Kosova

Qeveria siguron votat sepse SHBA takon Mustafën me Thaçin

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi¸ka njoftuar se  Qeveria është duke punuar që të sigurohen votat për Gjykatën Speciale  dhe kjo çështje të përfundojë në Kuvend.  Ndërsa  Top Channel ka mësuar nga burime brenda Qeverisë se, takimi është zhvilluar në kabinetin e kryeministrit Mustafa dhe se ai nuk ka zgjatur shumë. Mësohet gjithashtu se, temë kryesore e takimit ka qenë koordinimi për përshpejtimin e riprocedimit të amendamentit kushtetues për formimin e Gjykatës Speciale.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se pas takimeve që kanë pasur me deputetët në mënyrë intensive dhe pas analizave që kanë bërë si grup parlamentar, tashmë pjesa dërrmuese e deputetëve të cilët kanë kundërshtuar Specialen janë pajtuar që të votojnë krijimin e saj, edhe pse kjo, sipas tij është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës.

Nga një analizë e Top Channel që ka mësuar nga burime brenda Qeverisë,  se takimi është zhvilluar në kabinetin e kryeministrit Mustafa dhe se ai nuk ka zgjatur shumë ndërsa nga ana tjetër sot  Diplomatja amerikane në Prishtinë, Jennifer Bachus, e cila aktualisht është duke ushtruar detyrën e ambasadores, pas largimit të Tracey Ann Jacobson dhe në pritje të ambasadorit të ri, mësohet se i ka porositur krerët e koalicionit qeveritar, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, që të mos humbin kohë dhe të koordinojnë deputetët e koalicionit, që të votojnë Gjykatën Speciale para se Kuvendi të shkojë me pushime.

Të jesh i varur nga të tjerët për të vendosur në diç që të ka besuar vota e popullit, e nga ana tjetër të mos arrish të vendosësh ashtu siç të ka mësuar e drejta dhe normalja demokratike, vërtet është një ngufatje e fjalës, votës dhe mendimit të lirë e cila i plogështon ndërgjegjen e njeriut  të fjalës dhe qëndrimit burrëror e nga ana tjetër i revolton të tjerët që i rrin besnik fjalës dhe etikës demokratike.