Izrael

Izraeli do të mbrojë veten me mbrojtje unilaterale

Ministri izraelit i ngarkuar me çështje nukleare ka kritikuar marrëveshjen me Iranin, duke theksuar se Izraeli ka drejtë në mbrojtje unilaterale.

“Izraeli është sikurse fëmijë i vogël i cili drejton gishtin” dhe thotë

“mbreti është lakuriq”, ajo për neve është  “marrëveshje lakuriqe”, ka thënë ministri Juval Stajnic. Përkundër përpjekjeve afatgjate që të ndalojë apo të pengojë marrëveshjen, duke përfshirë edhe kritikat e thëna në Kongres në SHBA-të, kryeministrit izraelit nuk i shkoi për dore të ndikojë në aleatin dhe mbrojtësin e tij kryesore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Netanjahu të martën mbrëma ka biseduar me kryetarin amerikan Barack Obaman dhe ka publikuar komunikatën e gjatë pas saj në përpjekje të sqarojë se marrëdhëniet e t’ia të këqija me liderin amerikan nuk kanë ndikuar në rezultatin e bisedimeve në Vjenë.

“Pretendimet të cilët janë dëgjuar nga elementët politik se marrëdhëniet personale më mes meje dhe kryetarit Obama kanë ndikuar në marrëveshjen nukleare është absurde”, ka thënë Netanjahu duke shtuar:”Edhe para se të bëhem kryeministër pjesa e administratës amerikane është përpjekur të normalizon marrëdhëniet me Iranin”. Hulumtimet e para të opinionit publik të publikuara në Izrael pasi që marrëveshja është publikuar tregon se shumica solide e përkrah këndvështrimin e Netanjahut. Rezultatet të cilët i ka publikuar Kanali televiziv 10 tregon se 69% të  anketuarve janë kundër marrëveshjes nukleare të arritur me Iranin, dhe vetëm 10% e përkrahin, ndërsa pjesa tjetër është e papërcaktuar.

32% mendojnë se Izraeli do të duhej të përgjigjet me sulm mbi pajisjet nukleare iraniane, gjersa 40% e kundërshtojnë këtë ide, ndërsa 28% nuk kanë mendim të caktuar për këtë. Stojnic konsideron se marrëveshja është plot me vrima, sidomos kur flitet për verifikimin dhe kohën për të cilin teoretikisht do të nevojitet Iranit të zhvillojë armatimin nuklear. Izraeli poashtu kritikon faktin se Irani do të ketë qasje pasurisë së vet të ngrirë prej 100 miliard dollar në momentin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, brenda 6 muajve sikurse pritet.”Ata të cilit mendojnë se dhënia e 150 miliard dollarësh Iranit nuk do të ketë pasoja për Lindjen e Afërt është naiv”, ka thënë Stanic dhe ka krahasuar atë me shtimin e benzinës në Lindjen e Afërt e cila po digjet. Izraeli njashtu është i alarmuar për shkak të përkrahjes së militantëve në rajon, duk përfshirë Hezbollahun në Liban dhe pjesët e Sirisë dhe Hamasit në Gazë sikurse edhe Hutive në Jemen.

         “Ne jemi demokraci e vogël, e cila mbijeton në fqinjësi më të vështirë dhe më problematike në sipërfaqe të tokës”, ka thënë Stajnic. Izraeli pranon tre miliard dollar ndihmë në vit nga SHBA-të, dhe pritet që kjo ndihmë të rritet pas marrëveshjes së arritur me Iranin.

Në pyetjen se Izraeli a do të merr armatim shtesë, Stajnci ka thënë se kompensimi më i pranuar do të ishte marrëveshja e cila parandalon Teheranin të zhvillojë armatimin nuklear. Në ndërkohë, Izraeli mban të drejtën e vet që të mbrohet edhe unilateralisht në rast se do të jetë e nevojshme.” Për drejtën e Izraelit në vetëmbrojtje nuk mund të bisedohet dhe nuk mund të ketë kufizime me asnjë marrëveshje ndërkombëtare, të mirë apo të keq”, ka thënë Stajnic, duke nënvizuar se Irani para ca kohësh prapë ka thirrur në shkatërrimin e shtetit çifut.

Izraeli gjendet në anën e njëjtë me Arabinë Saudite, Jordaninë dhe vendet e Gjirit të cilët shqetësohen për shkak të marrëveshjes së arritur.

Burimi: globalcir