Reportazhi i Enis Nakkashit Për Medya Şafak
Lajmi i Lindjes së Afërt: “Gazetari Hasan Sivri i Medya Şafak,ka bërë një reportazh me strategun dhe udhëheqësin libanez Enis Nakkashin, i cili është një nga emrat më të rëndësishëm të Lëvizjes së Hizbullahut Libanez dhe Boshtit të Rezistencës. Ennis Nakkashi në këtë reportazh, sqaroi zhvillimet e fundittë ditëve të sotme,si në shtetin sirian ashtu edhe në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Më pas Enis Nakkashi, na mundësoi edhe dhënien e një reportazhi mbi autobiografinë e jetës së tij”.
Lajmi i Lindjes së Afërt: “Gazetari i Hasan Sivri i Medya Şafak, ka bërë një reportazh me strategun dhe udhëheqësin libanez Enis Nakkashin, i cili është një nga emrat më të rëndësishëm të Lëvizjes së Hizbullahut Libanez dhe Boshtit të Rezistencës. Enis Nakkashi në këtë reportazh, sqaroi zhvillimet e fundittë ditëve të sotme, si në shtetin sirian ashtu edhe në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Më pas Enis Nakkashi, na mundësoi edhe dhënien e një reportazhi mbi autobiografinë e jetës së tij”.
Gazetari Hasan Sivri: “I nderuari z. Enis Nakkashi. Ju në vitet ‘70 u mësonit stërvitjen ushtarake, revolucionarëve palestinezë dhe libanezë. Më pas së bashku me Karlos Çakallin, kryet sulmin në mbledhjen e OPEC-ut, në këshillin e ministrave në Vienë, të Austrisë. Në fund të viteve ‘70 pas Revolucionit Islam Iranian, lidhjet tuaja me Republikën Islame Iraniane erdhën duke u ngrohur. A mund të na thoni se, si e përjetuat këtë shndërrim gjatë tërë këtyre viteve?!”
Enis Nakkashi: “Unë jam anëtar i Lëvizjes Palestineze Feth (Al-Fatah-Çlirimi) dhe u kam mësuar stërvitje ushtarake shumë revolucionarëve. Lëvizja Feth kishte një përbërje të lirë për të tërë, sepse në të vinin revolucionarët si me bindje të majta ashtu edhe me bindje të djathta. Në Lëvizjen Feth njoha shumë njerëz, që vinin nga shtete të ndryshme ashtu siç vinin edhe revolucionarët iranianë dhe turq. Këta të fundit ishin me bindje të majta, pra marksiste. Tani dua të citoj se, revolucionarët turq nuk arritën të bënin ndonjë revolucion në shtetin turk, por revolucionarët iranianë arritën t’ia dilnin mbanë. Unë nuk e kam vizituar më shtetin iranian, pas përfundimit të Revolucionit Islam Iranian. Por shtoj se, i kam njohur iranianët para Revolucionit Islam, duke i mësuar këtyre të fundit stërvitje ushtarake, pra duke i ndihmuar. Pas përfundimit të Revolucionit Islam Iranian, me qëllimin e mbrojtjes së këtij të fundit nga një grusht shteti i mundshëm, u kam këshilluar iranianëve zbatimin e projektit të quajtur “Muhafidhët” (Mbrojtësit). Këta të fundit më vonë u shndërruan në “Mbrojtësit e Revolucionit”, sepse unë kisha përgatitur një projekt të vogël për ta. “Mbrojtësit e Revolucionit” do të vendoseshin në pozitat kyçe si në udhëheqjen e revolucionit, në qendrat nevralgjike ashtu edhe pranë bazave dhe garnizoneve ushtarake. Ndërsa në ditët e sotme “Mbrojtësit e Revolucionit” kanë detyra më të lehta dhe më të thjeshta se ato që kishin më parë”.
“Si rrjedhojë, bindjet e mia ideologjike nuk pësuan asnjë ndryshim. Më pas unë së bashku me Karlos Çakallin, kryem sulmin në mbledhjen e OPEC-ut, në këshillin e ministrave në Vienë, të Austrisë. Unë isha anëtar i lëvizjes Palestineze Feth (Al-Fatah) ndërsa Karlos Çakalli ishte anëtar i Frontit të Çlirimit të Popullit Palestinez (OÇP). Në fakt për hir të së vërtetës, duhet të sqaroj faktin se se unë iu bashkangjita (OÇP-së) për të marrë pjesë në këtë operacion së bashku me Karlos Çakallin. Ndonëse në serialin e titulluar “Karlos Çakalli” shfaqet sikurunë shkova në qytetin jemenas të Adnit, por unë nuk kam shkuar kurrë atje. Unë vazhdimisht lëvizja nga njëri shtet në tjetrin. Unë çdo vepër dhe flijim që kam bërë gjatë jestës sime, e kam bërë për çlirimin e trojeve palestineze. Une e kisha kuptuar se Revolucioni Islam Iranian, ishte kundër politikave amerikane dhe mbështetës i çështjes palestineze. Mbretëria iraniane e shahut, në atë epokë ishte anëtare e një aleance ushtarake të quajtur CENTCOM, e cila ishte një alenacë ushtarake si NATO-ja e ditëve të sotme. Pas përfundimit të Revolucionit Islam Iranian, ky shtet ndryshoi bindjet e tij politike 360 gradë dhe u bë mbështetësi ynë, në luftën kundër shtetit izraelit. Unë nuk jam armik i shteteve jo arabe, qëndrimi im në mbështetje të popullit palestinez, nuk rrjedh nga armiqësia dhe urrejtja ime kundër popujve dhe shteteve jo arabë. Unë jam në mbështetje të popullit palestinez, sepse kjo është njëçështje njerëzore dhe e drejtë. Regjimi cionist çifut ua grabiti trojet dhe më pas e dëboi nga këto troje popullin palestinez. Nuk ka rëndësi nëse ke bindje të majta, pra je marksist, ose ke bindje islame pra je musliman, kur bëhet fjalë për çështjen palestineze, është e domosdoshme qëta ndihmosh me mish e me shpirt”.
Enis Nakkashi: “Çështja Jonë Kryesore Është Çështja Palestineze”
Gazetari Hasan Sivri: “Ju thoni se çështja juaj kryesore,ështëçështja palestineze?!”
Enis Nakkashi: “Po shumë e saktë! Çështja jonë kryesore ishte,ështëdhe do të mbetet gjithmonëçështja palestineze, sepse në bindjet e mia politike nuk ka ndryshuar asgjë. Të tëra marrëdhëniet e mia me shtetit iranian janë në shërbim tëçështjes palestineze. Tani dua të sqaroj faktin se, tërësia e marrëdhënieve të mia me shtetin iranian, nuk ta bëjë as me bindjet e mia fetare dhe as me bindjet fetare të Republikës Islame Iraniane. Zhvillimet e fundit, të ditëve të sotme në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt, janë probleme të cilat ndërthuren thellë me njëra-tjetërn. Këta probleme nuk janë të vërteta por janë një kaos artificial”.
