İran

Artefaktet nga Shtetet e Bashkuara kthehen në Iran

Zyrtarët iranianë të trashëgimisë kulturore të mërkurën pranuan 108 objekte të lashta të njohura si Kolekcioni Chogha Mish nga zyrtarët e Universiteti Amerikan të Çikagos, duke shënuar kthimin e dytë të suksesshëm të artefakteve iraniane në muajt e fundit.
Pas një serie të betejave ligjore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, objektet e lashta të Kolekscionit Chogha Mish, që datojnë që 6000 vjet,  u kthyen në Muzeun Kombëtar të Iranit në Teheran.

Gil Stein, drejtor i Instututit Oriental të Universitetit të Çikagos, i ka dorëzuar artefaktet tek zyrtarët e Trashëgimisë Kulturore të Iranit, dhe Organizata e Turizmit në Aeroportin Imam Homeini.
Artefaktet e Kolekcionit Chogha Mish zyrtarisht ishin marrë në huazim nga Irani prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga data 1 prill 1964 për tre vjet për t'u studiuar. Megjithatë, pala amerikane nuk pranoi të kthehen objekte në kohën e duhur.

Pas më shumë se 35 vjet të procedurave ligjore, gjykata e apelit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi se objekte duhet të kthehet aty ku ato e kanë prejardhjen, kujt i përkasin, domethënë Iranit.
Chogha Mish ishte një qendër rajonale gjatë periudhës së vonshme të Urukut të Mesopotamisë dhe është e rëndësishme sot për informacion në lidhje me zhvillimin e të shkruarit. Në Chogha Mish, fillon dëshmia e shkrimit me një sistem të kontabilitetit duke përdorur tabela balte, pllaka, me kalimin e kohës ndryshohen dhe përdoren tabela argjile me shenjat e, më në fund në sistemin me shkrim në formë pyke, që është i njohur me termin kuniform.

Ky është kthimi i dytë i suksesshëm i artefakteve iraniane nga vende të tjera në më pak se një vit. Më parë, në muajin dhjetor 2014, një gjykatë apeli në qytetin lindor Liège të Belgjikës, autoritetet e vendit i kthejnë 349 artefakte të kontrabanduara në Iran.
Duke vlerësuar përpjekjet e bëra nga ekipi ligjor iranian në kthimin e artefakteve antike të vlefshme, Kryetari Hassan Rouhani kishte theksuar se veprime të tilla tregojnë vendosmërinë e qeverisë në ruajtjen e të drejtave të kombit iranian.

Burimi: Tasnim