Shtetet evropiane i blejnë objektet e Irakut të vjedhura nga ISIL-i
Militantët e grupit tekfiristë të ISIL-it po shesin objekte të vjedhura nga një muze në qytetin e Mosulit, në Irak, për blerësit në Evropë, tha të mërkurën një zëvendës ministër irakian.
Kais Hussein Rashid, zëvendës ministër i kulturës, tha se ministria e tij ka informacion se objekte të vlefshme janë tani duke u shitur në Evropë.
Sipas Kais Hussein Rashidit, ISIL-i dyshohet se është duke u marrë me shitjet e tilla për të gjeneruar para për grupin e armatosur. Ai shtoi se autoritetet e Irakut janë duke marrë masa për të rikthyer thesaret e vjedhura të artit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun e dënoi ISIL-in për shkatërrimin sistematik të thesareve kulturore të Irakut.
Gjithashtu, biblioteka e Mosulit, që ishte shtëpia e rreth 8.000 teksteve historike, është djegur nga ISIL-i. Biblioteka e Mosulit kishte shumë libra, dorëshkrime, libra të shkruara me dorë, libra nga periudha Osmane, Abaside dhe periudha Ejjubide.
Burimi: Al Manar