Radio Programi Gjerman çdo javë komenton Kur’an
Radio Publike Gjermane (Deutschlandfunk (DLF)) ka filluar transmetimin e programeve javore mbi interpretimin e Kur'anit të Shenjtë me qëllim për të paraqitur Islamin e vërtetë.
Sipas faqes Aljazeera website, Radio programi transmetohet çdo të premte në orë 09:45 për pesë minuta.
Shtatë ekspertë të studimeve islame nga universitete të ndryshme gjermane, duke përfshirë gjashtë muslimanë dhe një orientalist jo-musliman, paraqesin në program komente të ajeteve të Kur’anit të Shenjtë.
Një zyrtar në radio stacion tha se vendimi për të transmetuar programin Kur'anore është bërë pas sulmit në redaksinë e revistës e satirike Charlie HEBDO në Paris dhe si rezultat pasoi rritja e Islamofobisë në Gjermani dhe Evropë.
Objektivi kryesor i programit është për të paraqitur më mirë Islamin, i cili ka numrin më të madh të pasuesve në Gjermani pas Krishterimit, dhe për të korrigjuar idetë e gabuara rreth Islamit dhe muslimanëve.
Gjermania ka popullsinë më të madhe muslimane në Europën Perëndimore pas Francës. Përafërsisht rreth 3 milion deri në 3.500.000 milion muslimanë jetojnë në Gjermani.
Burimi: IQNA News