinezët e shtypur në 'Ditën e Al-Kudsit-Jerusalemit

Rreth 150 njerëz u mblodhën në Qendrën  e CNN në Atlanta për një tubim dhe për një marshim në mbështetje të popullit palestinez dhe për të thirrur qeverinë amerikane për t'i dhënë fund përkrahjes së  saj për regjimin e Izraelit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kudsit, (Jerusalemit), njerëzit e ndërgjegjshëm  mblidhen për të shprehur solidaritet me të gjitha qeniet njerëzore të shtypura të botës dhe veçanërisht civilëve të pafajshëm të Palestinës që janë viktimizuar nga regjimi Sionist shtypës dhe racist.

Ne ftojmë të gjithë njerëzit paqedashës për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit të padrejtë dhe të paligjshëm të Xhamisë së Madhe Al-Aksa dhe uzurpimit të Tokës së Shenjtë nga ana e regjimit Sionist.

Përveç kësaj, ne gjithashtu do të protestojmë në lidhje me brutalitetin e policisë të cilët kanë qenë dëshmitarë në të gjithë shtetin kohët e fundit, si dhe agresionit aktual  të Arabisë Saudite në Jemen.

Mitingjet për  Al-Kudsin- Jerusalemin u zhvilluan në 19 qytete të ndryshme në të gjithë Amerikën e Veriut, Ditën  e Xhuma, më  10 korrik  2015 në solidaritet me popujt e shtypur të botës, duke përfshirë komunitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Palestinë.

Burimi: ABNA