Komandosët izraelit kryen atentat në gjeneralin sirian
Dokumentet e reja të Snowdenit zbuluan rolin e forcave speciale izraelite në Siri para shpërthimit të luftës në vitin 2011. Përkatësisht në një dokument intern të NSA-së ceket rasti në të cilin forcat speciale izraelite kanë kryer atentatin në gjeneralin sirian Muhamed Sylejmanin, i cili ishte njëri nga këshilltarët e afërt të kryetarit sirian Bashar al Asadit.
Izraeli ka dyshuar në gjeneralin sirian Sylejmanin për organizimin e transferimit të armatimit nëpërmjet Sirisë nga Irani për lëvizjen Hezbollah të Libanit. Më tutje, izraelitët kanë besuar se Sylejmani ishte njëri nga njerëz kyç në operimin në impiantin sirian nuklear Al Kibar të cilin Izraeli me sulmet ajrore e ka shkatërruar një vit më parë.
Gjenerali sirian Muhamed Sylejman ishte vrarë me 1 gusht 2008 gjatë ahengut të mbrëmjes të cilin e ka organizuar në vilën e vet në qytetin mesdhetar Tartus. Sulmuesit kanë arrit të ikin me anije motorike. Por në atë çast ndodhi një kthim interesant, gjatë kryerjes së hetimeve në shtëpinë e gjeneralit janë gjetur 80 milion dollar në kesh. Prej nga gjeneralit e gjithë kjo para. Në dërgesën e atëhershme të State Detpartamentit amerikan ceket se:” Asadi ishte tmerruar me këtë zbulim. Ishte frikësuar se gjenerali i tij e kishte tradhtuar dhe se hetimin e ka ridrejtuar nga zgjidhja e vrasjes së tij në zbulimin e asaj se nga ky erdhi kjo shum; parash në vilën e gjeneralit.
Me vite të tëra krerët më të lartë sirian kanë konsideruar se vrasja e gjeneralit ka qenë e ndërlidhur me korrupsionin. Por sipas këtij dokumenti të Snowdenit, me sa duket se NSA-ja ka ditë të vërtetën, atë e kanë vrarë komandosët izraelit, dhe se ky ishte “një shembull i njohur i caqeve legjitime të një zyrtarit qeveritar”, për qeverinë izraelite. Qeveritarët izraelit gjer tani as nuk e kanë konfirmuar e as nuk e kanë demantuar informatat të cilat janë zbuluar.Burimi: advance.hr