Jemeni

Krimet Saudite në Jemen të papara

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Iranit i ka përshkruar krimet saudite në Jemen si më këqija sesa ato të kryera nga Izraeli gjatë luftës së saj  në vitin 2014 në Rripin e Gazës, duke thënë se regjimi Rijadit madje refuzon të lejojë shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullin.

Arabia Saudite ka kryer krime të papara në Jemen dhe refuzoi të lejojë ndihma humanitare nga ana e Kryqit të Kuq, Hussein Amir-Abdullahian, zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit për Çështjet Arabe dhe Afrikane, tha të hënën, raportoi Press TV.

OKB-ja dhe Kryqi i Kuq nuk mund të zbatojnë madje as një armëpushim dy-orësh për shpërndarjen e ilaçeve jetike [në Jemen], dhe këto akte saudite janë më këqija se krimet e sionistëtëve, shtoi ai.

Amir-Abdullahian tha se Izraeli të paktën e kishte pranuar një kërkesë të OKB-së për transferimin e të plagosurve për në spital gjatë sulmit të regjimit në Rripin e Gazës verën e kaluar, por regjimi Saudit madje nuk ka bashkëpunuar deri më tani as me OKB-në për shkaqe humanitare.

Diplomati i lartë iranian paralajmëroi se Arabia Saudite do të vuajë pasojat e akteve të saj në kohën e duhur.      

Arabia Saudite filloi sulmet ajrore të saj kundër Jemenit më 26 mars 2015 pa një mandat të Kombeve të Bashkuara - në një përpjekje për të rivendosur pushtetin për ish-kryetarin e arratisur të Jemenit, Abd Rabbuh Mansur Hadi, një aleat i vendosur i Rijadit.

Sipas njoftimeve, mbi 2.700 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë vdekur deri tani nga sulmet Saudite.

Në fillim të muajit, Irani paraqiti një plan paqeje me katër pikë për  Jemenin në një përpjekje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në këtë shtet të varfër arab.

Plani përfshin arritjen e një armëpushimi, dërgimin e ndihmës humanitare për popullin e prekur nga dhuna, të fillon një dialog ndër -jemenas, dhe krijimi i një qeverie me bazë të gjerë me pjesëmarrjen e të gjitha fraksioneve Jemenit.

Burimi: IQNA News