Kulturë

Kurs Online për hafizë të Kur’anit në Gaza

Qendra Dar-ul-Kur’an Al-Karim dhe Sunnet  në Rripin e Gazës po mban edicionin e parë të një Kursi Kur’anor Online me titull E-Leximi për të mësuar Kur’anin.

Sipas faqes  Palestina Online, pjesëmarrësit në program po mësojnë leximin dhe mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë.

Mahmoud Khas, drejtor i Qendrës Dar-ul-Kur'an dhe Sunnet  tha se projekti është planifikuar për të gjitha grupmoshat, me qëllim të zhvillimit të arsimimit Kur'anor dhe shpërndarjen e mësimeve të Librit Hyjnor në botë. 

Kjo lehtëson mësimin e stileve dhe mësimin e Kur’anit  përmendësh për ata që nuk mund të marrin pjesë në kurset arsimore të Qendrave Kur'anore dhe institutet në rajone të ndryshme.

Bilal 'Imad, drejtor i Qendrës për Këndime  Kur'anore në Gaza, tha se në Online janë udhëzimet  nga ekpertët për meshkuj dhe për femra për parimet e Texhvidit dhe mënyrave, stileve të këndimit të Kur'anit.

Kursi përfshin këndimin e Kur’anit, mësimin përmendësh dhe interpretimin e sures Fatiha, mësimet elementare dhe të avancuara në Kur'an, këndimin në dhjetë mënyra, stile të ndryshme Kur’anore si dhe komentimin e Kur’anit. 

Burimi: IQNA News