Irani dhe 6 fuqitë botërore arritën marrëveshjen nukleare
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur marrëveshjen historike nukleare i cili Iranit do t’i shfuqizojë sanksionet në këmbim të kufizimit të programit të tij nuklear.
Në takimin përfundimtar plenar të fuqive botërore dhe Iranit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, shefat e diplomacisë së Bashkimit Evropian dhe Iranit kanë konfirmuar se është dakorduar marrëveshja nukleare. Iranit i është lejuar të eksportoj materialet nukleare në formë të uraniumit të varfëruar. Ndërsa i është ndaluar importimi i raketave në periudhën tetëvjeçare, si dhe zhvillimi i raketave balistike të afta për të mbajt armatim nuklear.
Me hyrjen në fuqi të kontratës pritet ndërprerja e sanksioneve Iranit, por ato mund të vendosen prapë në afat prej 65 ditësh në rast se Teherani zyrtar nuk i përmbahet kontratës. Është paraparë edhe shkrirja e pjesës së të hollave të ngrira në bankat e huaja anekënd botës.
Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka deklaruar:”Kjo është marrëveshja e përbashkët nga të gjitha palët dhe bashkësisë së gjerë ndërkombëtare. Ky është hap përpara që të përfundojë kriza e cila ka zgjat më shumë se 10 vite. Ka shtuar se fuqitë perëndimore dhe Irani janë të përkushtuara paqes dhe se bashkërisht do të përpiqen që botën të bëjnë më të sigurt”. Shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Zafiri ka thënë se pas biseduesve është”kriza e panevojshme”, dhe se janë “hapur horizonte të reja për zgjidhjen e problemeve serioze. Sot do të mund të ishte fundi i shpresës, por tani hapim kapitullin e ri të shpresës”.
“Ky është çasti historik. Ne kemi arritur marrëveshjen e cila nuk është e përkryer për të gjithë neve, por ajo prezanton atë për të cilët kemi arritur të dakordohemi dhe është sukses i konsiderueshëm për të gjithë neve”, ka thënë Zarifi. Kryetari iranian Hasan Ruhani ka porositur se “ka përfunduar kriza e panevojshme dhe tani po hapen horizonte të reja ne fokus në sfidat e përbashkëta”.
Në prezantimin para amerikanëve kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka thënë se marrëveshja nuk është e bazuar në mirëbesim, por në verifikimet.” Fuqishëm besoj se interesi ynë kombëtar varet nga parandalimi i Iranit të zhvillojë armatim nuklear. Mungesa e marrëveshjes do të thotë se ekziston gjasa më e madhe për zgjerimin e luftës në Lindjen e Afërt”, ka thënë Obama.”Jam i sigurt se kjo marrëveshje do të jetë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve tanë. Do të vendos veton në çfarëdo ligj i cili do të pamundësonte realizimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë Obama.
Kryetari rus Vladimir Putin ka deklaruar se gjashtë fuqitë botërore dhe Irani, me arritjen e marrëveshjes nukleare në Vjenë, kanë bërë zgjidhjen e qartë në dobi të stabilitetit dhe bashkëpunimit.” Rusia do të punojë gjithë çfarë është e mundur që marrëveshja nga Vjena të zbatohet në tërësi, duke kontribuar në forcimin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare dhe mos zgjerimit global të armatimit nuklear”, ka cek Putini.
I vetmi që ka kundërshtuar për momentin marrëveshjen është kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i cili ka dënuar arritjen e marrëveshjes nukleare historike” Shteti islamik i Iranit thjesht do të vie gjer te armatimi nuklear me jackpotin prej qindra miliona dollarësh i cili do të i mundësojë të vazhdojë me terrorin. Ky është gabimi i madh me dimensione historike”, ka thënë Netanjahu.
Në përfundim të muajit marrëveshja do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pas ratifikimit në Këshillin e Sigurimit marrëveshja do të shndërrohet në ligj ndërkombëtar. Marrëveshja përmban gjithsejtë 100 faqe në 5 anekse të ndara.