Liban

Fjalimi i Sejjid Hasan Nasrullahut, në Ditën Botërore të Kudsit Sherif

Fjalimi i Sejjid Hasan Nasrullahut, në Ditën Botërore të Kudsit Sherif: “Rënia e Trojeve Siriane dhe Jemenase, Nënkupton edhe Rënien e Trojeve Palestineze dhe të Kudsit Sherif”

 

“Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah Sejjid Hasan Nasrullahu, nëDitën Botërore të Kudsit Sherif u shpreh: “Kush mban anën e iranianëve mbandhe anën e Kudsit Sherif. Neluftëtarët e Lëvizjes Hizbullah që nga fillimi dhe deri në fund, mbajtëm dhe do të mbajmë anën e iranianëve, ashtu siç mbajtëm dhe do të mbajmë dhe anën e sirianëve. Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, janë duke luftuar hapur dhe qartë në trojet siriane, ashtu siç është shkëlqimi i rrezeve diellore. E njëjtaceremonixhenazeje, që i kryhet secilit nga dëshmorët tanë, të Lëvizjes Hizbullah në trojet siriane, i kryhet edhe në trojet libaneze. Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, jemi duke luftuar dhe do të luftojmë deri në fund, në mbarë trojet islame si në trojet siriane të Kalamunit, të Halibit (Aleppos), të Hasekisë, ashtu edhe në trojet jemenase madje deri në trojet palestineze të Kudsit Sherif, sepse rënia e këtyre trojeve islame, nënkupton dhe rënien e trojeve palestineze dhe të Kudsit Sherif”.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah Sejjid Hasan Nasrullahu, me rastin eDitës Botërore të Kudsit Sherif,mbajti një mbledhje të madhepër popullin libanez, duke u lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga trojet libaneze jugore.

Sekretari i Përgjithshëm gjatë fjalimit të tij, sqaroi zhvillimet e fundit në rajonin e Lindjes së Afërt, siç është çështja palestineze dhe çështja e Kudsit Sherif. Sejjid Hasan Nasrullahu theksoi se, do të mbajë fjalën e dhënë ndaj Imam Humejnit (ndjesë pastë) dhe se Imam Hamenei mban të njëjtin qëndrim, me atë që mbajti Imam Humejni (ndjesë pastë) për sa i përket çështjes palestineze. Më pas ai bëri një vlerësim të përgjithshëm, mbi zhvillimet e fundit të politikës mbi trojet libaneze. Ne kemi nderin që përkthimin e fjalimit të plotë, të Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, me rastin eDitës Botërore të Kudsit Sherif,  ta paraqisim dhe në gjuhën shqipe për ndjekësit tanë të nderuar.

Sejjid Hasan Nasrullahu shprehu: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”. Falenderimi i takon vetëm Allahut (xh.sh.). Paqja mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi të dërguarin tonë Muhammedin (s.a.u.s.) mbi familjen dhe mbi bashkëkohësit e tij të nderuar.

Vëllezër dhe motra muslimane, ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Gjithashtu ju përgëzoj për pjesëmarrjen në këtë mbledhje të bekuar, duke shpresuar se Allahu (s.u.t.) do t’u pranojë agjërimet dhe adhurimet tuaja në këto ditë të shënuara.

Ne do të festojmëDitën Botërore të Kudsit Sherif, të përcaktuar nga Imam Humejni (ndjesë pastë) në xhumanë e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Imam Humejni (ndjesë pastë) dëshironte që çështja palestineze dhe çështja e Kudsit Sherif, të shndërrohej në një çështje kulture, morali dhe lufte të shenjtë (xhihadi) për mbarë bashkësinë muslimane. Ndërsa në ditët e sotme, të tërë ne jemi dëshmitarë se sa vendim i drejtë, është vendimi i Imam Humejnit (ndjesë pastë).

