Liban

Hezbollahu mund të detyrojë në shpërngulje miliona izraelit

Mediat të regjimit cionist izraelit gati në tërësi”në transmetimin e drejtëpërdrejtë” kanë përcjell fjalimin e sekretarit gjeneral të Lëvizjes së rezistencës islamike të Libanit, Hezbollahut, Hasan Nasrullahut, i cili ka deklaruar se në rast të aventurës së re ushtarake izraelite kundër Libanit, si pasojë e saj do të vjen gjer te shpërngulja e miliona izraelitëve.

Mediat izraelite kanë kushtuar vëmendjen e posaqshme fjalimit të kreut të Hezbollahut, si reaksion në kërcënimet e fundit të krerëve izraelit për shpërnguljen e 1,5 milion libanezëve në rast të luftës së re në jug të Libanit. Gazeta ditore libaneze ”El Ahbar” ka shkruar:”Mediat izraelite vëmendjen e tyre e kanë përqendruar në fjalimin e kreut të Hezbollahut dhe e kanë transmetuar gati në ”transmetim të drejtpërdrejtë”.

Reporterët e kanaleve televizive izraelite në raportet e tyre kanë cekur se lideri i Hezbollahut ka përcjell porosin qeveritarëve izraelit, duke theksuar se Lëvizja libaneze e rezistencës është në gjendje që në konfliktin ushtarak me cionistët, do të jenë në gjendje të shpërngulin disa miliona izraelit.

Ata në raportimet e tyre kanë cek se Hasan Nasrullahu ka thënë se ”Kur Izraeli do të ketë ndërmend të sulmojë shtëpitë tona, nuk do të mbesin gjurmë edhe të shtëpive të tyre”, duke kuptuar këtë si kërcënim dhe premtim i çartë. Mediat informative izraelite kanë publikuar se ky fjalim i Nasrullahut është formë e ekspozeut defansiv në kushtet kur Hezbollahu është i koncentruar në konfliktin në Siri.

Burimet e njëjta kanë cek: “Po, Hezbollahu është i zënë me luftën në Siri, por aspak nuk është dobësuar në fuqinë e tij, pasi që është në gjendje të mundojnë Izraelin dhe të detyrojnë izraelitët edhe në shpërngulje.

Burimi: globalcir