Pse Izraeli nuk ka frikë nga ISIS-i?
Sukseset e grupeve terroriste militante, të ashtuquajtur ISIS-i, i cili ka okupuar gjysmën e Sirisë si dhe sukseseve të mëdha të arritur në Irakun fqinjë, edhe përkundër sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar të cilët e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit, ka hapur shumë çështje që kërkojnë përgjigje?
A me të vërtetë koalicioni amerikan në luftë kundër terrorizmit e sulmon ISIS-in, apo vetëm me këtë i hap rrugët ISIS-it që të mund të vendos dominimin e tij mbi numrin e madh të rajoneve dhe okupimin e territoreve të mëdha arabe? ISIS-i me lehtësi të mëdha okupon territoret arabe dhe lirisht mund të thuhet se për ata, sikurse që thotë një fjalë popullore, është lehtë sikur hallva që përgatitet. Njashtu, duket se të gjitha këto lëvizje pasive dhe aktive zhvillohen në mënyrë shumë të çuditshme, e të cilat i plotësojnë interesat dhe qëllimet e Izraelit sionist. Vetëm Izraeli në Lindjen e Afërt, dhe mund të thuhet ndoshta edhe në botë, është ai i cili nuk i frikësohet organizatës terroriste ISIS-it. Në kohën në të cilin pritej se lëvizjet radikale xhihadiste dhe terroriste sikurse që është ISIS-I me qëllim të qartë, para se gjithash do të zhvillohen me ekzistencën e fondamenteve të regjimit sionist, përkundrazi realiteti është plotësisht i kundërt. Sipas realiteteve ekzistuese, ky grup terrorist Izraelit as që i afrohet. Kjo organizatë terroriste ogurzeze vepron vetëm kundër myslimanëve dhe arabëve, e cila vret dhe përndjek, duke grabitur pasurinë e tyre dhe duke turpëruar familjet e tëra, gra dhe vajza. Edhe më çuditëse është kryerja e sulmeve më të egra të ISIS-it të cilët nuk kanë mëshirë as kundrejt përmendoreve të lashta dhe historike në Irak dhe Siri, dhe se gjatë okupimit të rajoneve të caktuara shkatërrojnë çdo gjë që iu gjendet para rrugës, sikurse që ishte rasti me Sirinë dhe krejt kjo zhvillohet me plan dhe program të parapërgatitur. Ngjarjet të cilët sillen në lidhje me ISIS-in prapë shtrojnë pyetje:” Me të vërtetë, cili është roli i Izraelit në rritjen e tensioneve në rajon?” Nuk ka dyshim se Izraeli luan rolin e rrezikshëm në shkaktimin e këtyre tensioneve duke shfrytëzuar instrumente të ndryshme dhe pajisje në gjeneratën e vet të katërt luftarake duke u përpjekur të realizojë qëllimet e veta brutale pa ndërhyrje direkte ushtarake. Duke i shfrytëzuar instrumentet dhe pajisjet moderne Izraeli do që të realizojë të gjitha qëllimet e veta dhe me çdo çmim kërkon të arrijë idetë dhe mendimet e veta duke mos zgjedhur mënyrë. Kjo është qasja e dukshme edhe në sjelljen e Izraelit. Nuk ka dyshim se Izraeli ka përdorur shfrytëzimin e çdo forme të instrumenteve dhe pajisjeve përkundër asaj që binin ndesh me parimet morale dhe etike.
Ky rol brutal ka fituar në peshë dhe është intensifikuar në hije të kryeministrit sionist Benjamin Netanjahu prapa disa vitesh. Qeveria e tij duke shfrytëzuar agjensionet e veta speciale të sigurisë ka arritur të intensifikojë tensionet dhe trazira, dhe të parashikojë se në hije të qeveris së vet të re, e cila poashtu është ekstremiste dhe radikale, këto tensione do të rriten edhe më tutje. Sipas fakteve të reja Benjamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, nuk mund të udhëheq konfliktet direkte ushtarake dhe luftëra të reja, dhe pikërisht për këtë alternativa e kësaj është që të shkaktojë destrukcione nga brenda në shtetet tjera që e rrethojnë në rajon.
Qeveria aktuale izraelite në krye me Benjamin Netanjahun do të vazhdojë praktikën e vet të qëndrueshme dhe rolin tradicional në rritjen e tensioneve dhe jo vetëm që do të shmanget bisedimeve paqësore, por se njashtu me këtë mënyrë të sjelljes dhe veprimit të tij do të vendos dominimin e tij ndaj shteteve të rajonit në Lindjen e Afërt.
Burimi: globalcir