Falenderimi i takon vetëm Allahut (a.u.xh.) i Cili ka bërë të mundur që shumë shtete muslimane si Republika Islame e Iranit, Palestina, Libani, Siria, Iraku, Turqia, Mauritania, disa shtete arabe dhe shumë shtete muslimane, u janë përgjigjur ftesës së Imam Humejnit (ndjesë pastë), një vit më vonë pasi regjimi cionist çifut ka kryer sulme mizore në Rripin e Gazzës. Me të vërtetë kjo ringjallje islame ka një domethënie të veçantë. Kjo është një shfaqje e qartë e mbarë bashkësisë muslimane, e cila ngre lart zërin e saj në të tërë rruzullin tokësor, në Ditën Botërore të Kudsit Sherif.

Populli Jemenas dhe Populli Bahrejnas Ndonëse Janë të Dhunuar, Nuk e Harruan Ditën Botërore të Kudsit Sherif

Këtu dua të përmend në mënyrë të veçantë dy shtete muslimane. Në ditët e sotme ndonëse populli jemenas, është duke u dhunuar vazhdimisht nga Amerika Saudite, nuk ngurroi që të zhvillonte demonstrata të fuqishme në rrugë, në Ditën Botërore të Kudsit Sherif. Me dhjetëra mijëra jemenas, ndonëse janë të kërcënuar nga trupat dhunuese armike, nuk e harruan çështjen palestineze dhe çështjen e Kudsit Sherif. Populli jemenas e ka shumë qartëse bota islame dhe popujt arabë, nuk lëvizën as gishtin e vogël të dorës për t’i ndihmuar. Përballë një gjendjeje kaq dramatike dhe fatkeqe, populli jemenas nuk shprehu: “Ne nuk na intereson çështja e Kudsit Sherif, ose çështja e Rripit të Gazzës ose çështja palestineze”. Qëndrimi dhe sinqeriteti i popullit jemenas mbi çështje palestineze, me të vërtetë është për t’u vlerësuar shumë.

Shteti i dytë musliman është shteti bahrejnas. Populli bahrejnas e ka shumë të qartë se, bota islame dhe popujt arabë nuk i ndihmuan, por qëndruan duarlidhur dhe këmbëkryq. Masmediat botërore cioniste, u orvatën që demonstratat e fuqishme në rrugë të popullit bahrejnas, t’i shfaqnin si demonstrata të zakonshme të popullit bahrejnas kundër regjimit bahrejnas. Populli bahrejnas e festoi Ditën Botërore të Kudsit Sherif, në të tëra qytetet dhe fshatrat e tij, në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe populli jemenas, shfaqën hapur dhe qartë qëndrimin e tyre fetar dhe politik.Me dhjetë mijëra bahrejnas, ndonëse janë tëkërcënuar nga terroristët e pafe të ISIS-it, nuk e harruan çështjen palestineze dhe çështjen e Kudsit Sherif.

Mbi rëndësinë e madhe që ka dita e sotme, nuk mund të lë pa përmendur këtuarmikun më të paepur të bashkësisë muslimane, shtetin cionist çifut. Më pas do të orvatem që të sqaroj dhe zhvillimet e fundit të politikës mbi trojet libaneze dhe zhvillimet e fundit të popujve të rajonit tëLindjes së Afërt.

Vendi Strategjik i Shtetit Izraelit, ka Ndryshuar në Krahasim me atë që Ishte Katër Vite më Parë, Sepse në Ditët e Sotme Shteti Izraelit, nuk Frikësohet Aspak nga Bota Islame

Vallë cili është vendi i shtetit grabitës izraelit në ditët e sotme?! Në muajin e shkuar, pra në muajin qershor në shtetin izraelit u organizua një mbledhje e jashtëzakonshme, në të cilën morën pjesë politikanë, ushtarakë dhe ekspertë izraelitë të fushave të ndryshme, të cilët diskutuan mbi të dhënat e mbledhura mbi popujt e rajonit të Lindjes së Afërt. Ne duhet të sqarojmë se vendi strategjik i shtetit izraelit, ka ndryshuar në krahasim me atë që ishte katër vite më parë. Fatkeqësisht duhet ta pranojmë se, në ditët e sotme shteti cionist çifut nuk ndihet i kërcënuar aspak as nga 1.5-2 miliardë muslimanët e botës dhe as nga armatimet ose qëndrimet politike të këtyre të fundit.