“Shtetet perëndimore, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, u hedhin hi syve popujve të botës, dhe gënjejnë kur thonë se po ndodh revolucion, në shtetet ku në të vërtetë nuk po ndodh asgjë. Shtetet perëndimore, të udhëhequra ga Sh.B.A.-ja, e dinë shumë mirë se cilat janë problemet tona dhe problemet e shteteve të rajonit. Shtetet perëndimore, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, i përdorën problemet tona në dobi të interesave të tyre. Ne ndërsa orvateshim për t’i gjetur zgjidhje problemeve tona, ndërhyri qeveria amerikane që problemet tona të mos gjenin zgjidhje kurrë. Të tërë ne jemi dëshmitarë të fakteve se Sh.B.A.-ja, ka përdorur të tëra mjetet dhe kushtet rrethanore në këtë rajon në dobi të interesave të saj. Në ditët e sotme Sh.B.A.-ja, nëpërmjet avionëve ushtarakë bombardues, po ripërcakton kufijtë e shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt. Si rrjedhojë, citojmë faktin se kur terroristët e pafe të ISIS (Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë), u nisën për të sulmuar qytetin sirian të Erbilit, avionët ushtarakë bombardues amerikanë, kryen sulme të ashpra ajrore kundër këtyre terroristëve. Arsyeja është shumë e thjeshtë: “ISIS-i nuk duhej ta pushtonte qytetin irakian të Erbilit, ashtu siç nuk duhet të pushtojë as qytetin tjetër sirian të Ajnu’l-Arabit (Syrit të Arabëve) i njohur ndryshe edhe si Kobani. Përsa u përket qyteteve të tjera siriane ose irakiane pohojmë se, sipas planit amerikan pushtimi i tyre naga ana e ISIS-it, ata nuk ka asnjë rëndësi. Pra nuk ka asnjë rëndësi nëse ISIS-i, pushtoi qytetet irakian tëRamadit ose qytetit sirian tëTedmurit, sepse Sh.B.A.-ja po ripërcakton kufijtë e shteteve të rajonit. Presidenti i rajonit kurd irakian,Mesud Barzani, e emërtoi këtë plan amerikan si “ndryshimi i kufijve të shteteve të rajonit duke derdhur gjak”. Me fjalë të tjera duke derdhur gjakun e muslimanëve të pafajshëm në fushëbeteja,të ndjekur nga Sh.B.A.ja me avionët e tyre ushtarake bombardues. Mund të themi me bindje të plotë se, kyplan amerikan për ripërcaktim e kufijve të shtetev të rajonit, nuk bëhet më me synimin e përhapjes së demokracisë amerikane dhe as për bashkimin e popujve të rajonit të Lindjes së Afërt. Synimi i vërtetë i planit amerikan është përçarja e këtyre popujve, pra është krijimi i identitetëve të reja etnike, krahas atyre fetare në këtë rajon. Kjo është një dukuri shumë e rrezikshme, sepse Sh.B.A.ja ndërhyn në problemet e popujve të rajonit, ndërsa është vetë ajo, e cila merr vendimet kryesore”.
“Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu në veprën e tij me titull“Thellësi Strategjike” shpalos në mënyrë të hollësishme shndërrimet dhe ndryshimet emëdha, të cilat ndodhin në shtetit turk, nështetet e rajonit të Lindjes së Afërt dhe në botë. Ndërsa analiza e veprës së tijme të titull “Shndërrimet dhe Ndryshimet në Botë”doli njëqind përqind e saktë. Marrëdhëniet e mëparshme të shtetit turk (osman) me shtetet e rajonit ishin të ngrohta dhe të thella. Por orvatja e Davutoğlusë për t’i rivendosur marrëdheniet e shtetit turk me shtetet e rajonit është e gabuar, sepse ai përvetësoi këndvështrimin e epërsisë dhe superfuqisë turke, në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Kështu që Davutoğlu anashkaloi rolin dhe identitetin etnik dhe fetar të shteteve të rajonit. Në të njëjtën mënyrë siç e kuptoi Ahmet Davutoğluja, shndërrimet dhe ndryshimet në botë i kuptuan edhe iranianët, por këta të fundit nuk synojnë rikthimin e një perandorie si ajo safeuite. Synimi i vërtetë i iranianëve ështëçlirimi i trojeve palestineze. Pra ajo që duan të bëjnë iranianët ështëkrijimi dhe fuqizimi i lëvizjeve kombëtare çlirimtare dhe orvatja për t’i shpëtuar shtetet e rajonit nga kolonializmi i shteteve perëndimore. Ndërsa ajo që po bën Davutoğlu pra turqit, është orvatja për të qenë palë pjesëmarrëse së bashku me shtetet perëndimore, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së. Kryeministri turk në veprën e tij shkruan: “Ne nuk kemi asnjë problem me shetet fqinjë, sepse ne ndajmë të njëjtin botëkuptim politik dhe shoqëror me ta. Ne ndajmë të njëjtin qytetërim me këto shtete. Por ne jemi një shtet anëtar i NATO-s dhe kjo është një kontradiktë. Nëse do të zbatojmë politikat e NATO-s, atëherë do të përplasemi me shtetet e rajonit, ndërsa nëse zbatojmë politikat e shteteve të rajonit, atëherë do të përplasemi me NATO-n”. Tani lërmëni t’iu sqaroj se Ahmet Davutoğluja kanjë problem të madh, sepse ai duhet të zgjedhë mes shteteve të rajonit dhe NATO-s. Ai duhet të zgjedhë mes një rajoni pa praninë e shtetit izraelit dhe mes një rajoni me praninë e shtetit izraelit. Dua t’iu shpjegoj se një rajon pa praninë e shtetit cionist izraelit, nënkupton “plotësimin e lëvizjeve kombëtare çlirimtare të shteteve të rajonit”.
Gazetari Hasan Sivri: “Vallë a është e mundur një rajon pa praninë e shtetit izraelit? Cilat janë mendimet tuaja për zhdukjen e shtetit izraelit?!
Enis Nakkashi: “Në ditët e sotme ndonëse jemi të lënduar nga luftërat civile, përgatitjet ushtarake dhe baraspeshat e krijimit të fuqive të reja, kemi potencialin e mjaftueshëm ushtarak për ta zhdukur shtetit cionist izraelit. Ky i fundit zotëron një cilësi që nuk gjendet tek asnjë shtet tjetër. Kur pësojnë disfatë ushtritë e shteteve të tjera shkatërrohen, por populli qëndron në shtetin e tij, në pritje të udhëheqjes nga pala triumfuese. Por këtë dukuri, nuk mund ta themi për shtetin dhe popullin izraelit, sepse si shteti ashtu edhe populli izraelit janë të njëjësuar me njëri-tjetrin. Duke u mbështetur në këtë fakt arrijmë në përfundimin se, nëse ushtria izraelite pëson disfatë, atëherë asnjë izraelit nuk do të mbetet në trojet palestineze. Themi se nëse ushtria izraelite pëson disfatë, atëherë zhduket dhe shteti izraelit. Por kjo dukuri nuk nënkupton shfarosjen e kombit çifut. Izraelitët që jetojnë në shtetin izraelit nuk janë izraelitë, që rrjedhin nga farefiset arabe ose janë me rrënjëçifute. Qëllimi ynë ishte kryerja e një sulmi në ushtrinë izraelite, por ky qëllim ishte i pamundur për shtetet arabe, sepse ata nuk luftonin të tërë së bashku por në ushtri të përçara. Por ne si Lëvizje Hizbullah, nën udhëheqjen e Sejjid Hasan Nasrullahut, vërtetuam të kundërtën në sulmin e kryer kundër ushtrisë izraelite në trojeve libaneze. Në ditët e sotme mundësitë dhe fuqitë e Lëvizjes Hizbullah janë shumëfishuar më shumë se ata të vitit 2006. Këtë të vërtetë shteti izraelit, e di shumë mirë dhe si rrjedhojë pohojmë se zhdukja e shtetit izraelit është tërësisht e mundshme. Nëse do të kemi në shërbimin tonë korridorin iranian-irakian-sirian citojmë se, mund t’ia dalim mbanë përmbushjes së qëllimit tonë. Kjo është arsyeja kryesore se, shtetet perëndimore, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, orvaten duke bërëçfarë të jetë e mundur që të përçajnë sa më shumë shtetet irakiane, siriane dhe shtetet arabe”.
