Analisti Indian: Fitorja Saudite në Jemen e pamundur
Ish-ambasadori Indian, Ranxhit Gvita, beson se ministri i ri Saudit i mbrojtjes, i pa përvojë, ka luajtur rolin kryesor në qasjen luftënxitëse të Arabisë Saudite në Jemen, duke theksuar se fitorja e ekstremistëve Saudit në Jemen është absolutisht e pamundur.
Megjithë rritjen e dyshimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekstremistët Sauditë kanë vendosur për të ndjekur qasjen e tyre luftënxitëse në Jemen, por duket mjaft e sigurt se Rijadi ka ngatërruar veten në një luftë në të cilën është parashikuar se nuk ka fitore, ” shkroi Ranxhit Gvita në një artikull që u botua të martën në gazetën Hindu.
Ai vuri në dukje se vetëm pas disa orëve që erdhi në fron mbreti i ri i Arabisë Saudite caktoi djalin e tij që është më pak se 30 vjeç dhe nuk e ka përvojën e punës administrative si ministër i mbrojtës.
Ky princ është shumë ambicioz, i vetëkënaqur, dhe një luftënxitës i vërtetë, kjo është arsyeja se ai me siguri ka luajtur rolin kryesor në fillimin e luftës kundër Jemenit, shkroi ai.
Eksperti në çështjet e Jemenit shtoi se vetëm disa orë pas ikjes së ish-presidentit të Jemenit, Sauditët filluan operacionet e tyre luftarake duke arritur aleancën me një numër të disa shteteve arabe si bashkëpunëtorë të tij, edhe pse përpjekjet personale të Malik Salmanit synonin inkurajimin e Pakistanit dhe Turqisë për të marrë pjesë në këtë operacion kanë qenë të kota.
Pavarësisht nisjes së mbi 2.500 sulme ajrore kundër popullit të shtypur Jemenit, bombardimet masive Saudite kanë dështuar në asgjësimin e Lëvizjes Popullore Ansar Allah, pavarësisht nga rezultatet e larta të viktimave civile dhe shkatërrimit të qëllimshëm të objekteve, infrastrukturës, spitaleve të vendit të varfër dhe shkollave shkruan analisti indian.
Ish-ambasadori indian në Jemen, për më tepër i referohet të dhënave të agresorit Saudit në Jemen.
Dy vjet pas themelimit të saj, në vitin 1934, Arabia Saudite e zaptojë dhe pushtojë provincat e Jemenit si Asir, Hejzan dhe Naxhran, shkroi ai.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Jemen, Ranxhit Gvit shtoi se ish-presidenti e Jemenit ka humbur legjitimitetin e tij pasi iku nga Jemeni, pasi ai nuk e ka mbështetje fisnore e politike në veri të Jemenit ose në Jemen, as ndonjë legjitimitet në Aden.
Eksperti gjithashtu preku çështjen e Rijadit që bën akuza kundër Iranit në bazë të mbështetjes së tij për Lëvizjen Ansar Allah.
Nuk është gjetur, zbuluar asnjë dëshmi autentike për mbështetjen e Iranit për këtë lëvizje deri tani, shkroi ai.
Ranxhit Gvita në fund kërkon rrënjët e frikës Saudite për hegjemoninë e tyre të dobësuar rajonale.
Rijad e di se rezultati pozitiv i bisedimeve bërthamore të Iranit -me gjashtë fuqitë e mëdha do të çojë në rritjen e madhe të ndikimit të Iranit në rajon, e cila është diçka që të dytë, Tel Avivi dhe Rijadi janë shumë të frikësuar, siç janë të gjithë luftënxitësit rreth globit, të tillë si ata në Uashington dhe disa kryeqytete të Lindjes së Mesme , përfundoi ai.
Burimi: İRNA