Liban

Nasrallah: Sundimtarët Sauditë janë shtypës, diktatorë

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut, Sejid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut, Sejid Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut, Sejid Hassan Nasrallah kritikoi sundimtarët sauditë për shtypjen e popullit të Jemenit dhe masakrimin e  civilë në vendin fqinj.

Sundimtarët Al Saud janë diktatorë dhe shtypës që sulmojnë njerëzit e shtypin popullin e  Jemenit dhe po e rrisin shkallën e krimeve të tyre dhe kanë arritur një nivel të paparë në histori, tha Nasrallah në një konference në video - mesazh me një takim të instruktorëve dhe dijetarëve të Seminareve të Kumit të dielën .

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut, Sejid Hassan Nasrallah  tha se Rijadi ka sulmuar Jemenin për shkak se ai nuk mund të shihte një qeveri të zgjedhur dhe  të pavarur nga shteti fqinj.

Sejjid Hassan Nasrallah theksoi kundërshtimet e regjimit Saudit ndaj  sistemit Islamik të Iranit, dhe tha: Qeveria Saudite është Islame në sipërfaqe dhe me emër.

Populli  i Jemenit  është ngritur në këmbë për pavarësinë e tyre kundër Sauditëve dhe ata do të bëjnë më të mirën e tyre në këtë drejtim, vazhdoi ai.

Ai përsëriti se besimi dhe vullneti i popullit të Jemenit është mjaft i qartë, dhe tha: Populli i Jemenit ka nevojë për diplomacinë politike dhe ata të qëndrojnë të fortë në rrugën e tyre drejt pavarësisë dhe lirisë.

Burimi: FNA