Siguria e Qabesë shqetësimi i tyre kryesor
Pesë ekipe të sigurisë janë të vendosura që të merren me turmat në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe në zonat përreth saj gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.
Xhiddeh:
Pesë ekipe të sigurisë dhe forcat speciale të përbëra nga 32.000 personelë të sigurisë janë të koordinuara për t'u marrë me turmat të ngjeshura në zonën qendrore dhe në Xhamisë së Madhe në mënyrë që të sigurohet siguria e xhematlinjve dhe haxhinjve.
Autoritetet e sigurisë po punojnë së bashku për të mbuluar të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme të Xhamisë së Madhe në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Zona është e ndarë në zona gjeografike në mënyrë që të ndajë përgjegjësitë dhe detyrat për secilin ekip.
Forcat e Sigurisë për Haxh dhe Umre janë të vendosura në oborret lindore të Xhamisë së Madhe, duke mbuluar zonat e brendshme dhe të jashtme deri tek Ura El-Sulejmanijeh.
Gjeneral Brig. Muhamemd Obeid Al-Osaimi, Komandant i Forcave të Haxhit dhe Umres, tha se 3.000 njerëzit e këtyre forcave janë përgjegjës për ruajtjen dhe sigurinë e vizitorëve dhe haxhinve, si dhe kontrollin e turmave.
Zyrtarët mund të komunikojnë me haxhinjtë në disa gjuhë dhe janë të trajnuar edhe për të komunikuar në gjuhën e shenjave.
Komandanti Mbështetës i Forcës së Sigurisë, Gjen. Major. Ali bin Said Al-Ghamdi tha se 4.385 oficerët e tij janë përgjegjës për sigurimin e zonës në mes të Portës 87 në anën perëndimore të Xhamisë së Madhe dhe Portës 32 në anën veriore, dhe do të punojë së bashku me anëtarët më parë të pranishëm në Mekë.
Forcat e Speciale të Urgjencës me 4.500 oficerë në Meke janë përgjegjës për anën veriore, e zgjeruar nga Al-Safa nga porta 87, tha koloneli Salim Al-Hathli, komandant i Forcave Emergjente të Veçanta të Qytetit të Shenjtë, Mekës.
Gjeneral Brig. Muhammed Ahmadi, Komandant i Sigurisë të Xhamisë së Madhe, tha se ekipi i tij është përgjegjës për oborret e brendshme dhe sipërfaqen e xhamisë dhe nuk ka pasur probleme të mëdha gjatë muajit të Ramazanit, pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve.
Burimi: Arab News