Liban

Fjalimi iUdhëheqësit tëLëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahut: “Hizbullahu Mund të Imobilizojë Publikun Kundër Tekfiristëve (Ata të Cilët, i Cilësojnë Muslimanët si të Pafe) në Siri”

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahu, ka akuzuar Turqinë, Katarin dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite se, po krijojnë një aleancë kundër Lëvizjes së Rezistencës Siriane. Ai shprehu se, mund të japë urdhër për imobilizim të përgjithshëm, kundër tekfiristëve (ata të cilët, i cilësojnë muslimanët si të pafe) në Siri.

 

“Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

 

Udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah (Ushtria e Allahut),Sejjid Hasan Nasrullahu, duke iu drejtuar komandantëve dhe trupave të tij në jug të Bejrutit (Kryeqytetit të Libanit),ditën e premtenëpërmjet një regjistrimi pamor në internetshprehu: “Lëvizja e Rezistencës Siriane, ka nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër tekfiristëve (atyre të cilëve, i cilësojnë muslimanët si të pafe). Ai gjithashtu citoi: “Unë i gëzohem faktit se gjatë kësaj beteje,kundër nesh do të dalin edhe aktorë të tjerë në skenë”.

 

Udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah theksoi: “Beteja jonëgjithëpërfshirëse, kundër tekfiristëve (atyre të cilëve, i cilësojnë muslimanët si të pafe) në Siri, është një synim kryesor dhe historik”.

 

Sejjid Hasan Nasrullahu nënvizoi: “Unë i bëj thirrje publikut, për imobilizim të përgjithshëm kundër militantëve tekfiristë (atyre të cilëve, i cilësojnë muslimanët si të pafe) duke përdorur të tëra mjetet e mundshme dhe të duhura. Ka ardhur koha, që të shpallim “imobilizim të përgjithshëm” dhe çdo musliman që është i aftë fizikisht dhe psiqikisht, duhet të bashkëpunojë me ne, në këtë luftë kundër terrorit, madje edhe gojarisht, kundër këtyre militantëve tekfiristë (atyre të cilëve, i cilësojnë muslimanët si të pafe).

 

Udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah tha: “Unë i bëj thirrje të tëra palëve, të cilat gëzojnë njohje dhe pushtet të madh që të bashkëpunojnë me ne, në imobilizimim tonë të përgjithshëm kundër militantëve tekfiristë (atyre të cilëve, i cilësojnë muslimanët si të pafe).

 

Sejjid Hasan Nasrullahu shtoi: “Lëvizja Hizbullah, ka zgjedhur që të rrokë armët dhe të luftojë kundër terroristëve tekfiristë, në vend që të qëndrojë duarlidhur dhe këmbëkryq. Ne kemi vendosur që t’i luftojmë këta terroristë tekfiristë dhe jo të qëndrojmë shikues, ndërsa shohim dhe përjetojmë krimet e kryera nga këta terroristë. Ne kemi hequr dorë nga shpresat e kota dhe të humbura, duke pritur ndihmë nga fuqitë e huaja perëndimore”.

 

Udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah theksoi: “Lëvizja e Rezistencës Siriane, nuk do të arrijë asnjë marrëveshje me ekstremistët tekfiristë!”

 

Sejjid Hasan Nasrullahu vijoi më tej duke thënë: “Turqia, Katari dhe Mbretëria e Arabisë Saudite tanimë e kanë zgjedhurse cilën anë do të mbajnë, duke bërë të qartë qëndrimet e tyre, mbi konfliktin sirian. Këta shtete kanë krijuar një front të përbashkët, kundër Lëvizjes së Hizbullahut. Këta shtete shpresojnë se Lëvizja e Rezistencës Siriane, pas një kohe të shkurtër do t’i bindet atyre”.

 

Udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah tha: “Unë bëj të ditur se, cilido që orvatet që të ndalojëkombin fisnik libanez, që t’u japë vetë zgjidhje problemeve tëtij, është një njeri frikacak dhe tradhtar”.

 

Sejjid Hasan Nasrullahu shprehu: “Unëju paralajmëroj mbi rrezikun serioz, kundër militantëve tekfiristë në Liban. Për më tepër citoj faktin se, nëse luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës së Hizbullahut, nuk do t’iu  ishin bashkangjitur betejës gjithëpërfshirëse, kundër terrorit në territorin sirian, atëherëkonflikti sirian do të ishte përhapur edhe në territorin libanez”.

 

Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se, Lëzvizja Hizbullah dhe Ushtria Siriane disa javë më parë, nisën që t’i zmbrapsin terroristët tekfiristë, nga rajoni malor strategjik i Kalemunit në Siri. Deri më tani Lëvizja Hizbullah dhe Ushtria Siriane kanë arritur fitore të shkëlqyera, kundër militantëve tekfiristë duke i zmbrapsur këta të fundit, nga dy qytete të mëdha siriane. Qytetet e çliruara nga Lëvizja Hizbullah dhe Ushtria Siriane përfshijnë edhe qytetin sirian, Eselu’l-Uerdi (Mjalti i Trëndafilit) dhe Xhuba (Frika) si dhe shumë bastione të tjera siriane.

 

Më 16 maj 2015,udhëheqësi i Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahu, i thuri lavde fitores në Kalemun, në territorin sirian duke e cilësuar këtë të fundit, një fitore të shkëlqyer dhuruar popullit sirian, libanez, sirian dhe të tërë popujve të rajonit të Lindjes së Mesme. Më pas, ai vijoi duke thënë se, këto beteja të përgjakshme, u zhvilluan nga maja e kodrave në majë të kodrave dhe nga lugina në luginë.

 

Zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, Naim Kasimi sqaroi se Lëvizja e Rezistencës Sirianeështë evendosur, që t’i zmbrapsë përfundimisht terroristët tekfisritë nga Kalemuni.

 

Burimi: Press TV