Çfarë do të duhej mësuar Evropa nga Bosnja
Evropa sot po ballafaqohet me krizën e madhe lidhur me bashkësitë myslimane, por besoj që Evropianët mund të mësojnë shumë çka nga Bosnja e vogël, e cila gjendet në pjesën jugore të kontinentit, ka shkruar Akbar Ahmed, udhëheqës i studimeve islame në Univerzitetin amerikan në Washington, autori i 20 e më shumë librash. Në shkrimin për Huffington Post, portali më i lexuar në botë, Ahmedi cek se si edhe evropianët dhe myslimanët sot ndihen sikurse nën rrethim: “Kudo të shikosh, Evropianët janë të ballafaquar me rrëfimet e frikshme mbi dhunën e cila ndërlidhet me myslimanët, vrasjen e të punësuarëve të Charlie Hebdoas në Paris, pas së cilit pasoi sulmi në Kopenhagen, myslimanët të cilët sulmuan anëtarët e bashkësisë hebrenje në shkolla, muzeume, bile edhe në tregje, edhe myslimanët në Britani të madhe të cilët i dënojnë për shkak të shfrytëzimit të vajzave të reja për seks, duke krijuar nga ato varshmëri nga droga dhe pijet, si dhe për strategjinë” e kalit trojan” të bërë për të marr shkollat dhe për të imponuar agjendën islame.
Në anën tjetër myslimanët poashtu gjenden nën rrethim. Partitë djathtiste kanë zhvilluar në mënyrë dramatike fokusin negativ mbi myslimanët. Për shembull, shpëtimi i emigrantëve në detë përshkruhet s hapje e dyerëve”miliona” terroristëve potencial. Tubimet e mëdha të cilët grumbuulojnë edhe 25.000 njerëz, ka organizuar Pegida kundër myslimanëve. Gratë me hixhab dhe xhamitë, të cilët vështrohen si simbole islame shpesh herë sulmohen. Tri xhami ishin në shënjestër bile edhe në Suedinë e qetë tradicionlae. Për shkak të raportimit negativ mbi ta, myslimanët shikojnë në media si të njëanshme.
Për shkak të këtij konfrontimi të shëmtuar shtrohet pyetja se çfarë mund të na mësojë Bosnja? Për të zbuluar këtë, kam vizituar Bosnjën me ekipin hulumtues në projektin e ri”Rruga në Evropë”, në të cilin kam ardhur prej kontinentit tjetër që të bëjë një studim për islamin në Evropë. Kemi zbuluar se Bosnja na mësoi si të mbijetojmë urrejtjen, bile edhe gejnocidin. Boshnjakët kanë bërë duke thithur shpirtin e ilmit(i cili përkthehet jeta ndaj dhe në shpirt të dijes) i cili ka thelluar dhembshurinë dhe mirëkutimin e tjerëve dhe kurreshtjen intelektuale për botën dhe rreth nesh.Ajo që karakterizon boshnjakët është balans i mirë në mes traditës dhe modernes, në mes besueshmëris shpirtërore dhe përulësisë intelektuale, në mes të kaluarës islame dhe mendimit modern evropian.Kjo nuk është lehtë të bëhet në cilindo bashkësi, por për boshnjakët të cilët kanë mbijetuar shkatërrimet e luftës, gjenocidin dhe tradhëtinë e fqinjëve, kjo është provë dhe triumfi i shpirtit të dijes.Ai shpirt digjet tek boshnjakët si qiri ekzitues në natën e cila rrezaton shpresën, dijen dhe fenë. Çdo herë do të kujtoj dhimbjen në fytyrën e Hatixhe Mehmedoviqit, nënës nga Srebrenica e cila na ka treguar varret e burrit të vet dhe dy djemëve të saj në verën e vitit 2014 dhe ka folur, gjersa ka luftuar me vetveten për të mos lëshuar lotët, jo për hakmarrje por për drejtësinë.
Dr.Amineh Hoti, anëtare e ekipit tonë hulumtues, më së miri e ka përshkruar ndjenjat e tërë ekipit tone për boshnjakët:” Boshnjakët janë ndër njerëz më të dinjitetshëm të cilët kam njohur, ata janë intelegjent, të menqur, bujar, të dashur dhe të falshëm të cilët çmojnë dijen, respektojnë tjerët dhe kanë humanizëm në shpirtin e tyre. Është e njohur se nuk ka ekzistuar asnjë akt hakmarjeje që nga lufta dhe agresioni mbi ta. Boshnjakët janë shembull për myslimanët(të dijshëm dhe nga këta ka edhe hafizë të cilët e dinë Kur’anin përmendësh), e njashtu janë shembull për Evropianët (jetojnë sipas standardeve të tyre të larta të vlerave sikurse që janë të drejtat e njerëzve, demokracia dhe tradita intelektuale). Nën rrezikun e romantizmit të tyre, boshnjakët janë model për myslimanët tjerë, botën dhe njerëzimin”.
Burimi: Al Jazeera