Shteti Izraelit Është i Kënaqur nga Dhunimet e Popullit Sirian dhe Popullit Jemenas

Politikanët izraelitë, kanë shfaqur hapur kënaqësitë e tyre mbi konfliktin sirian. Duke u nisur nga ky fakt, pohojmë se çdo shtet i cili nuk i bindet qeverisë amerikane dhe shtetit izraelit për sa i përket çështjes palestineze, do të vuajë pasojë shumë të rënda. Shteti cionist çifut është duke vijuar orvatjet diplomatike ndërkombëtare, mbi aneksimin e të pushtuarave Kodrave Siriane të Xheuelanit.

Politikanët izraelitë janë duke festuar dhe për sa i përket konfliktit jemenas. Shteti izraelit është duke bashkëpunuar ngushtë me Amerikën Saudite, në mënyra të ndryshme të luftimeve strategjike mbi sulmin e trojeve jemenase. Duke u mbështetur në mendimet izraelite theksojmë se, nëse populli jemenas do të lihet i lirë që të bëjë zgjedhjet e tij, atëherë shumica e popullit jemenas do të bashkohej me luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah në trojet jemenase. Për politikanët izraelitë një dukuri e tillë, nënkupton hapjen e një fronti të ri sulmi kundër shtetit izraelit. Kjo është arsyeja kryesore e bashkëpunimit të ngushtë të shtetit izraelit, me regjimin diktatorial dhe shtypës të Amerikës Saudite, prandaj politikanët izraelitë janë më se të kënaqur, nga dhunimi i trojeve jemenase. Politikanët izraelitë duan që t’i ndajnë trojet jemenase në dy pjesë, me synimin e realizimit të planeve të tyre cioniste dhe dashakeqe, të cilat shtrihen nga Deti i Kuq deri në Oqeanin Indian.

Shteti Izraelit Synon Përhapjen në një Shkallë më të Gjërë, të Luftrave në Rajonin e Lindjes së Afërt

Ashtu siç e sipërcituam politikanët izraelitë, janë më se të kënaqur nga luftrat në rajonin e Lindjes së Afërt, madje ata duke përdorur dhe shërbimin e tyre të fshehtë Mosadin, synojnë përhapjen në një shkallë më të gjërë, të luftrave në rajonin e Lindjes së Afërt. Fatkeqësisht një gjendje e tillë e mjerueshme po ndodh dhe në trojet algjeriane, në të cilat shërbimi i fshehtë i shtetit cionist çifut Mosadi, orvatet që të hedhë farërat e përçarjes farefisnore. Ky i fundit po orvatet shumë, që të krijojë përçarje farefisnore mes fiseve të malikëve dhe të berberëve. Unë nuk kam të dhëna të sakta mbi këtë çështje, por i marr me mend orvatjet e shërbimit të fshehtë cionist çifut Mosadit, në këto troje.

Shteti Izraelit Është një Shtet Terrorist dhe Është një Shtet Hipokrit

Në muajin e shkuar, pra në muajin qershor në shtetin izraelit u organizua një mbledhje e jashtëzakonshme, në të cilën morën pjesë politikanë, ushtarakë dhe ekspertë izraelitë të fushave të ndryshme, të cilët arritën në përfundimin se, asnjë nga shtetet arabe të Lindjes së Afërt nuk e mbështet në asnjë mënyrë, asnjë lloj forme të terrorit.Sipas aludimeve izraelite, shteti egjiptian është duke u orvatur që të ndërpresë lidhjet, me organizatën çlirimtare të trojeve palestineze Hamasin, në Gadishullin e Sinait. Gjithashtu sipas këtyre aludimeve izraelite, shteti egjiptian është duke u orvatur që të ndihmojë muslimanët durzitë në trojet siriane jugore. Në të vërtetë të tëra këta aludime të shtetit izraelit, janë të rreme dhe të pabazuara, sepse shteti izraelit është një shtet terrorist dheështënjë shtet hipokrit. Vallë si është e mundur që shteti izraelit, i cili është një shtet terrorist, fajëson dhe akuzon shtetet e tjera për terror?!

