Palestine

Vrasja e fëmijëve në mënyrë izraelite

Gjatë disa ditëve të ardhshme Izraeli do të publikojë se a do të nisë procedurën penale për incidentin e quajtur” e premtja e zezë”. Atë ditë, me 1 gusht 2014 ushtria izraelite pa paralajmërim ka lëshuar rrebesh granatash, projektilash, dronash, minahedhësish në qytetin Rafah në jug të rripit të Gazës, për të parandaluar zënjen e ushtarit izraelit i cili më pastaj  do të vritet në akcion, me ç’rast ushtria izraelite ka vrarë së paku 123 palestinez.Ky akt ka rrjedh nga direktiva e Hanibalit, politika e zhvilluar gjatë viteve tetëdhjeta të shek.XX e cila ka llogaritur se ushtari ka vlerë strategjike më të madhe i vrarë se i gjallë dhe është kthyer në diç për të cilin duhet të bisedohet me ushtrinë armiqësore. Që prej kohës kur  Izraeli ka nis hulumtimete brendshme të sulmit 51 ditor të Gazës verën e kaluar, këshiltari juridik i ushtrisë ka hapur 19 hetime penale. Kjo është diq më tepër se që është hapur pas sulmit izraelit në Gazë gjatë vitit 2008-2009. Këto kanë sjell gjer te një aktakuzë e vetme dhe një qortim të organizatës izraelite për drejtat e njeriut ”B’tselem dhe Yesh Din”, me lidhjet e tyre me interesat e ushtrisë. Ushtria insiston se procesi i saj i vetëhetimit, mjaft është përmirësuar që të kënaq kritikët(si dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale) duke marr parasysh se ka implemenetuar rekomandimet e Komisionit Turkel nga viti 2013.

Në rast se krahasohet regjistri i rasteve të cilët janë mbyllur pa hetim të mëtutjeshëm me listën e hapur të rasteve, është e qartë se këshilltari juridik i ushtrisë (MAG) është i vendosur të lirohet nga politika e cila ka sjell më së shumti vrasje sistematike të civilëve dhe shkatërrimeve në Gazë, ndoshta duke sakrifikuar disa ushtar më të ultë të pozicinuar. Si shembull për shënjestrimin sistematik të shtëpive, me ç’rast është vrarë një numër i konsideruar i civilëve, do të mbetet e pashqyrtuar, ndërsa ushtarët të cilët janë akuzuar për plaçkitje do të mund të çrrënjosen me të drejtë. Me të vërtetë këshilltari juridik i ushtrisë Danny Efroni në mënyrë të çartë e ka mbrojtur përdorimin e direktivës së Hanibalit si përgjigje në ”arsenalin e luftimit asimetrik në të cilët na detyrojnë organizatat terroriste”. Njëkohëisht me këto hetime, këshilltari juridik dhe seksioni i drejtësisë i ushtrisë ishin të zënë me organizimin e forumeve multinacionale për të treguar shqetësimin e tyre me udhëheqjen e luftës në mënyrë”legale” në periudhën moderne. Veç janë mbajtur katër forume të tilla, e më së paku janë caktuar edhe dy për të u mbajt muajin e ardhshëm. Mund të duket se Izraeli pamar parasysh tallet me ligjin ndërkombëtar, por shteti në të vërtetë është shumë i shqetësuar me përligjimin e veprimeve të veta. Revizioni i brendshëm i luftërave izraelite në Izrael ëshë më tepër nga ushtrimet e vetzgjidhjes së përgjegjëisë: e këto janë proçeset të cilët po vendosin standarde të reja për të kompensuar atë që pa dyshim prap do të ndodh. Izraeli me dekada të tëra shkel standardet ndërkombëtare humanitare të sjelljeve dhe gjithëherë përdor ligjin si mburojë nga përgjegjëia.

Kreacioni i matur i infrastrukturës legjitime është komponenta e nevojshme e shtetit ekzistenca e së cilës mbështetet në shkeljen sistematike të drejtave të njerëzve tjerë. Sociologu i ndjerë izraelit Baruch Kimmerling me një rast e ka përshkruar Gjykatën e lartë të respektuar të shtetit si një trup e cila”okupimit ia ka dhuruar faqe të ndritur dhe llojin e legjitimitetit të përforcuar në konceptin modern të”ligjit dhe sjelljes”. Para ca kohësh ekspeti për çështjet e”terrorizmit”Yoram Schweitzer ka përshkruar meritat e Gjyqit suprem izraelit për kontributin e tij në përpjekjet e adaptimit të ligjit ndërkombtar në pajtim me realitetin e ndryshuar të luftës së re antiterroriste.Tani shohim se si Efroni shfrytëzon pozitëne tij si këshilltar juridik i ushtriës për të mbrojtur mënyrën e legjitimitetit me të cilin shteti i tij udhëheq luftën kundër palestinezëve në rripin e Gazit.Lidhur me këto qëllime Efroni së bashku me shefat tjer ushtarak karakterizon Izraelin si shtet i cili është në” krye të kombeve perëndimore në zhvillimin e mjeteve e cila është në pajtim me ligjin ndërkombtar”, bile edhe në rast se duhet mbrojtur nga rivali i cili nuk po luan sipas rregullave të kombeve “të civilizuara”. “Këshilltari juridik i ushtris nuk ka zgjidhje porse të përgatitet ër konfliktet aktuale dhe të ardhshme”. Efroni ka deklaruar në një Konferencë të këtillë në shkurt të vitit të kaluar”Nuk mundemi të mbyllim sytë para faktit se shumë nga realietet e konflikteve të armatosura në botën e tanishme paraqesin sfida të shquara dhe rrezik serioz për forcat tona. Miratimi i këtij këndvështrimi është kyq për definimin e interpretimit bashkëkohor dhe implementimin e Ligjit për forcat e armatosura në fushat të mejdanit gjatë shekullit XXI”.Prapavia e këtyre konferencave është dedikuar theksimit të faktit se Izraeli e respekton ligjin, është në të vërtetë shkatërrimi i tërësishëm i Gazës gjatë verës së kaluar, sulmi i fuqishëm 51 ditor në të cilin janë vrarë 2200 njerëz dhe janë plagosur 17.000 prej të cilëve 10% përjetësisht të mbetur invalid , ndërsa me mijëra fëmijë të traumatizuar gjer te pika e pamundësisë së funksionit dhe tentimit të vrasjeve.

