Turqi

Përfundoi armëpushimi në Turqi

Kryengritësit kurd kanë deklaruar se kushtet për mbajtjen e armëpushimit me Turqit më nuk janë në fuqi, pasi avionët luftarak turk kanë bombarduar pozitat e tyre në Kandil, në veri të Irakut. Në deklaratë dënohet ashpër agresioni të cilin e kreu Turqia dhe kanë paralajmëruar rezistencë ndaj saj si përgjigje e tyre.

“Të ballafaquar me këtë agresion, kemi të drejtë të mbrohemi dhe të rezistojmë. Mbrojtja e lirisë sonë dhe demokracisë është obligim të cilin e kemi para vetes”, theksohet në deklaratën e krahut ushtarak të PKK-së, HPG-së. Krahu ushtarak i PKK-së bombardimin e caqeve të tyre në veri të Irakut I ka karakterizuar si” gabim serioz politik dhe ushtarak”, të kryetarit turk Rexhep Tajjib Erdogan dhe partisë qeverisëse të AKP-së. Të dy palët gjer tani kryesisht i janë përmbajtur armëpushimit të brishtë, të vendosur në vitin 2013. Gjatë sulmeve në caqe ne veri të Irakut është vrarë një luftëtar kurd dhe tre luftëtar kurd janë plagosur gjatë sulmit të avionëve luftarak.

Udhëheqja e Kurdistanit të Irakut i ka dënuar sulmet e Turqisë në pozitat e PKK-së në këtë zone veriore të Irakut. Kryetari i Kurdistanit autonom në Irak Masud Barzani ka biseduar me telefon me kryeministrin turk Ahmet Davutogllunë dhe ka shpreh shqetësimin e tij për shkak të nivelit të rrezikshëm të situatës së sigurisë. Masud Barzani ka thënë se” paqja është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe se vitet e tëra të bisedimeve janë  më të mira se një orë udhëheqje luftë”, thuhet në deklaratën e tij.

Të premten, të njëjtën ditë kur Turqia për here të pare ka bombarduar pozitat e ISIS-it në Siri, avionët turk poashtu kanë gjuajtur edhe pozitat e PKK-së në veri të Irakut, e cila në këtë zone me vite i ka kampet stërvitëse në malet e Kandilit në Kurdistanin e Irakut afër kufirit me Turqinë.