Sipas Shtetit Izraelit, Kërcënimi Real ështëRepublika Islame Iraniane dhe Boshti i Rezistencës Islame

Vallë a nuk ishte shteti izraelit, ai i cili para një viti masakroi gra dhe fëmijë të pafajshëm, në trojet palestineze të Rripit të Gazzës?! Vallë si është e mundur që shteti izraelit, i cili është një shtet terrorist, aludon se mban qëndrim kundër terrorit?! Fatkeqësisht disa muslimanë uehhabitë dhe sauditë citojnë se, janë kundër terrorit dhe nuk kanëtë bëjnë me shtetin izraelit. Këta muslimanë uehhabitë sauditëduhet ta dinë mirë se, shteti izraelit është pikërisht epiqendra e terrorit global. Natyrshëm shtrohet pyetja, atëherë cili është armiku dhe kërcënimi i këtyre muslimanëve dhe i shtetit izraelit?! Pohojmë se sipas shtetit izraelit, kërcënimi real është Republika Islame Iraniane dhe Boshti i Rezistencës Islame. Të tërë politikanët, ushtarakët, ekspertët dhe analistët izraelitë d.m.th. mbarë inteligjenca izraelite, punon ditë e natë në hetimin dhe shqyrtimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të Republikës Islame Iraniane.

Ndonëse Boshti i Rezistencës Islame, paraqit një potencial të mundshëm kërcënimi strategjik, ky i fundit nuk është ende në përmasa të mëdha, për të kërcënuar realisht shtetin izraelit. Themi me bindje të plotë se, sipas shtetit izraelit kërcënimi real është vetëm Republika Islame Iraniane. Kjo është arsyeja kryesore se, përse qeveria amerikane dhe shteti izraelit orvaten me të tëra mënyrat dhe mjetet që zotërojnë me synimin e çregullimit dhe destabilizimit të Republikës Islame Iraniane. (1)

Vallë Përse Shteti Izraelit, nuk Ndihet i Kërcënuar nga Shtetet Arabe, të Cilat Kanë Blerë Armatime Bashkëkohore në Vlerën e Miliarda Dollarëve, por Ndihet i Kërcënuar vVetëm nga Republika Islame Iraniane?!

Çdo musliman i mençur, duhet të mendohet thellë mbi përgjigjjen e kësaj pyetje. Në ditët e sotme shteti cionist çifut, nuk ndihet i kërcënuar aspak as nga 1.5-2 miliardë muslimanët e botës. Vallë përse shteti izraelit, nuk ndihet  kërcënuar nga shtetet arabe, të cilat kanë blerë armatime bashkëkohore në vlerën e miliarda dollarëve, por ndihet i kërcënuar vetëm nga Republika Islame Iraniane?! Përgjigjja është shumë e thjeshtë: “Shteti izraelit e di shumë mirë faktin se, shtetet arabe i kanë shitur njëherë e përgjithmonë trojet palestineze dhe Kudsin Sherif”. Të tërë ne si bashkësi muslimanë i dimë mirë krimet dhe masakrat mizore të shtetit cionist çifut, mbi muslimanët palestinezë në Rripin e Gazzës. Shuma e përgjithshme e parave të shpenzuara nga shtetet arabe, në trojet siriane dhe irakiane u shpenzua në dobi të shtetit cionis çifut në trojet palestineze të Rripit të Gazzës. Vallë a nuk ishin dhe ata muslimanë sunnitë?! Atëherë përse shtetet arabe nuk i ndihmuan?! Përgjigjja është shumë e thjeshtë: “Mendja Sipërore Arabe kishte marrë vendimin, e shitjes së trojeve palestineze dhe Kudsit Sherif!”