Enis Nakkashi: “Ne në Përmbushjen e Qëllimit Tonë, në Vend të Përdorimit të Ushtrive të Rregullta, do të Përdorim “Hashdu’sh-Shea’bi” (Forcat e Imobilizmit Popullor) dhe “Hashdu’d-Def’ijjetu’l-Milijje” (Forcat e Mbrojtjes Kombëtare)”
Gazetari Hasan Sivri: “Edhe Udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah Sejjid Hasan Nasrullahu, ceku çështjen e imobilizimit të përgjithshëm. A ka të bëjë cekja e tij, të kësaj çështjeje me çështjen tuaj? Me sa di unë ai kishte edhe një projekt, sipas të cilit do të krijohet edhe një ushtri e bazuar mbi vullnetarët muslimanë, duke e ilustruar këtë me Luftën e Spanjës?!”
Enis Nakkashi: “Po kjo është e vërtetë. Do të vijë dita kur do të shpallim një imobilizim të përgjithsëm në shtetet e Lindjes së Afërt dhe do të zhvillohet një luftë e madhe në këtë rajon. Por kjo ditë ende nuk ka ardhur, por do të vijë. Ne orvatemi që nëçdo vendbanim, qytet ose fshat të vendosim një ushtri të përbërë nga “Hashdu’sh-Seabi” (Forcat e Imobilizmit Popullor). Këtë e kemi bërë të mundur në trojet siriane, ku pranë ushtrisështetërore siriane, kemi vendosur edhe “Hashdu’d-Def’ijjetu’l-Milijje” (Forcat e Mbrojtjes Kombëtare). Këtë e kemi bërë të mundur në trojet libaneze, ku pranë ushtrisë shtetërore libaneze, kemi vendosur edhe Lëvizjen Hizbullah (Ushtrinë e Allahut) si forcë kryesore të Rezistencës. Do të vijë dita kur të tërë këto forca të armatosura, do të bashkohen së bashku në një ushtri të rregullt, e cila do të luftojë në të tëra shtete e Lindjes së Afërt. Natyrishit ju mund të shtroni pyetjen: “Cili është ndryshimi mes këtyre forcave dhe ushtrisë së rregullt?!” Përgjigjja është se janë qeveritë, ato të cilat drejtojnë ushtritë e rregullta. Sh.B.A.-ja është aq e fuqishme, sa të ushtrojë trysni politike mbi këto qeveri. Megjithatë Sh.B.A.-ja nuk mund të ushtrojë asnjë trysni politike, mbi organizatat popullore dhe mbi organizatat revolucionare. Kjo liri veprimi është shumë e rëndësishme. Tani dua të sqaroj edhe çështje tjetër. Në ditët e sotme luftërat nuk zhvillohen më mes dy ushtrive të rregullta, pra nuk ka më luftë trup më trup. Shtetet perëndimore zotërojnë teknologjinë e duhur, për të shkatërruar në mënyrë të shpejtë ushtritë. Ndonëse edhe Sh.B.A.-ja zotëron një teknologji të tillë, ndonëse ajo imobilizoi 250.000 ushtarë amerikanë në pushtimin irakian, gjithsesi nuk ia doli mbanë që të thyente rezistencën popullore irakiane. Përbërjet ushtarake që do të jenë në dobinë tonë, duhet të jenë të këtij lloji. Si rrjedhojë shtoj se, ne zotërojmë një strategji të qartë dhe të hapur. Shteti cionist izraelit e di shumë mirë planin tonë, gjithashtu shteti izraelit e di shumë mirë se, sa i rrezikshëm është plani ynë, prandaj ushtria izraelite vazhdimisht kryen stërvitje ushtarake për mbijetesë”.
Gazetari Hasan Sivri: “Ashtu siç e dini dhe ju në trojet siriane veriore po ndodhin zhvillime të reja. Ushtria e përbashkët turke dhe saudite e quajtur “Feth” (Çlirimi) ka pushtuar qytetin sirian të Idlibit. Ndërsa tani po flitet për një pushtim të ngjashëm edhe për qytetin sirian të Halebit (Aleppos). Me sa duket në trojet siriane veriore, po luhet një skenar edhe më i madh se, përgatitja e Marrëveshjes së Bazuar në Kartën e Tretë të Gjenevës”.
Enis Nakkashi: “Me sa duket në trojet siriane veriore, po luhet një skenar edhe më i madh se, përgatitja e Marrëveshjes së Bazuar në Kartën e Tretë të Gjenevës. Amerikanët mund të lejojnë zhvillimin e negociatave, por Rexhep Tajjip Erdoğani nuk mund ta lejojë një gjë të tillë. Saditët dhe katarasit synojnë ndalimin e zhvillimit të negociatave. Si rrjedhojë themi se, Sh.B.A.-ja po e përdor këtë kartë për të ushtruar trysni politike, e megjithatë të tëra palët nuk mund të arrijnë në një marrëveshje. Me sa duket në trojet siriane veriore, po luhet një skenar edhe më i madh se, përgatitja e Marrëveshjes së bazuar në Kartën e Tretë të Gjenevës. Palat tjetër e ka kuptuar këtë plan. Kjo është arsyeja kryesore se, përse shteti iranian dhe shteti sirian kanë zbatuar Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes. Ashtu siç ka shprehur edhe udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah Sejjid Hasan Nasrullahu: “Ne do të luftojmë ne çdo vend që të jetë i nevojshëm luftimi, në ditët e sotme po luftojmë në qytetit libanez të Kalemunit, ndërsa nesër do të luftojmë atje ku do të jetë e nevojshme”, nënkuptohet se shtrirja gjeografike e luftimeve do të zgjerohet.
Gazetari Hasan Sivri: “Gazetari i të përditshmes siriane “Sefir” (Udhëtari) Muhammed Balut Kasim Sulejmanika shkruar se, mbi 20.000 luftëtarë kanë arritur në jug të qytetit sirian të Idlibit. Flitet se në këtë qytet po kryhen përgatitje ushtarake, e megjithatë deri në ditët e sotme nuk kemi hasur në një veprimtari ushtarake në fushëbetejë”.
