Izrael

Veprimtari hebre: Koha juaj ka përfunduar z. Netanjahu

Kryetar i Këshillit të Komitetit Hebre të Teheranit dhe Kryetar i Komunitetit Hebre të Iranit, Haroun Yashayaei  e ka përshkruar  kryeministrin izraelit si një narcissistik të cilin nuk duhet besuar dhe se askush nuk do të dëgjojë më atë.

Haroun Yashayaei  i bëri këto komente në një artikull këto ditë që u publikua në një nga gazetat iraniane me qarkullim masiv, pak ditë pasi Irani dhe fuqitë e mëdha botërore kanë arritur një marrëveshje historike bërthamore në Vjenë më 14 korrik 2015 për t'i dhënë fund 12 viteve të mosmarrëveshjes mbi Programin Bërthamorë Paqësorë të Iranit.

 

Teksti i plotë i artikullit:

 

Tri vjet më parë, kur kryeministri i Izraeliti, Benjamin Netanjahu paraqiti  një hartë imagjinare të  përpjekjeve të Iranit për të ndërtuar bombë bërthamore, këtë hartë e paraqiti para të pranishmëve në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtë paraqitje të Benjamin Netanjahut askush nuk e kishte marrë seriozisht,  madje as edhe miqtë e tij amerikanë. Në atë kohë, disa politikanë i thanë BenjaminNetanyahut se koha juaj ka përfunduar, edhe pse ai nuk ju  besonte atyre.

Kryeministri i Izraelit ende shihte ëndërra në pikë të ditës, kur amerikanët kishin njoftuar se opsioni ushtarak kundër Iranit nuk ishte më në tryezë, tani  bisedimet janë zgjidhja më e mirë për çështjen bërthamore të Iranit. Netanjahu bëri bujë duke pretenduar se edhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtria e tij do të kryejë një sulm ushtarak kundër  Iranit. Madje edhe kur komandantët e tij të ushtrisë i thanë  Netanjahut se realizimi i ëndrrës së tij nuk ishte as e mundshme dhe as në proporcion me aftësitë e regjimit izraelit dhe të ushtrisë së Izraelit, ai ende nuk e ka kuptuar se koha e tij ka mbaruar.

Më vonë, ushtria e Iraelit ka përdorur bombarduesit modern amerikanë nën pretekstin se ai ishte sulmuar nga disa raketa Kassam, fuqia shkatëruese e të cilave është shumë e ulët, atëherë sulmoi  tokat e pushtuara palestineze, dhe e shndërroi Rripin e Gazës në gërmadha. Pasi këto krime i pa tërë bota përmes  mjeteve të komunikimit masiv ndërkombëtarë, duka vra fëmijë e gra  në Gaza dhe në teritoret e pushtuara palestineze. Kurse brenda në Izrael, dhe në mbarë botën, masat, turmat e njerëzve nëpër rrugë, sheshe, brohorisnin, ”Netanjahu, koha juaj ka mbaruar ...! Ai nuk e mori parasysh kërkesën e tyre dhe formoi qeverinë e tij me anë të një koalicioni, në bashkëpunim me grupet më ekstremiste izraelite, të cilat jo vetëm që pushtojnë pronat e muslimanëve dhe vendosën aty, por ata sulmuan edhe kishat e krishtera. 

Pastaj, ai me nxitim shkoi  në Uashington për të marrë pjesë në një seancë të Kongresit Amerikan për të parandaluar një marrëveshje mes Iranit dhe Grupit P5 + 1 dhe për të përhapur  gënjeshtrat e tij ndaj popullit të Iranit  dhe Republikës Islamike të Iranit që u përshëndet me admirim dhe duartrokitje nga lobi i pasur i çifutëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, kryetari i Shteteve të Bashkuar, Barcak Obama nuk është takuar me te.

Netanjahu i dërgoi emisarët e tij kudo që ai kishte mundësi për të penguar një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit. Ai kërkoi nga të gjitha qeveritë  ndihmë; që nga Arabia Saudite dhe Katari, deri te shtetet më të vogla në Amerikën Latine. Ai gjithashtu shkoi kudo dhe i dha të gjitha llojet e rekomandimeve dhe këshillave  për Grupin e Negociatorëve,  P5 + 1, por ai nuk është marrë askund seriozisht dhe më në fund ishte i zemëruar ...!

Fjalimi i tij i fundit në kabinetin izraelit të dielen, më 12 korrik 2015, dëshmoi se Benjamin  Netanjahu është tërësisht euforik dhe është edhe duke luajtur me ministrat e tij. Gjatë sesionit të kabinetit, ai ngriti një akuzë të re kundër qeverisë së Republikës Islamike të Iranit duke e etiketuar atë pushtuese.

Kjo ishte mjaft e habitshme kur një regjim që ka pushtuar një pjesë të madhe të tokave palestineze që nga viti 1967, nuk ka pranuar asnjë prej rezolutave të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ose nga Këshilli i Sigurimit, dhe madje ka refuzuar edhe të ndalojë përkohësisht ndërtimin e vendbanimeve në territoret e pushtuara për të filluar bisedimet me përfaqësuesit e popullit palestinez, i lejon vetes për ta  quajtur popullin e Iranit dhe qeverinë e Iranit pushtues sepse pse ata mbrojnë të drejtat e popullit palestinez. Të gjitha faktet e mësipërme do të mjaftojë për të thënë , Koha juaj ka mbaruar ....z. Netanjahu. Thuani këtë për njerëz të tjerë, nëse, natyrisht, ka kush për të dëgjuar këtë.

Burimi: IRNA