Qëllimi i vërtetë i nxitjes së organizatave terroriste të ndryshme, në shtetet muslimane të rajonit të Lindjes së Afërt është thyerja e Rezistencës Islame. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Cili është ai shtet i cili po i mbron të tëra shtetet muslimane, të rajonit të Lindjes së Afërt duke mbajtur lart flamurin islam?!” Përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë: “Republika Islame Iraniane!”Themi se është pikërisht kjo arsyeja kryesore, e lojës së ndyrë së shtetit cionist çifut, i cili është i gatshëm që t’i bëjë lëshime të papara udhëheqësit shpirtëror të Republikës Islame Iraniane, Imam Hameneit. Shteti cionist çifut është i gatshëm që t’i lejojëImam Hameneit, pasurimin e uraniumit në centrifugat e tij bërthamore, mjafton që ky i fundit të njohë zyrtarisht shtetin izraelit. Por përgjigjja e udhëheqësit shpirtëror Imam Hameneit ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një “Jo!” e prerë, sepse ndonjë lëshim nga ana e këtij të fundit, do të cilësohej si dalje nga feja islame dhe do të ishte një veprim tërësisht i papranueshëm dhe i papërfytyrueshëm. Këtu duhet të theksojmë faktin e rëndësishëm se Republika Islame Iraniane është shteti i vetëm musliman, i cili ndihmon me mish dhe me shpirt Boshtin e Rezistencës Islame, gjëqë nuk e bën asnjë shtet tjetër musliman.

Armiqësimi me Republikën Islame Iraniane, Nënkupton Nëpërkëmbjen e Çështjes Palestineze

Pohojmë se armiqësimi me Republikën Islame Iraniane, nënkupton nëpërkëmbjen e çështjes palestineze. Si rrjedhojë citojmë se Republika Islame Iraniane, është një kërcënim i fortë për ekzistencën politikave politike dhe ekonomike të qeverisë amerikane dhe shtetit izraelit, në rjonin e Lindjes së Afërt. Në ditën e sotme pra në Ditën Botërore të Kudsit Sherif, lërmëni që t’iu bëj thirrje njerëzve të cilët e kanë mbështetur dhe po e mbështesin çështjen palestineze dhe çështjen e Kudist Sherif siç janë të krishterët arabë dhe të krisherët e mbarë botës. Ju bëj thirrje këtyre të krishterëve duke i thënë se çlirimi dhe shpëtimi i çështjes palestineze dhe i çështjes së Kudsit Sherif, arrihet vetëm duke mbajtur anën e iranianëve dhe se armiqësimi me Republikën Islame Iraniane, nënkupton nëpërkëmbjen e çështjes palestineze. Shteti izraelit e di shumë mirë këtë të vërtetë, se nuk ka asnjë shtet tjetër musliman, i cili ndihmon me mish e me shpirt çështjes palestineze dhe çështjes së Kudsit Sherif.

Aludimi i Mendjes Sipërore Arabe se, Republika Islame Iraniane Dominon Doktrinën Shiite Është i Rremë dhe i Pabazuar

Të tëra aludimet e Mendjes Sipërore Arabe se, Republika Islame Iraniane dominon doktrinën shiite, farisite (perse) dhe safeuite, janë të rreme dhe të pabazuara. Të tëra këta aludime të Mendjes Sipërore Arabe, mbi Republikën Islame Iraniane janë gënjeshtra dhe shpifje, ndërsa qëllimi i vërtetë i Mendjes Sipërore Arabe, është shitja e trojeve palestineze dhe Kudsit Sherif.