Enis Nakkashi: “Jam i mendimit se është ende hetët të shkruhet si artikull. Megjithatë është e vërtetë se, po kryhen disa përgatitje ushtarake në përmasa të vogla. Ndoshta gazetari sirian Muhammed Balut Kasim Sulejmani e ka dëgjuar këtë lajm dhe e ka shkruar menjëherë. Por dua të shtoj faktin se, nuk është e largët dita që të nisë veprimtaria ushtarake në fushëbetejë në jug të qytetit sirian të Idlibit, por kësaj radhe përpara jush nuk do të shfaqen 20.000 luftëtarë, por 40.000 të tillë. Unë mund të them me bindje të plotë se, unë e kam marrë më herët vendimin tim mbi këtë çështje, mjafton që t’i hidhni një lexim fjalimeve të Sejjid Hasan Nasrullahut dhe jo artikujve të gazetave”.
“Ushtria siriane gjendej në kushte të vështira, sepse ajo u tërhoq në disa fronte por ia doli mbanë që tëmblidhte veten me ndihmën e aleatëve të saj. Ushtria shtetërore siriane, me ndihmën e Forcave të Imobilizmit Popullor dhe me ndihmën e Forcave të Mbrojtjes Kombëtare do të fuqizohet edhe më shumë. Pasi përfundojë beteja në qytetin libanez të Kalemunit, tërësia e trojeve siriane do të marrë frymë e lehtësuar. Pasi të përfundojë beteja në këtë qytet, Forcat e Imobilizimit Popullor dhe Forcat e Mbrojtjes Kombëtare do të jenënë gjendje gadishmërie dhe pritjeje”.
Gazetari Hasan Sivri: “Lëvizja Hizbullah ka bërë përparime të dukshme në qytetet libanezë të Kalemunit dhe Arselit. A mund të na ndriçoni se çfarë do të bëni pas çlirimit të këtyre qyteteteve?!”
Enis Nakkashi: “Lëvizja Hizbullah pas çlirimit të qyteteve libanezë të Kalemunit dhe Arselit, së bashku me Boshtin e Rezistencës do të vijojë të luftojë në fronte të tjera me të njëjtat mënyra”.
Gazetari Hasan Sivri: “Pra ju thoni se Lëvizja Hizbullah, do të luftojë edhe në qytetet sirianë të Idlibit dhe Diru’z-Zurit?! A mund të themi se Lëvizja Hizbullah po shndërrohet në një fuqi rajonale?!”
Enis Nakkashi: “Lëvizja Hizbullah edhe më herët ishte një fuqi rajonale, sepse prania e saj shtrihet si në trojet libaneze, siriane, irakiane edhe në tëra shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Lëvizja Hizbullah nuk do të ngurrojë qënesër të luftojë atje ku do të jetë e nevojshme, sepse shumë shtete të rajonit janë të përfshira nga luftërat. Ne tanimë e kemi marrë vendimin tonë: “Askush nuk mund t’i ripërcaktojë kufijtë e shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt, pa dëshirën dhe miratimin tonë, sepse edhe ne në të ardhmen kemi këndvështrimet tona mbi shtetet e Lindjes së Afërt”. Sirrjedhojë, Lëvizja Hizbullah do të luftojë atje ku do të jetë e nevojshme”.
Gazetari Hasan Sivri: “Në fillim të vitit 2015 Ushtria Shtetërore Siriane po përparonte me hapa të shpejtë. Rrethimi i qytetit sirian të Halebit (Aleppos) thuajse kishte përfunduar. Më pas ndodhën tërheqjet e lartpërmendura të ushtrisë shtetërore siriane. Gjatë kësaj epoke shteti rus nuk reagoi. “A nisi të luante një rol kyç Republika Islame Iraniane, në politikat mbi konfliktin sirian?! A mund të themi se shteti rus, i mundësoi Republikës Islame Iraniane, një rol kyç?!”
Enis Nakkashi: “Përkundrazi! Shteti sirian dhe ai rus nënshkruan një marrëveshje dypalëshe, për dërgimin e armatimeve ruse në shtetin sirian. Në ditët e sotme shteti rus, vijon t’u shesë armatime shtetit sirian, ashtu siç u shet armatime edhe shtetit irakian dhe Republikës Islame Iraniane. E thënë ndryshe në ditët e sotme, është pikërisht shteti rus, furnizuesi kryesor me armatim për shtetin sirian, irakian dhe iranian. Pra është shteti rus, ai qëluan një rol kyç në të tëra çështjet diplomatike. Shteti rus, përdor fuqinë e tij në vetot, mbështetjet, vendimet politike dhe shërbimin e saj të fshehtë (FSB-në) në dobi të shtetit sirian. Shteti rus, i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në rajon. Për sa u përket iranianëve, themi se ata e dinë se gjendja në trojet irakiane tanimë ka ndryshuar. Iranianët e dinë mirëse, trojet siriane janë të përfshira në një konflikt të armatosur civil. Iranianët u detyruan që t’i ribënin llogaritë mbi konfliktin irakian. Në ditët e sotme shteti irakian, e di mirë se cilat janë aftësitë e tij ushtarake”.
Gazetari Hasan Sivri: “A mund të themi se operacionet ushtarake, kanë lëvizur nga trojet siriane veriore, në trojet siriane jugore?! A mund të themi se selia e operacioneve të qytetit tëAmmanit të shtetit jordanez, po luan një rol më kyç se, sa roli i selisë së operacioneve të qytetit të Antakjas të shtetit turk?!”
Enis Nakkashi: “Po shumë e saktë! Shtetetet perëndimore të cilët kryejnë sulme në trojet siriane, pas zgjedhjeve parlamentare turke, nuk kanë më besim tek shteti turk. Shtetet perëndimore zbritën në trojet siriane jugore, sepse tanimëata i besojnë më shumë aleatëve jugorë. Megjithatë kjo nuk nënkupton se, ata do të japin urdhër, për tërheqjen e terroristëve të pafe tëISIS-it, nga qyteti sirian i Idlibit. Lufta e përgjakshme në trojet siriane vazhdon e papushim, si në frontin verior ashtu edhe në atë jugor. Ndërsa shteti turk, po i shfrytëzon këto grupe terroriste në dobi të interesave dhe përfitimeve të tij. Kur gjendja në politikën e brendshme turke ndryshon, atëherëedhe gjendja e këtyre grupeve terroriste ndryshon. Në ditët e sotme Lëvizja Hizbullah, po lufton kundër organizatës terroriste të pafe të El-Kaides (Al-Kaedas-Rendit) e cila është e pranishme në qytetin sirian të Idlibit. Lëvizja Hizbullah po lufton kundër organizatave terroriste tëpafe të Nusrës (Ndihmës) dhe ISIS-it ose Daishit, të cilat janë të pranishme nëqytetin sirian të Halebit (Aleppos). Tani dua të përmend faktin se asnjë nga këta organizata terroriste të pafe, nuk pranon të zhvillojë negociata me ne. Dua të them se edhe nëse gjendja politike pëson ndryshimene shtetin turk, atëherë ne do të duhet një fuqi shumë e madhe ushtarake, për t’i mposhtur përfundimisht këta organizata. Pra themi se, përplasja jonë me këta organizata terroriste është e pashmangshme. Si rrjedhojë, pohoj se ka një dallim thelbësor mes grupeve terroriste të pafe, të cilat janë të mbështetura nga shtetit turk dhe grupeve terroriste të pafe, të cilat i lufton shteti turk”.
