Presidentja Jahjaga viziton Mbretëreshën Elizabeta II në Britani
Media e lirë -Presidentja e Kosovës është e para femër që udhëheq me shumë dinjitet Kosovën dhe në të njëjtën kohë përfaqëson femrat kosovare me një pamje shumë të bukur femërore dhe dinjitoze. Gjithashtu, puna e saj e palodhshme është përkrahja e femrave duke u angazhuar dhe lobuar në botë që sa më shumë të parandalohet dhuna seksuale si në luftë ashtu edhe në jetën e normale. Presidentja Jahjaga ka investuar shumë në Kosovë për ofrimin e mbështetjes shëndetësore dhe sociale për viktimat e dhunës dhe përpjekjen sa më të madhe që femra të integrohet në shoqëri me vlerat dhe njohurit e tyre në lëmit e ndryshme të jetës, duke u munduar ta thyej atë bllokadë patriarkale si dhe radikalizëm dhe ekstremizëm fetarë.
Në Oborrin Mbretëror në Buskingham Palace në Londër Presidentaj e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga kishte nder të madh të vizitojë Mbretëreshën Elizabeta II. Ky takim u vlerësuar si historik për Kosovarët ngase Kosova tani më po hynë në rrjedhat e një formimi të bukur të një shteti të ri në botë.
Në bisedën e sipërm, Presidentja Jahjaga iu falënderua Mbretëreshës dhe Mbretërive të Bashkuara për kontributin e tyre të dhënë për Kosovës, duke ndihmuar që Kosova të ndërtohet në bazat e forta të ligjeve të demokracisë dhe barazisë njerëzore. Ndihma e Mbretërive të Bashkuara ia ka dhënë shtytje të mirë rinisë së Kosovës, që të vazhdojnë të punojnë për një Kosovë demokratike si pjesë e pashmangshme e Evropës së zhvilluar si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin kulturor duke pasur parasysh gjithnjë qëllimin e integrimit në Evropë.
Presidentja Jahjaga gjithashtu shtoi se po vazhdon ta ruaj dhe kultivojë tolerancën dhe harmonin ndërfetare, pavarësisht të kaluarës së saj të rëndë. Ajo tha se Britania e Madhe ka ndihmuar Kosovën në promovimin dhe kultivimin e tolerancës ndërfetare.