Trojet Siriane po Rezistojnë dhe do të Rezistojnë, ArmiqtëCionistë Çifutë nuk do të Arrijnë Kurrë t’i Pushtojnë Trojet Siriane

Fillimisht duhet të gjejmë një zgjidhje për konfliktin sirian, për të shkuar drejt rrugës së Kudsit Sherif. Këtë fakt epranojnë edhe opozitarët sirianë. Pas rënies së qyteti stian të Idlibit, armiqtë cionistë u gëzuan dhe thanë se tanimë ranë edhe trojet siriane. Por tani pas pesë viteve, shohim se këta të fundit janë zhgënjyer thellë dhe kanë folur para kohe sepse trojet siriane po rezistojnë dhe do të rezistojnë. Të tërë në e dimë shumë mirë të vërtetën se për rënien e plotë tëtrojeve siriane, do të duhen muaj dhe vite të tërë. Armiqtëcionstëçifutë thanë të njëjtën gjënjeshtër dhe për qytetet e tjera siriane të Dirijjes, Ruejdasë dhe Hasekisë. Tani ju bëj thirrje armiqve cionistëçifutëse trojet siriane po rezistojnë dhe do të rezistojnë, armiqtë cionistë çifutë nuk do të arrijnë kurrë t’i pusthojnë trojet siriane.

Kush Mban Anën e Republikës Islame Iraniane, Mban dhe Anën e Kudsit Sherif dhe se Rënia e Trojeve Siriane dhe Jemenase, Nënkupton edhe Rënien e Trojeve Palestineze

Kush mban anën e iranianëve mban dhe anën e Kudsit Sherif. Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah që nga fillimi dhe deri në fund, mbajtëm dhe do të mbajmë anën e iranianëve, ashtu siç mbajtëm dhe do të mbajmë dhe anën e sirianëve. Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, janë duke luftuar hapur dhe qartë në trojet siriane, ashtu siç është shkëlqimi i rrezeve diellore. E njëjta ceremoni xhenazeje, që i kryhet secilit nga dëshmorët tanë, të Lëvizjes Hizbullah në trojet siriane, i kryhet edhe në trojet libaneze.

Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, jemi duke luftuar dhe do të luftojmë deri në fund, në mbarë trojet islame si në trojet siriane të Kalamunit, të Halibit (Aleppos), të Hasekisë, ashtu edhe në trojet jemenase madje deri në trojet palestineze të Kudsit Sherif, sepse rënia e këtyre trojeve islame, nënkupton dhe rënien e trojeve palestineze dhe të Kudsit Sherif.Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah theksojmë se, jemi kundër sulmeve makabretë Amerikës Saudite në trojet jemenase. Ajo që ne kërkojmëështë shpalosja e qëllimeve të vërteta të sauditëve, në sulmet e tyre kundër popullit jemenas. Por ne jemi më se të sigurtë se, ata nuk do të shpalosin gjë tjetër, vetëm se humbjet dhe disfatat e tyre të njëpasnjëshme. Sauditët e dinë fare mirë se, sulmet kundër popullit jemenas, janë tërësisht të kota dhe do nuk do të arrijnë në asnjëpërfundim pozitiv. Sulmet e sauditëve nuk do të bëjnë gje tjetër, vetëm se do të shtojnë gjakderdhjen në radhët e popullit jemenas. Bëmat fatkeqe dhe mizoritë saudite, mund t’i bëjë çdo shtet i cili zotëron avionë ushtarakë. Sauditët po bombardojnë popullin jemenas,me një egërsi dhe ashpërsi hakmarrëse, e cila po i tejkalon kufijtë e çmendurisë.