Enis Nakkashi: “Shteti turk kishte për synim të krijonte një zonë sigurie, ose një zonë izolimi, mes tij dhe shtetit sirian”
Enis Nakkashi: “Para zgjedhjeve parlamentare turke, kam shprehur në një gazetë franceze se lufta që po zhvillohet në rajonin e Lindjes së Afërt, nuk është më një luftë për ndryshim pushtetesh por është shndërruar në një luftë të përmasave rajonale. Tani japim si shembull shtetin e parë, i cili nisi luftën në shtetet e rajonit. Bëhet fjalë për Mbretërinë Arabisë Saudite, e cila sulmoi dhe po sulmon në mënyrë të padrejtë shtetin dhe popullin jemenas. Themi se këta të fundit, janë të përfshirë brenda sulmeve të cilat po ndodhin në shtetet e Lindjes së Afërt. Pas nisjes së sulmeve saudite kundër populit jemenas, filloi të shtrohej pyetja se: “Cili do të ishte shteti i dytë, i cili do të përfshihej në luftë?!” A do tëpërfshihej në këtë luftë edhe shteti turk duke sulmuar trojet siriane veriore?!” Por mundësia për një përfshirje të tillë u zhduk pas zgjedhjeve parlamentare turke”.
Enis Nakkashi: “Lufta e Sauditëve Kundër Popullit Jemenas, do të Përfundojë me Zhdukjen e Dinastisë Saudite”
Gazetari Hasan Sivri: “Ndonëse sauditët kanë shpallur se, operacioni i quajtur “Stuhia e Vendosmërisë së Prerë” ka mbaruar, ata vazhdojnë të bombardojnë qytetet dhe popullin jemenas. Vallë cili është synimi i sauditëve?! Disa analistë politikë thonë se, synimi i sauditëve është ndarja në dy pjesë e shtetit jemenas dhe zgjatimi i qytetit jemenas të Hadrameutit, tanimë duke e shndërruar në një qytet saudit, deri në Gjirin e Adnit në Oqeanin Indian”.
Enis Nakkashi: “Tanimë sauditët e kanë të qartë se, po e humbin luftën në shtetin jemenas. Vazhdimi i sulmeve të avionëve ushtarakë bombardues sauditë, ka për synim nxitjen e urrejtjes së popullit jemenas, kundër Lëvizjes Ensarullah (Ndihmësit e Allahut). Tanimë sauditët janë të bindur se nuk ka rrugëdalje tjetër për këtë luftë. Unë citoj se sauditët tanimë e kanë humbur luftën. Për mendimin tim lufta e sauditëve kundër popullit jemenas, i ngjan luftës së sovietëve kundër popullit afgan. Me fjalë të tjera lufta e drejtë e popullit jemenas, kundër sulmeve saudite do të zhdukë familjen mbretërore saudite dhe si rrjedhojë edhe Mbretërinë e Arabisë Saudite. Populli jemenas është i vendosur, në luftën e tij të drejtë kundër sulmeve saudite. Tani dua të përmend faktin se, Mbretëria e Arabisë Saudite zotëron një pasuri tri miliardë dollarëshe dhe një ideologji radikale tekfiriste fetare uehhabiste-selefiste. Sauditët me anët të parave të naftës dhe të haxhinjve po përhapin ideologjinë e tyre radikale tekfiriste fetare uehhabiste-selefiste, jo vetëm në shtetin sirian por në mbarë shtetet e botës muslimane dhe jomuslimane. Kjo është një arsye më shumë, për të zhdukur nga faqja e dheut sa më shpejt, familjen mbretërore saudite dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite. Që nga Lufta e Dytë Botërore dhe deri në ditët e sotme familja mbretërore saudite, së bashku qeveritë amerikane kanë shfrytëzuar dhe poshfrytëzojnë sa të jetë e mundur,të tëra paratë e botës arabe në dobi të interesave dhe përfitimeve vetjake materiale të tyre”.
Gazetari Hasan Sivri: “Ndërkohë sipas gazetave dhe shtypit libanez në trojet siriane jugore, muslimanët durzitë kanë krijuar një ushtri vullnetare nga masat popullore dhe po përgatiten për luftën për mbijetesë. Megjithatë një pjesë e muslimanëv durzitë libanezë, kanë mbështetur muslimanët durzitë sirianë, ndërsa Xhanpollati e kundërshtoi këtë veprim. Madje Xhanpollati,nuk e përmendi as masakrën kundër muslimanëve durzitë në qytetit sirian të Idlibit”.
Enis Nakkashi: “Xhanpollati që në fillim ishte kundër regjimit sirian. Xhanpollati u ovat që t’i përfshinte muslimanët durzitë, në të ashtuquajturin “revolucion sirian”, por muslimanët durzitë i kthyen shpinën dhe mbajtën anën e regjimit sirian. Kjo është arsyeja se përse Xhanpollati, kur muslimanët durzitë u sulmuan në vend që t’i thonte “rezistoni” u tha se do t’i mbronte këta të fundit, kundër sulmeve në kuadrin e “përdorimit të marëdhënieve rajonale”. Por muslimanët durzitë mbajnë anën e regjimit sirian, ndërsa tani ata po krijojnë një ushtri vullnetare nga masat popullore. Disa shtete të rajonit si shteti turk dhe shteti jordanez e mbështesin pjesërisht Xhanpollatin, sepse duan që ai të bëhet sa më i fuqishëm në mesin e muslimanëve durzitë. Jam i mendimit se së shpejti organizata terroriste e pafe “Nusra” do të shprehë se: “Ne nuk do të luftojmë kundër muslimanëve durzitë” (ashtu siç bënë atëherë, kur masakruan muslimanët durzitë dhe më pas kërkuan ndjesë për këtë masakër). Atëherë ç’mësim duhet të nxjerrim nga këto të vërteta?! Duke u mbështetur në këta fakte pohojmë me bindje të plotë se, organizata terroriste e pafe “Nusra” e cila ka prerë ata që nuk i betohen, e cila ka vrarë të krishterët që nuk i binden dhe tani vendos të masakrojë edhe muslimanët durzitë, po merr edhe një ngjyrim politik”.
Gazetari Hasan Sivri: “Organizata terroriste e ISIS-it, pasi pushtoi qytetet irakianë të Ramadit dhe Tedmurit, nisi sulmet kundër anës veriore të qytetit sirian të Halebit (Aleppos) dhe kundër anës jugore të qytetit sirian të Hasekes. Megjithatë koalicioni ushtarak nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, nuk kreu asnjë sulm ajror kundër ISIS-it. Cili është synimi i Sh.B.A.-së?! Cili është roli i ISIS-it në këtë kaos të madh?!”
