Kur'ani - Nëna e të gjitha filozofive
Myriam Francois-Çerrah u bë popullore që kur ajo ishte një fëmijë për rolin e saj në filmin hit në vitet '90-ta 'Sense and Sensibility.' Tani ajo po fiton më shumë popullaritet sepse është njëra nga një numër në rritje i femrave të arsimuara të konvertuara në Islam në Britani. Ajo ka kontribuar kohët e fundit në një seri të videove për fenë Islam të prodhuara në Britani të Madhe me titull, Frymëzuar nga Muhammedi.
Unë e përqafova Islamin pas diplomimit në Cambridge. Edhe pse isha katolike skeptike, një besimtare në Zot, por me një mosbesim ndaj fesë së organizuar.
Kur'ani është i rëndësishëm për mua. Së pari u përpoqa t'i qasen me zemërim, si pjesë e një përpjekje për t’i dhënë fakte një miku tim musliman se ishte i gabuar. Më vonë fillova leximin e Kur’anit me një mendje më të hapur.
Surja e parë e Kur’anit, Al-Fatiha, që i drejtohet gjithë njerëzimit, psikologjikisht tek unë la gjurmë. Kur’ani flet për shkrimet e mëparshme në mënyrë që unë i pranoja, por që ishin të ndryshme. Kur’ani më sqaroi shumë nga dyshimet që kam pasur në lidhje me krishterimin.
Në një botë të qeverisur nga relativizmi, Kur’ani paraqiti të vërteta objektive morale dhe themelin e moralit.
Si dikush që gjithmonë ka pasur një interes të madh në filozofi, Kur'ani më duket si kulmi i gjithë kësaj përsiatje filozofike.
Ai kombinon Kantin, Humen, Sartrin dhe Aristotelin. Ai arrin të adresojë dhe t’i përgjigjet pyetjeve më të thella filozofike të paraqitura gjatë shekujve të ekzistencës njerëzore dhe të përgjigjet asaj, pyetjes më themelore, Pse jemi këtu?
Në Profetin Muhammed (paqja qoftë mbi të), kam njohur një njeri i cili ishte i ngarkuar me një mision të rëndësishëm, si paraardhësit e tij, Musai (Moisiu, Isai (Jezusi) dhe Ibrahimi (Abrahami (paqja qoftë mbi të gjithë ata).
Unë mendoj se shumë nga miqtë e mi të ngushtë mendojnë se jam duke shkuar nëpër një fazë tjetër , por nuk e kuptojnë besimin tim .
Disa nga miqtë e mi më të afërt e bënë më të mirën e tyre për të mbështetur mua dhe për të kuptuar vendimet e mia. Kam mbetur shumë e afërt me disa nga miqtë e mi të fëmijërisë dhe nëpërmjet tyre unë njohë universalitetin e mesazhit hyjnor, sepse vlerat e Zotit shkëlqejnë përmes veprave të mira çdo bën çdo njeri.
Unë kurrë nuk e kam parë konvertimin tim si një 'reagim' ndaj, ose një kundërshtim me kulturën time. Përndryshe, kjo ishte një vlerë e asaj që unë kam menduar gjithmonë se është e lavdërueshme, duke qenë një udhëzim për zonat që kanë nevojë për përmirësim. Kam gjetur edhe shumë xhami ku nuk jam mirëpritur dhe ku gjeta rregulla dhe protokolle konfuze dhe shtresuese.
Ekziston nevoja për një identitet të besueshëm, të artikuluar si musliman anglez që mund të kontribuojë në diskutimet e kohës sonë. Islami nuk duhet të mendohet si një fe e huaj, ne nuk duhet të ndjehemi se ne kemi humbur të gjitha gjurmët e vetes. Islami është një vlerë për të mirën tonë dhe një mjet për të përmirësuar të keqen.
Islami gati gjithmonë ka pasur ekuilibër dhe unë mendoj se edhe i Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), mesazhi i tij themelor është për të ruajtur drejt-peshimin, ekuilibrin në të gjitha veprimet që ne bëjmë.
Mesazhi i Profetit ishte gjithmonë që ju të keqen ta ktheni me të mirë, dhe gjithmonë përkujtoni Zotin, mos harroni se Zoti e do drejtësinë, kështu që edhe kur njerëzit kryejnë padrejtësi të rënda kundër jush, ju keni një përgjegjësi morale dhe një detyrim moral para Zotit gjithmonë përkrahni drejtësisë dhe kurrë mos i shkelni këto kufizime.
Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Faleni atë që ju ka bërë keq. Shkoni tek ai që nuk ju vjen. Bëni mirë atij që ju ka bërë keq, dhe flisni të vërtetën edhe nëse ajo është kundër vetes.
Bukuria e Islamit vërtetë është e veçantë, kur Islami bëhet i qartë; dhe kur bëhet i qartë, atëherë ju bëni ate një mjet për përmirësimin e vetes, shoqërisë, njerëzimit dhe botës.
Idealja nga një perspektivë Islame është që etika të bëhet etikë e përjetuar, e aplikuar, jo të mbetet, për fat të keq, siç mbetet shpesh diku e vetmuar e cila është më shumë e divorcuar nga realiteti.
Burimi: English.bayynat