Në Shtetin Kuajtian Dijetarët Muslimanë Shiitë dhe Sunnitë Dhanë një Shembull Shumë të Bukur, Duke Falur së Bashku Namazin e Bashkimit, Kundër Terroristëve të Pafe të ISIS-it

Në shtetin kuajtian dijetarët muslimanë shiitë dhe sunnitë dhanë një shembull shumë të bukur, duke falur së bashku Namazin e Bashkimitkundër terroristëve të pafe të ISIS-it. Këta të fundit kryen një sulm terrorist, duke hedhur në erë Xhaminë e Imam Sadikut (a.s.) Ne synojmë që të shtohen Namazet e Bashkimit në shtetet arabe. Ne jemi të mendimit se ky është qëndrimi që duhet mbajtur, përballë një sulmi të tillë kafshëror. Të tëra shtresat e ndryshme të popullsisë kuajtiane, e dënuan ashpër këtë sulm terrorist, duke u nisur që nga populli i thjeshtë dhe duke vijuar me gazetarët, ushtarakët dhe politikanët. Të tëra shtresat e popullit kuajtian, e dinë shumë mirë se duhet të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në fatkeqësi të tilla kombëtare. Ja pra se si terroristët e pafe të ISIS-it, të cilët kishin për qëllim përçarjen e popullit kuajtian, nga këndvështrimi doktrinor fetar islam, u zhgënjyen thellë që nuk arritën që t’ia dilnin mbanë. Përballë këtij sulmi terrorist, populli kuajtian u bashkua dhe më shumë me njëri-tjetrin. Ndërsa në mesin e popullit bahrejnas, gjendja është e ndryshme. Populli bahrejnas, e dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer në xhamitë ë tyre, më pas politikanët dhe zyrtarët më të lartë bashrejnas, mbajtën qëndrim kundër këtij sulmi terrorist. Pra këtu kemi një përballje të fortë të popullit bahrejnas, kundër terrorit dhe se shteti bahrejnas është i mendimit se mund ta mposhtë terrorin në troje bahrejnase. Shteti bahrejnas në vend që të bënte disa takime politike me Shejh Ali Selmanin, bëri tërësisht kundërtën kufizoi liritë e shprehjes dhe politike të popullit liridashës bahrejnas. Ndonëse në ditët e sotme populli bahrejnas, gjendet i kërcënuar nga terroristët e pafe të ISIS-it dhe në kushte shumë të vështira politke, ia doli mbanë që të ngrejë lart zërin e tij kundër terrorit. Populli bahrejnas, nuk harroi as që të festonte Ditën Botërore të Kudsit Sherif.

Tani dua të kaloj në zhvillimet e fundit politike në shtetin libanez. Lërmëni t’iu sqaroj disa hollësi të vogla, për deri sa kam ende kohë që t’u bëj sqarime të tilla. Para disa javësh kishte një problem politik në kabinetin qeveritar libanez. Besoj se e keni shumë të qartë se, ne mbajmë anën e Mishel (Imad) Auniut. Ne kemi sqaruar se populli libanez, duhet të mendonte me mendje tëkthjellët, mbi zgjidhjen e këtyre problemeve politike. Por disa qarqe politike, ua sërvirën ndryshe qëndrimin tonë popullit libanez. Ata shprehën: “Luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, janë të zënë me luftimet e shumta në trojet siriane, prandaj ata e kanë anashkaluar çështjen politike të Mishel (Imad) Auniut”. Por lërmëni që t’iu sqaroj se ky ishte një mendim i gabuar i tyre. Këta qarqe politike të caktuara libaneze, nuk kishin përse ta kryenin një aludim të tillë të rremë dhe të pabazuar.

Fillimisht ishte e domosdoshme mbledhja e Këshillit të Ministrave Libanezë. Këta qarqe politike thanë se njerëzit e afërt në qeverinë libaneze, e lanë në mes të rrugës Mishel (Imad) Auniun. (2) Ja pra kështu dolën në shesh problemet politike libaneze. Populli libanez në fillim qortoi Mishel (Imad) Auniun, se përse nuk kërkoi mbështetjen e Lëvizjes Hizbullah. Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, pasi e menduam gjërë e gjatë këtë çështje, arritëm në përfundimin se nuk ishte diçka e mirë, mbështetja jonë publike ndaj Mishel (Imad) Auniut. Madje as ky i fundit nuk e kërkoi një gjë të tillë. Por u bëjmë thirrje Mishel (Imad) Auniut se, duhet të hapë sytë dhe të shohë mbështetjen tonë për të.