Enis Nakkashi: “Besoj se edhe ju e dini se, për çfarë shërben katalizatori në reaksionet kimike. Ja pra ky është pikërisht roli i ISIS-it, i përcaktuar nga Sh.B.A.-ja. ISIS-i nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së afrohet dhe largohet nga vendbanimet, qytetet dhe fshatrat e rajonit të Lindjes së Afërt. Ushtria amerikane nuk e ndjen të nevojshme që të luftojë në këta qytete, sepse këtë detyrë e kryen ISIS-i më së miri në terren. Pra në këtë rast Sh.B.A.-ja luan rolin e zotërisë ndërsa ISIS-i luan rolin e zagarit të zotërisë. Sh.B.A.-ja ka për synim fuqizimin e ISIS-it në trojet irakiane, për këtë arsye në njërën anë i bën trysni qeverisë irakiane, që të bëjë lëshime në dobi të ISIS-it, ndërsa në anën tjetër frikëson popullit irakian, duke u lënë të kuptojë se “ne jemi ata të cilët vendosim nëse ju duhet të jetoni ose duhet të vdisni”. Tanimë ka ardhur koha që i tërë rruzullli tokësor, të kuptojë se është Sh.B.A.-ja ajo e cila krijoi, financoi dhe kontrollon organizatën terroriste të pafe të ISIS-it. Qeveria amerikane krijon një kaos artificial dhe më pas lëshon zagarin e saj terroristët e ISIS-it në qytetet irakianë dhe sirianë për të zgjidhur këtë kaos artificial. Sh.B.A.-ja me anën e avionëve ushtarakë bombardues dhe me anën e zagarit të sajISIS-it, orvatet që të ripërcaktojë kufijtë e shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt. Ne kemi të dhëna të sakta të cilat vërtetojnë se, ushtria amerikane nuk e ndjen të nevojshme që të luftojë në këta qytete, sepse këtë detyrë e kryen ISIS-i më së miri në terren. Ushtria amerikane kur e ndjeu se ISIS-i i doli jashtë planit, kreu 50-60 sulme ajrore kundër ISIS-it në qytetin sirian të “Ajnu’l-Arabit” (Kobanit) ndërsa në disa qytete të tjera ka kryer gjithsej 10 sulme ajrore në një muaj. Ushtria amerikane e lejoi zagarin e saj ISIS-in, që të marshonte i qetëdhe i sigurtë për qindra kilometra të tërashqetësimin e dhe vëzhgimin e askujt”.
Gazetari Hasan Sivri: “AhmetDavutoğlu aludon se ISIS-i, është një krijesë e regjimit sirian dhe se bashkëpunon me regjimin”
Enis Nakkashi: “Lërmëni t’iu them se aludimi i Ahmet Davutoğlusë, është tërësisht i rremë dhe i pabazë. Ahmet Davutoğlu orvatet që të fajësojë shtetet e tjera, duke i quajtur ata përgjegjës për zagarin amerikan, ISIS-in. Tani dua të them se regjimi sirian i Beshar Esedit është duke e luftuar ISIS-in, për vite me radhë. Gjitashtu edhe shteti libanez, sirian dhe irakian janë duke e luftuar ISIS-in.Nëse organizata terroriste e pafe e ISIS-it, do të ishte e pranishme vetëm në trojet siriane, atëherë mund edhe ta pranonim si të vërtetë aludimin e Davutoğlusë. Por ky aludim nuk është i vërtetë, sepse ISIS-i lufton në trojet libaneze, siriane dhe irakiane. Nuk mund ta kuptoj këtë aludim kontradiktor të kryeministrit turk, sepse ai as në kuvendin e madh popullor turk të shtetit turk dhe as përpara popullit turk, nuk shprehet se ISIS-i është një organizatë e mirë ose e dobishme. Ashtu siç e kam sipërcituar zhvillimet e fundit, të ditëve të sotme në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt, janë probleme të cilat ndërthuren thellë me njëra-tjetërn. Këta probleme nuk janë të vërteta por janë një kaos artificial. Strategjia amerikane ka krijuar kaos, konflikt, krizë, luftë dhe probleme artificiale, por realisht dhe zyrtarisht nuk po ndodh asgjë. Kjo është aryejsa se, përse kjo strategji amerikane është emërtuar si “kaos artificial” në mënyrë që mendjet e njerëzve të turbullohen dhe të mos e kuptojnë kurrë se çfarë po ndodh në të vërtetë në botë.Besoj se edhe ju e dini se, për çfarë shërben katalizatori në reaksionet kimike. Ja pra ky është pikërisht roli i ISIS-it, i përcaktuar nga Sh.B.A.-ja. ISIS-i nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së afrohet dhe largohet nga vendbanimet, qytetet dhe fshatrat e rajonit të Lindjes së Afërt”.
Enis Nakkashi: “Modeli i Islamit Politik i Zbatuar nga Rexhep Tajjip Erdoğani, i CiliPasi Pësoi Goditje të Rënda, në Formën e Grushtit të Shtetit, në Shtetet Arabe Algjeriane, Tuniziane, Libiane dhe Egjiptiane, Tanimë Pësoi Goditje të Rëndë dhe në Shtetin Turk”
Gazetari Hasan Sivri: “Si i vlerësoni zgjedhjet parlamentare turke?! As presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, nuk mundi të krijonte regjimin presidencial që dëshironte dheas partia e tij, Partia për Drejtësi dhe Rimëkëmbje (AKP) nuk mundi të merrte shumicën e votave. Cili do të jetë ndikimi i kësaj disfate turke, në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt dhe veçanërisht në shtetit sirian?! Ashtu siç e dini dhe ju në trojet siriane veriore po ndodhin zhvillime të reja. Ushtria e përbashkët turke dhe saudite e quajtur “Feth” (Çlirimi) ka pushtuar qytetin sirian të Idlibit. Ndërsa tani po flitet për një pushtim të ngjashëm edhe për qytetin sirian të Halebit (Aleppos). A mund të na thoni se cili do të jetë hapi tjetër i tyre?!”
Enis Nakkashi: “Tani dua të sqaroj se gjendja e re politike e krijuar në shtetin turk, do të ketë ndikimet dhe pasqyrimet e saj në shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme. Por për ta zgjidhur këtë enigmë, fillimisht duhet të dimë shumë mirë se, cila ishte prapaskena e udhës që ndoqi Rexhep Tajjip Erdoğani, pas largimit të tij nga Partia e Lumturisë (Saadet Partisi) së të ndjerit Nexhmettin Erbakanit. Tani themi se arsyeja kryesore e largimit të Rexhep Tajjip Erdoğanit, nga Partia e Lumturisë (Saadet Partisi) së të ndjerit Nexhmettin Erbakani, ishte dëshira e tij e zjarrtë në përfshirjen e planeve dhe strategjive amerikane. I ndjeri Nexhmettin Erbakani, nuk pranoi të bashkëpunonte dhe t’i shërbente qeverisë amerikane. Kjo e fundit ia bëri të qartë Rexhep Tajjip Erdoğanit se, synimi saj ishte krijimi dhe fuqizimi i një partie të ashtuquajtur islame, por me zbatime dhe me themele demokratike. Qeveria amerikane me këtë strategji, synonte krijimin e partive të ngjashme, pra një parti e cila do të ishte një model edhe në shtetet arabe. Si rrjedhojë qeveria amerikane nëpërmjet kësaj strategjie, synonte krijimin e partive politike islame, të cilat do të ishin aleate të fuqishme të shteteve perëndimore. Qeveria amerikane nëpërmjet kësaj strategjie, synonte korrjen e dy fryteve. Fryti i parë do të ishte spastrimi i rajonit nga shtetet diktatoriale, tirane dhe armike, ndërsa fryti i dytë do të ishte zhdukja e botëkuptimit të partive politike armike islame dhe krijimi i botëkuptimit të ri të partive politike islame, të cilat do të ishin aleate të fuqishme të shteteve perëndimore. Qeveria amerikane synonte shfarosjen e terroristëve radikalë muslimanë, por kësaj radhe duke ua lënë përmbushjen e kësaj detyre partive politike islame.”.
