Palestine

Predikuesi, Hatibi i Xhamisë Al-Aksa: Jerusalemi do të mbetet Islamik

Predikuesi, hatibi, i Xhamisë Al-Aksa, Shejh Ismail Navahda tha në hytben e tij të Xhumanë se Jerusalemi është dhe gjithmonë do të mbetet islamik, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet  për Judaizimin nga Izraeli.    

Qyteti i shenjtë është simbol i krenarisë dhe i lavdisë së muslimanëve ', tha ai, duke bërë thirrje për mbrojtjen e qytetit. Ne kurrë nuk do të heqim dorë prej tij sepse ai është një pjesë e besimit tonë Islam, shtoi ai.

Populli i Jerusalemit do të përpiqet në mbrojtje të qytetit deri në Ditën e Kijametit.

Predikuesi, hatibi i Xhamisë Al-Aksa ka dënuar fuqimisht përpjekjet e Izraelit për të fshirë veçoritë, karakterin arab dhe islamik të qytetit, dhe forcat e Izraelit në mënyrë sistematike kanë në shënjestër besimtarët palestinez, të cilët janë të stacionuar çdo ditë në sheshet e Xhamisë Al-Aksa.
Shejh Ismail Navahda e konsideroi Ligjin për Pronë në Mungesë në  Jerusalemin e pushtuar një ligj të pashembullt që kërcënon seriozisht pronat dhe të drejtat e palestinezëve.

Ndërkohë, autoritetet izraelite liruan të premten pasdite tre palestinezë nga Kabul dhe Sakhnin në territoret e pushtuara pasi u penguan për të shkuar në xhaminë Al-Aksa për 10 ditë, duke paguar si dënim prej  500 shekela për secilin prej tyre.

Tre të burgosur e liruar ishin arrestuar brenda Xhamisë Al-Aksa sepse kanë mbrojtur femrat besimtare në Xhami në Jerusalem nga sulmi i kolonëve izraelitë.

Unë iu nënshtrova një sulmi brutal së bashku me një të djal të ri nga   duart e policëve të Izraelit në qendër të paraburgimit në Beit Jahu,” tha njëri prej të burgosurve të liruar.

Në anën tjetër, tri gra palestineze pritet të sjellën në gjyq të dielën pasi u arrestuan të enjten në mbrëmje për shkak se protestuan kundër  kolonëve që hynë në xhaminë al-Aksa.

Burimi: The Palestine Information Center