Shejhu i Qendrës Islame Al-Az-har: Muslimanët shiitë, sunnitë formojë një Ummet të Bashkuar
Shejh Ahmed el-Tajjib, imami i Qendrës Islamike Al-Azhar të Egjiptit, theksoi se muslimanët shiitë dhe sunitë janë të gjithë muslimanë besnikë dhe përbëjnë një Ummet të Bashkuar.
Shejh Ahmed Al-Tajjib i tha këto në transmetimin e tij të përditshëm me rastin e muajit të Ramazanit në TV el-Misriyah TV, duke shtuar se muslimanët Shia dhe Sunni janë që të dy pasuesit e një feje dhe janë në një varkë.
Ai shtoi se Qendra Islamik e Al-Azhar kërkon unitetin e Ummetit Musliman, duke theksuar se nuk është koha tani për mosmarrëveshje dhe përçarje.
Shejh Ahmed Al-Tajjib gjithashtu hodhi poshtë idenë se shtetet Sunnite janë nën kërcënim nga shkollat tjera të mendimit islamik.
Komentet e tij vijnë në kohën kur propaganda anti-Shia po përhapet në Egjipt nga grupet Vahabiste- Selefiste në vitet e fundit.
Selefistët provokojnë grindjet sektare në Egjipt për të çuar përpara agjendën e tyre përçarëse.
Rritja e ndjenjave anti-Shia kanë çuar disa-herë në gjarje tragjike.
Në qershor të vitit 2013, një turmë e zemëruar e udhëhequr nga dijetarët saudit të mbështetura nga të Selefitë e Egjiptit dogjën shtëpitë e muslimanëve shiitë në fshatin e vogël të Zawyat Ebu Musalam në rrethin e Giza-s, duke vrarë katër qytetarë, duke përfshirë edhe autoritetin e shquar fetar shia, Shejh Hassan Shehata.
Burimi: IQNA News