Izrael

Shteti IzraelitKa Mjekuar 1600 Militantë Xhihadistë të Plagosur në Siri

Lajmi i Lindjes së Afërt: “Sipas lajmeve të transmetuara në televizionin sirian “Mejadin” (Sheshet) bëhet e ditur se, deri tani shteti izraelit ka mjekuar 1600 militantëxhihadistë të plagosur në Siri”.

Lajmi i Lindjes së Afërt:“Sipas lajmeve të transmetuara në televizionin sirian “Mejadin” (Sheshet) bëhet e ditur se, stacioni televiziv izraelit “Channel Two” (Kanali Dy) ka transmetuar një program, në të cilin është trajtuar çështja e transportimit të militantëve xhihadistë të plagosur në Siri në spitalet izraelite”.

Sipas këtij programi bëhet e ditur se, deri më tani në spitalet izraelite janë mjekuar 1600 militantë dhe se këta spitale vazhdojnë mjekimin e militantëvexhihadistë të plagosur, të cilët janë duke u transportuar çdo ditë.

Një militant xhihadist i plagosur në Siri, i cili vazhdon mjekimin në spitalin izraelit të“Neharijas”, u shpreh për gazetarin e stacionit televiziv izraelit të “Channel Two” (Kanali Dy) se: “Pasi të mjekohem do të rikthehem në trojet siriane, për të vrarë sa më shumë muslimanëve aleuitë, shiitë dhe durzitë. Megjithatë unë nuk do t’i vras kurrë çifutët, sepse unë këtu përjetova se sa mirë sillen çifutët me mua”.

Më pas stacioni televiziv izraelit “Channel Two” (Kanali Dy) vijoi më tej, duke transmetuar pamje të disa militantëve xhihadistë të plagosur, të cilët bënin thirrje në gjuhën hebreje duke sqaruar se, ishin anëtarë të organizatave terroriste si “Ushtria e Lirë Siriane”, “Nusra” dhe ISIS-i “Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë”.

Ky stacion televiziv sqaroi për publikun e gjërë izraelit se: “Sytë e këtyre militantëve xhihadistë, janë të mbushur plot me urrejtje, por kjo urrjejte nuk është e drejtuar kundër shtetit izraelit. Zemrat e këtyre militantëve xhihadistë, janë të mbushura plot me dashuri për qeverinë izraelite. Ata do të rikthehennë trojet siriane, për të vrarë sa më shumë muslimanë”.

Burimi: Yakın Doğu Haber