“Lërmëni t’iu them se në muajin mars të vitit 2005, autori i veprës “Përplasja e Qytetërimeve” Samuel Huntingtoni erdhi te ju, pra në shtetit turk. Ky i fundit në një konferencë për shtyp shprehu: “Mos u lodhni kot! Shteti turk nuk do të hyjë kurrë në Bashkimin Europian. Megjithatë shteti turk mund t’i shërbejë interesave të qeverisë amerikane, në rajonin e Lindjes së Mesme. Shteti turk mund të bëhet pjesë e strategjisë amerikane, të krijimit të partive politike islame”. Menjëherë pas kësaj konference Rexhep Tajjip Erdoğani dhe Ahmet Davutoğlu iu përveshën punës me mish e me shpirt, në shërbim të kësaj strategjie. Në ditët e sotme disfata e Rexhep Tajjip Erdoğanit, nënkupton dhe disfatën e kësaj strategjie. Modeli i Islamit politik i zbatuar nga Rexhep Tajjip Erdoğani, i cili pasi pësoi goditje të rënda, në formën e grushtit të shtetit, në shtetet arabe algjeriane, tuniziane, libiane dhe egjiptiane, tanimë pësoi goditje të rëndë dhe në shtetin turk” Kjo strategji ndalon vendosjen e një sistemi demokratik të vërtetë në shtetin turk. Populli turk është një popull i zgjuar, i cili zotëron këndvështrimet dhe mendimet e tij në lidhje me shtetin. Populli turk me të drejtë mund të shtrojë pyetjen: “Përse ne duhet që të mbështesim këtë strategji?! Përse qeveria amerikane i fut hundët kaq shumë, në punët tona të brendshme?!” Gazetarët guximtarë të cilët ua shtrojnë këto pyetje presidentit turk, akuzohen nga ky i fundit si agjentë të huaj, si gazetarë të shitur, ose si marioneta të dikujt dhe si përfundim arrestohen ose burgosen. Presidenti turk ka dëshirëqë askush të mos fusë hundët në politikën e tij brendshme ose të jashtme. Nëse në të vërtetë presidenti turk, kishte për synim krijimin e një partie politike islame, atëherë nuk duhet ta shndërronte shtetin turk në një regjim diktatorial. Ndonëse në shtetin turk zhvillohen zgjedhje parlamentare, ky fakt nuk nënkupton se shteti turk udhëhiqet nga një sistem demokratik, në këndvështrimin e respektimit dhe vlerësimit të shumëllojshmërisë së larmisë së mendimeve të të tëra partive. Shtetet e rajonit duhet të nxjerrin mësim nga zhvillimet e fundit të shtetit turk”.
Enis Nakkashi: “Luftimet e Fundit, në Shtetet e Rajonit të Lindjes së Mesme, po Ndodhin mbiIdentitetet Etnike dhe jo mbi Partitë Politike”
Enis Nakkashi: “Cili është problemi më i madh në luftimet e fundit, në shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme?! Problemi më i madh në luftimet e fundit, në shtetet e rajonit është se, këta luftime po ndodhin mbi idenitetet etnike, në vend që të ndodhin mbi partitë politike. Banorët e ndryshëm të shteteteve të rajonit, luftojnë për një farefis ose identitet të përcaktuar, por askush nga këta banorë nuk këshillon një program të mirëfilltë politik gjithëpërfshirës për shtetet përktëse. Të tërë shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt duhet që të riorganizojnë një program politik në mënyrë graduale. Një nga problemet kryesore të këtyre shteteve është përfundimi i luftërave të lëvizjeve kombëtare çlirimtare, sepse këta shtete gjenden ende nën sundimin e shtetetve perëndimore, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së. Kur e them këtë kam për qëllim, dukurinë e sundimit të shteteve perëndimore mbi shtetet e rajonit, në këndvështrimin ushtarak, politik, ekonomik dhe shoqëror. Këta shtete nuk janë të afta, që të krijojnë një sistem politik të pavarur nga ai i shteteve perëndimore dhe as janë të aftë që të ndërtojnë një sistem ekonomik të pavarur nga ai i shteteve perëndimore. Si rrjedhojë pohojmë me bindje të plotë se, jo vetëm shtetet arabe libaneze, siriane dhe irakiane, por asnjë nga shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt nuk i ka përfunduar ende, luftërat e lëvizjeve kombëtare çlirimtare. Në këta shtete përfshihet dhe shteti turk, i cili ndonëse është fuqizuar shumë, për sa kohë që do të jetë i varur nga shtetet kapitaliste perëndimore nuk do të mund të jetë i pavarur. Ashtu siç ka sipërcituar dhe kryeministri turk: “Ne nuk kemi asnjë problem me shetet fqinjë, sepse ne ndajmë të njëjtin botëkuptim politik dhe shoqëror me ta. Ne ndajmë të njëjtin qytetërim me këto shtete, sepse kemi një histori të përbashkët”. Tani dua të shtoj se në ish Perandorinë Osmane, ndonëse shtetet e rajonit kishin shumëllojshmërinë e tyre etnike dhe larminë e tyre fetare, jetonim të tërë së bashku të gëzuar dhe të lumtur. Shtetet dhe popujt e rajonit duhet ta shohin shumëllojshmërinë etnike dhe fetare, si një mundësi e bukur për të bashkëjetuar dhe jo si një mundësi e shëmtuar për të luftuar dhe për t’u vrarë mes tyre. Pasi ta kenë kuptuar mirë këtë dukuri, do të arrijnë në përfundimin se, sa i kotë dhe i rremë është dyluftimi mes turkut kundër kurdit dhe arabit kundër kurdit”.
Gazetari Hasan Sivri: “Ç’mendim keni për Rozhavën (trojet kurde siriane) dhe popullin kurd?! Thuhet se populli kurd është duke këshilluar njëri-tjetrin, që të jetojnë së bashku në Rozhavë?!”
