Izrael

Netanjahu nuk mund të ndal marrëveshjen me Iranin

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se nuk beson në suksesin e përpjekjeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që në Kongres të lobojë kundër marrëveshjes nukleare të fuqive botërore me Iranin.

“Ndoshta ai mendon se mund të ndikojë më tutje në debatin që do të zhvillohet në Kongres. Besoj që do të jemi në gjendje të përkrahim marrëveshjen dhe ta implementojmë atë, pa mundësinë që Kongresi të parandalojë”, ka thënë Obama në intervistën për The New York Times. Ai ka vlerësuar edhe pse Netanjahut dhe shumë kritikuesëve tjere më shumë do të iu përgjigjej që Irani fare të mos ketë aftësi nukleare, por këto pritje janë jo reale. Shtëpia e Bardhë poashtu ka publikuar se Obama ka kryer bisedë telefonike me kryeministrin izraelit menjëherë pas arritjes së marrëveshjes. Obama gjatë bisedës ka thënë se kjo marrëveshje do të parandalojë Iranin të vie në posedim të armatimit nuklear dhe se ai është pozitiv për interesat e sigurisë nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit. Ka shtuar më tutje se marrëveshja me Iranin nuk do të zvogëlojë shqetësimin e SHBA-ve lidhur me çështjen e përkrahjes së Iranit ndaj kërcënimeve kundër Izraelit. Kryetari amerikan Barac Obama ka paralajmëruar vizitën e ministrit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ashton Carterit Izraelit. Ka thënë se ky është momenti që të vazhdohen konsultimet lidhur me marrëveshjen me Iranin.

Në ndërkohë Gjermania ka kritikuar qeverinë e Izraelit për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes lidhur me programin nuklear iranian. Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Walter Steinmeir në bisedë për kanalin gjerman ARD ka thënë:” Kjo është marrëveshje e mirë dhe Izraeli duhet të kushtojë vëmendje  për çfarë ka të bëjë marrëveshja, e jo të kritikojë marrëveshjen në mënyrë më të ashpër”, ka thënë Steinmeier.