Izraeli ka bërë zgjedhje të qëllimshme, që gjatë verës së kaluar të granatojë Gazën duke mor kyrsyer askend. Si shembull, ushtria izraelite ka përdor 533% më shumë granata artilerike jo të dirigjuara sesa në luftën e kaluar,në  sulmet  e veta gjatë periudhës 2008-2009, sipas raportit të organizatës joqeveritare Action on Armed Violence”. Sipas çmimit të zbritur, ky lloj armatimi është aq jopreciz gjë që edhe ushtria ka ndërprerë shfrytëzimin e saj nga viti 2006 gjer në vitin 2009. Mitch Ginsburg, reporter ushtarak i gazettes Times of Israel ka sqaruar me një gjuhë reale se ky lloj armatimi është ideal kur ushtria nuk ka caqe precise porse  “duan të shkatërrojë ndonjë hapësiër”. Edhe ata të cilët nuk luftojnë nuk kanë qenë hiq më të sigurtë kur Izraeli e ka shfrytëzuar armën e vet më precise.Raportimi i mëparshëm të cilin e ka publikuar organizata Defence for Children international zbulon se Izraeli gjatë verës së kaluar në mënyrë direkte ka shënjestruar fëmijët. Përafërsisht 164 nga 535 fëmijë të vrarë janë vrarë nga dronat izraelit të cilët ushtrisë i sigurojnë caqe të”qarta”.

Avokatët nga sektori ushtarak për drejtën ndërkombtare ndonjëherë janë të stacionuar në sallën ushtarake izraelite që të lejojnë sulme të tilla. Megjithatë Efroni ndien keqardhje për shkak të”prangave të rënda” me të cilët ligjet për konfliktet ushtarake e ngarkojnë formacionet e t’ia kur janë të shtrënguar të luftojnë kundër”organizatës terroriste”.Vendosja e standardit të veçantë të luftimit e cila ka të bëjë me Izraelin kurrë është duke luftuar kundër palestinezëve është parandjenjë , por nuk është pa presedan. Meir Shamgar i cili ishte në pozitën e këshilltarit juridik të ushtrisë në mes veiteve 1961-1968, ka dit se ligji do të ishte miku më i mire  Izraelit.Që nga viti 1967 kur Izraeli ka okupuar Bregun Perëndimor dhe Gazën, Shamgari ka projektuar argumentin se qeverisja izraelite në territoret palestineze nuk do të paraqet”okupimin e huaj” duke përjashtuar Izraelin nga detyrime të shumta ndërkombtare, sukurse që është konventa e katërt e Gjenevës.

Argumenti i tij për përjashtimin e Palestinezëve nga territoret e sapo pushtuara nga hapësira e kompetencës së Konventës ishte në atë se ata ishin pa shtet gjatë kohës kur Izraeli ka pushtuar këtë territor, më parë Jordania, e pastaj Egjypti kanë okupuar Bregun Perëndimore dhe Gazën, e njerëzit pa shtet nuk kanë paraqet kategorinë e cila do të mund të thirret në drejtën ndërkombtare humanitare. Efroni mendon në të njëjtën mënyrë dhe thekson se ushtria  etij po lufton”kundër forcave militante pa shtet” si arsye të vetme për vrasjen joproprcionale të tmershme të civilëve në Gazë të cilin e ka kyer Izraeli. Janë paraqitur informatat të pavërtetuara se Izraeli dhe ithtarët e tij kanë shfrytzuar luftëtarët palestinez nga rezistenca palestineze si “mburoja njerëzish” duke shfrytzuar civilët e pafajshëm për të mbrojtur veten nga sulmet. Por gjersa Izraeli me të vërtetë po fshehet prapa kufomave të paaftë palestinez në këtë mënyrë brutale, edhe më e rëndësishme është se shteti po fshehet prapa ligjit, i cila nuk është i pafajshëm, por shumë i fuqishëm.

Burimi: Al Jazeera