Tani nuk dua që të sqaroj çështjen në mënyrë të hollësishme, por do të mjaftohem që të bëj sqarimin e duhur nëpërmjet disa pikave të përgjithshme.

1.      Çështja e zgjedhjeve presidenciale libaneze është e domosdoshme, që të kryhet mbi mbështetjen parimore të disa kushteve.

2.      Funksionimi i rolit të Këshillit të Ministrave Libanezë, duhet të rritet në mënyrë që zgjedhjet presidenciale të jenë sa më të besueshme. As Mishel (Imad) Auniu dhe as përkrahësit e tij nuk kanë për synim, ndaljen e veprimtarisë së  qeverisë libaneze, ose rrëzimin e saj.Ky është problemi kryesor i përbashkët, që hasin shumë shtete muslimanë të rajonit të Lindjes së Mesme. Muslimanët duhet të sigurojnë përmirësimin e sigurisë në shtetet ku jetojnë.

3.      Qëndrimi i ynë mbi Këshillin e Ministrave Libaneze është më se i qartë. Ne jemi të mendimit për hapjen e dhe funksionimin e kuvendit libanez, në të cilin deputetët dhe ministrat libanezë do të kenë mundësinë,e shprehjes lirshëm të mendimevë të tyre mbi zgjedhjet presidenciale. Në këshillojmë që të punohet fort në këtë drejtim, për zgjidhjen e këtij problemi.

4.      Kjo çështja po shtrihet në horizonte të reja. Partia e së Ardhmes Libaneze, po e përdor diku tjetër votën e saj për Partinë e Atdheut të Lirë Libanez, sepse Partia e së Ardhmes Libaneze, nuk do ta shohë në qeveri Mishel (Imad) Auniun. Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, nuk do e lëmë në baltë aleatin tonë Mishel (Imad) Auniun. Ne jemi të mendimit se, fillimisht duhet të hapet kuvendi libanez dhe më pas këta dy parti, duhet t’i shpalosin në kuvendin libanez mendimet e tyre.

Në ditët e sotme shteti libanez, ka nevojë mëshumë se kurrë për qëndrueshmërinë politike. Ne jemi brenda anijes së shpëtimit së Nuhut (a.s.) e cila lundron mes valëve të pamëshirshme, të rajonit të Lindjes së Mesme. Duke u mbështetur në këtë fakt themi se, duhet tëjemi të bashkuar për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e institucioneve tona shtetërore.

Si rrjedhojë, shtrohet pyetja se çfarë na mbetet për të bërë nëçështjen palestineze përballë këtyre bëmave, dukurive dhe përvojave nëçështjen paletineze?Të tërë përvojat historike dhe politike tregojnë se, nuk ka asnjë rrugë tjetër për çlirimin dhe shpëtimin e popullit pasletinez, përveç rezistencës dhe luftës islame.

Ne luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah, në Ditën Botërore të Kudsit Sherif, betohemi se do ta mbajmë fjalën e dhënë ndaj Imam Humejnit (ndjesë pastë) duke i çliruar tërësisht trojet palestineze dhe Kudsin Sherif.

Vëllezër dhe motra muslimane, ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

1.      Synimi i Sejjid Hasan Nasrullahut këtu është, prania e Boshtit të Rezistencës Islame është e lidhur ngushtë me Republikën Islame Iraniane dhe duke u mbështetur në këtë fakt arrijmë të kuptojmë më mirë qëllimin e tij. Në të ardhmen shteti izraelit, sa do ta ketë mundësinë që të dobësojë Republikën Islame Iraniane, mund ta dobësojë edhe ta zhdukë Boshtin e Rezistencës Islame.

2.      Sejjid Hasan Nasrullahu këtu ka për qëllim luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah.

Burimi: İntizar.web.tr