Imami Sunni në Irak: Luftimi i ISIL-it është një domosdoshmëri fetare
Një autoritet i lartë fetar sunni në sunit në Irak e përshkroi luftën kundër grupit terrorist ISIL si një domosdoshmëri fetare.
Shejh Halid al-Mala, kryetar i Kuvendit të Dijetarët Sunnitë të Irakut, tha se ISIL-i është një grup tekfiristë dhe kjo është detyrë e çdo muslimani për të parandaluar rritjen e grupit, njoftoi faqja e internetit Itijahpress website.
Luftimi i DAESH (ISIL) në çdo pjesë të tokës është një detyrë e shenjtë fetare, përsëriti ai.
Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL, ISIS ose IS) është një grup militant në Irak dhe Siri besohet se përkrahet, mbështetet nga Perëndimi dhe disa shtetet arabe në rajon.
I ashtuquajturi Shteti Islamik si shtet i pavarur në territorin e Irakut dhe Sirisë, pretendon që në të ardhmen ka për qëllim, synim që në Shtetin Islamik të përfshihet edhe Libani, Palestina, Jordani, Qipro dhe Turqija Jugore.
Grupi ekstremist, ISIL-i, i cili kontrollon pjesë të territorit verior të Sirisë, ka dërguar luftëtarët e tij në Irakun fqinj në muajin qershor 2014 dhe me shpejtësi ka pushtuar hapësira të mëdha toke në të dy anët e kufirit, në Siri dhe Irak.