Vatikani njohu Palestinën
Njohja zyrtare e Palestinën nga ana e Vatikanit në marrëveshjen e re e cila sot është finalizuar, menjëherë ka shkaktuar zemërimin e Izraelit dhe akuzat se ky veprim do të sjell dëm gjasave për paqe.
Marrëveshja me të cilin aktivitetet e Kishës katolike në territoret palestineze, në mënyrë të qartë cek se Selia e shenjtë e ka ndryshuar njohjen diplomatike nga Organizata Çlirimtare Palestineze(OÇP) në shtetin e Palestinës. Marrëveshja”ka për qëllim të inkurajojë jetën dhe aktivitetet e Kishës Katolike dhe njohjen e saj në nivelin gjyqësor”, ka deklaruar monsinjor Antoan Kamileri, zëvendës i shefit të diplomacisë së Vatikanit, i cili ka udhëhequr delegacionin gjashtë anëtarësh në bisedime.
Vatikani ka përshëndetur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme nga viti 2012 që të njihet de fakto shtetësia palestineze, por kjo marrëveshje është dokumenti i parë juridik për të cilin është biseduar në mes Selisë së shenjtë dhe shtetit palestinez dhe paraqet njohjen zyrtare. Zyrtarët e Vatikanit kanë thënë se marrëveshja, edhe pse është e rëndësishme, nuk paraqet njohjen e parë të Palestinës nga ana e Selisë së Shenjtë.”Ne kemi njohur shtetin e Palestinës kur është njohur nga Kombet e Bashkuara dhe se vetëm e kemi kyç në vjetarin zyrtar”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit Federiko Lombardi.
Ministria e punëve të jashtme izraelite ka deklaruar se janë të zhgënjyer me zhvillimin e tillë të ngjarjeve.”Ky veprim nuk promovon procesin paqësor dhe largon udhëheqjen palestineze nga kthimi në bisedime direkte dhe bilaterale”, theksohet në porosinë e Ministrisë së punëve të jashtme, me theks të posaqshëm se”Izraeli do të shqyrtojë marrëveshjen dhe do të marr në konsideratë hapat e duhura”.
Marrëveshja është kryer para vizitës së kryetarit palestinez Mahmud Abasit papës Françeskos në Vatikan. Abasi do të arrijë në Rim dhe do të merr pjesë të dielën në shpalljen për shenjtore të dy motrave nderi nga Toka e Shenjtë. Vatikani ka aluduar në njohje jozyrtare në shtetin e Palestinës nga viti i kaluar. Gjatë vizitës së papës Françesko tokës së shenjtë në vitin 2014, në programin zyrtar të Vatikanit është theksuar se Mahmud Abasi është kryetari i shtetit të Palestinës, e në vjetarin më të ri të Vatikanit ambasadori palestinez pranë Selisë së shenjtë është shënuar si përfaqësues i shtetit të Palestinës.
Burimi: globalcir