Mijëra jemenas zhvillojnë protesta anti-saudite në Sana'a
Qindra mijëra jemenas kanë dalur në rrugët e kryeqyteti të Jemenit, Sana'a, që të dënojnë krimet e kryera nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj gjatë gati një muaji të luftës kundër këtij shteti në Gadishullin Arab.
Populli organizoi protesta masive në Sana'a të mërkurën për të shprehur zemërimin e tyre për krimeve të vazhdueshme të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në këtë shtet arab, duke përfshirë sulmet ajrore në zonën Fag Attan në jug të Sana'a-s.
Sipas burimeve të Jemenit, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë përdorur armë të ndaluara në sulmet ajrore të tyre në Fag Attan të premten.
Duke brohoritur parulla si Vdekje Al Saud, Vdekje SHBA dhe Allahu është më i Madhi, demonstruesit bënë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së Jemenit.
Të mërkurën paradite, komitetet revolucionare në Jemen i bënë thirrje popullit të organizojnë mitingje masive për të dënuar luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite.
Më 26 mars 2015, Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë filluan ushtarakisht të ndërhyjnë në punët e brendshme të Jemenit duke nisur sulmet ajrore vdekjeprurëse kundër lëvizjes Huthi Ansarullah në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish kryetarit të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Riadit.
Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha të marten se operacioni i tij ushtarak Stuhia Vendimtare ka përfunduar, sulmet ajrore në caqet në Jemen rifilluan të mërkurën.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit, lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite në këtë shtet të Gadishullin Arabik, ka vrarë 2051 njerëz, shumica prej tyre civilë të pafajshëm.
Burimi: Tasnim News