Etiopianët protestojnë në Izrael kundër racizmit
Qindra hebrenj etiopianë në Izrael kanë dalur në rrugë në qytetin e Haifa-s për të shprehur zemërimin e tyre kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë së regjimit.
Rreth 400 protestues marshuan në qytet të martën nën moton Të zi ose të bardhë, ne jemi të gjithë qenie njerëzore.
Protestuesit mbanin lartë mbishkrime ku shkruante Me qenë i zi nuk është krim dhe kërkonin që regjimi i Izraelit duhet të respektojë etiopianët në tokat e pushtuara palestineze. Ata gjithashtu bënë thirrje për forcat e policisë të cilët abuzojnë me burgosjen e tyre.
Një nga organizatorët e protestës tha: Tel Avivi duhet të japë përgjigje pyetjes se si është e mundur që anëtarët e komunitetit të vazhdojnë të vuajnë nga diskriminimi dhe krimi në lagjet ku jetojnë.
Një banor i Haifa-s, Avishai Adaneh, 32 vjeçar, ka dënuar racizmin e regjimit dhe diskriminimin e institucionalizuar kundër hebrenjve me prejardhje etiopiane.
“Unë kam qenë duke vuajtur nga racizmi policor për 30 vjet dhe në çdo vend, në çdo pjesë të Izraelit. Ne duam vetëm barazi. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore , tha Avishai Adaneh.
Organizatori i protestës, Guy Shamir tha se qëllimi i marshimit është për të tërhequr vëmendjen për traumat e javës së kaluar, kur një tubim kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në Tel Aviv më 3 maj 2015 u shndërrua në dhunë policore.
Gjatë protestës në Tel Aviv, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës dhe granata tymuese në protestues gjatë demonstratave të organizuar nga hebrenjt etiopianë. Rreth 65 protestues, duke përfshirë policë, u plagosën në përleshjet.
Tubimi në Haifa ishte i fundit nga një numër i protestave të mbajtura pas një video të re e cila u publikua, ku duket se si një etiopian rrahet nga policia në një sulm racist.
Etiopasit janë ankuar për një kohë të gjatë për trajtim të padrejtë ndaj tyre dhe të dhunës policore nga autoritetet izraelite. Mijëra hebrenj me prejardhje etiopiane, të cilët jetojnë në territoret e pushtuara palestineze, janë trajtuar si qytetarë të klasit të tretë.
Burimi: Press TV