Enis Nakkashi: “Po edhe unë e kam dëgjuar diçka të tillë. Populli kurd jeton në një zonë të rajonit dhe ka vuajtur shumë nga të katër anët. Populli kurd është i rrethuar nga populli arab, nga populli turk dhe nga shumë farefise me prejardhje iraniane. Populli kurd që nga epoka e çlirimtari të Kudsu’-Sherifit (Jeruzalemit) Salahuddin Ejjubit deri në ditët e sotme, nuk ia doli mbanë që të krijonte një shtet kurd. Megjithatë populli kurd kërkoi dhe gjeti mënyrat e duhura të bashkëjetesës me popujt e tjerë të rajonit. Pasi të përfundojmë luftën e lëvizjeve tona kombëtare çlirimtare, do të kujdesemi të ruajmë shumëllojshmërinë etnike dhe fetare të popujve dhe shteteve të rajonit. Luftimi i identiteve etnike do të na dobësojë të tërëve, prandaj duhet që të punojmë fort, në krijimin e një sistemi federal njëlloj siç është Bashkimi Europian ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës, normalisht duke shfrytëzuar edhe burimet tona mbitokësore natyrore dhe burimet tona nëntokësore minerare. Ne duhet të punojmë fort, në krijimin e një sistemi federal ose konfederate, e cila do të zgjidhte problemin e identitetit etnik njëherë e përgjithmonë. Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se, të tërë popujt dhe shtetet e rajonit do të flisnin lirisht në gjuhën e tyre amtare. Si për shembull arabi do të fliste arabisht, kurdi do fliste kurdisht dhe turku do të fliste turqisht, pa patur arsye që të grinden, të rrihen ose të vriten me njëri-tjetrin”.
Gazetari Hasan Sivri: “Sipas mendimit tuaj, a do ta pranojë shteti sirian gjendjen e re, në trojet siriane veriore, pra mendimin krijimit të njësistemi federal, ose konfederate duke përfshirë këtu edhe Rozhavën (trojet kurde siriane)?!”
Enis Nakkashi: “Sipas mendimit tim shteti sirian, është i detyruar që ta pranojë gjendjen e re. Ka ardhur koha që shteti sirian duhet ta pranojë faktin se, ideologjia e Partisë Socialiste Be’ath (Ringjallja) nuk ka më asnjë vlerë. Para shumë viteve kjo parti doli si një rrymë nacionaliste, me parrulla të tilla si “Çlirimi i Trojeve Palestineze” dhe “Bashkimi i Mbarë Popujve Arabë”. Por Partia Socialiste Be’ath nuk bëri të mundur as çlirimin e trojeve palestineze dhe as që ia doli mbanë që të bashkonte tu tërë popujt arabë. Por ajo dështoi tërësisht, në përmbushjen e detyrës së saj historike. Në ditët e sotme populli i vetëm, që lufton me mish e me shpirt për çlirimin e trojeve palestineze është populli iranian, i cili nuk është një popull arab. Gjithashtu në ditët e sotme populli i vetëm që ndihmon, mbështet dhe lufton në anën e shtetit dhe popullit sirian, është populli iranian. Ky i fundit mes Lëvizjes Hizbullah, e cila nuk është një lëvizje nacionaliste, por muslimane ndihmon, mbështet dhe lufton në anën e shtetit sirian. Si rrjedhojë themi se ne duhet të ndryshojmë mënyrën e konceptimit dhe mendimit.Vijimi i luftimeve mes shteteve të rajonit dhe krijimi njëi shteti kobëtar kurd, nuk do të kishte asnjë vlerë në sytë e faktorit ndërkombëtar. Tani dua të shtoj se në ish Perandorinë Osmane, ndonëse shtetet e rajonit kishin shumëllojshmërinë e tyre etnike dhe larminë e tyre fetare, jetonim të tërë së bashku të gëzuar dhe të lumtur. Shtetet dhe popujt e rajonit duhet ta shohin shumëllojshmërinë etnike dhe fetare, si një mundësi e bukur për të bashkëjetuar dhe jo si një mundësi e shëmtuar për të luftuar dhe për t’u vrarë mes tyre.Banorët e këtyre shteteve duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e fshatit, qytezës, qytetit ose shtetit ku jetojnë. Si rrjedhojë, askush nuk do të ketë arsye që të kërkojë llogari nga bashkëqytetarët e tij, sepse në këtë mënyrë 80 % e vendimeve do t’i marrin vetë qytetarët. Por tani duhet të përmend faktin e shfrytëzimit të burimet tona mbitokësore natyrore dhe burimeve tona nëntokësore minerare. Themi se askush nuk do të thotë më: “Ky burim i gazit natyror është i imi”. Duke u mbështetur në këtë sistem federal, arrijmë në përfundimin se nafta arabe do të dërgohej drejt shtetit turk, ndërsa gazi natyror iranian do të dërgohej drejt shtetit irakian. Tërësia e popujve të rajonit, ka shumë nevojë për bashkëpunimin dhe bashkëjetesën në paqe me njëri-tjetrin”.
Enis Nakkashi: “Zgjidhja e Vetme për Bashkëjetesën në Paqe të Shteteve të Rajonit të Lindjes së Afërt,Është Krijimi i një Sistemi Federal ose Konfederate. Deri në Ditët e Sotme Çështja Kurde Është Kthyer në një Çështje Luftimi. Përse të mos e Shndërrojmë Çështjen Kurde në një Çështje Mirëkuptimi?!”
Enis Nakkashi: “Pikë së pari shtetet e rajonit, duhet t’i përfundojnë lëvizjetkombëtare çlirimtare. Pikë së dyti këta shtete, duhet të krijojnë një mjedis afrimiteti dhe mirëkuptimi mes tyre. Pikë së treti shtetet e rajonit, duhet të riorganizojnë me sukses sistemet e tyre politike. Këta shtete duhet të përqendrohen në zgjidhjen e problemeve të tyre sh. E. P. Dhe çështjeve e tyre etnike dhe fetare. Unë po shkruaj një libër, i cili këshillon zgjidhjen përfundimtare të këtyre çështjeve. Ndërsa po kërkoja materiale për shkrimin e librit tim, rastisa në veprën me titull “Konfederalizmi Demokratik” e kryeterroristit kurd Abdullah Öxhallanit (Hakmarrësit). Nuk ka rëndësi fakti se disa analistë politikë aludojnë se këtë vepër e kanë shkruar europianët dhe jo Abdullah Öxhallani. Ajo që ka rëndësi është fakti se, gjithçka që ndodh mes dy popujve lë gjurmë. Si për shembull kundërshtimi i ditëve të sotme, i Partisë Nacionaliste Popullore (MHP) së Devlet Bahçeliut për krijimin e një koalicioni qeverisës, me Partinë Drejtësi dhe Rimëkëmbje (AKP) të Rexhep Tajjip Erdoğanit. Por nëse shtete e rajonit, do të jetonin në një sistem federal ose konfederatë, atëherë Partia Nacionaliste Popullore (MHP) e Devlet Bahçeliut, nuk do të mund të kundërshtonte ligj, të vendosur nga miratimi i dy popujve. Zgjidhja e vetme për bashkëjetesën në paqe të shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt, është krijimi i një sistemi federal ose konfederate, i bazuar mbi themelet gjeopolitikë ose gjeoekonomikë. Kështu ne do t’ia dilnim mbanë, që të shmangnim luftimet e problemeve etnike dhe fetare, duke bërë të mundur që popujt arabë, populli turk, populli kurd dhe populli fisnik iranian do të mund të jetonin në një rajon të qetë dhe në paqe. Ne duhet të zotohemi, për kërkimin e mënyrave e duhura, për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemet dhe çështjet tona. Ne duhet të orvatemi për shndërrimin e çështjes kurde, në një çështje mirëkuptimi!”
Gazetari Hasan Sivri: “Ju faleminderit shumë z. Enis Nakkashi për kohët e vyer, që na kushtuat”.
Burimi: Medya Şafak (www.medyasafak.net)