Konferenca e Ipeshkve Europianë zotohet për thellimin e dialogut me Islamin
Ipeshkvët dhe zyrtarët e Konferencës Ipeshkvnore përgjegjës për marrëdhëniet me muslimanët në Evropë kanë afirmuar angazhimin e tyre për dialog.
Islami është një fe e pasur dhe e larmishme në traditën e saj me shumë shkolla të mendimit, deklaruan pjesëmarrësit në një takim të sponsorizuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës në Abbey të Shën Maurice në Zvicër.
Megjithatë, si të gjitha fetë, Islami përballet me sfidat e radikalizmit brenda kontekstit bashkëkohor, vazhdoi deklarata. Në tejkalimin e radikalizmit, ne kemi nevojë për lirinë e fesë dhe parimin e saj themelor, lirinë e ndërgjegjes.
Duke bërë thirrje për një ”vetë-ekzaminim të thellë” dhe lutje dhe mikpritje ndaj 'tjetrit' në mesin tonë, nënshkruesit u zotuan të ripërtërijnë dhe të thellojnë angazhimin tonë për dialog nga një këndvështrim fetar, kulturor, dhe social. Ne gjithashtu betohemi se kemi për t'u angazhuar në një takim dinamik me muslimanët në nivelin akademik intelektual dhe në nivelin fundamental.
Burimi: Catholic Culture